Rritet kontrolli i kufijve, antiterrorri dhe shërbimet sekrete në alarm për refugjatët

26 Shkurt 2016, 20:11Kronika TEMA

Forca të Ndërhyrjes së Shpejtë do të jenë në gatishmëri për çdo situatë që mund të verifikohet në kufirin shqiptar me Greqinë.

Një urdhër i drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, i dalë pas deklaratës së kryeministrit shqiptar se vendi do t’i mbyllë kufijtë njësoj si vendet e tjera të rajonit, autorizoi FNSH-të të jenë në gatishmëri, raporton Top Channel.

Kjo është masa e parë e marrë nga policia, ndërsa janë autorizuar të dyja drejtoritë, e Gjirokastrës dhe Korçës, që të përforcojnë praninë në kufi. Policia shqiptare nuk kishte marrë gjer të enjten asnjë masë shtesë për një ardhje të mundshme të refugjatëve sirianë në Shqipëri.

Sipas korrespondentëve të Top Channel në Kakavijë dhe Kapshticë, edhe gjatë ditës së sotme ka patur masa rutinë në të dyja pikat e kalimit kufitar me Greqinë.

Ndërsa në mbrëmje respektohet shërbimi policor me anë të patrullimeve apo postblloku që më së shumti ngrihet për parandalimin e ndonjë veprimtarie kriminale.

Sipas akteve ligjore në fuqi, partnerët janë të detyruar ta njoftojnë Shqipërinë nëse ka fluks sirianësh drejt kufirit, të paktën 15 km afër, çka konsiderohet e nevojshme për të marrë masa për çdo skenar të mundshëm.

Policia në këto momente është e shqetësuar për një tjetër histori. Ajo e kalimit të individëve të caktuar të fshehur mes refugjatëve sirianë që mund të jenë elementë terroristë. Në këtë shqetësim është përfshirë edhe qeveria.

Policia siguron se deri më tani mundësia e kalimit të ndonjë elementi të tillë në kufi është zero. Ndërkohë që agjencitë e shërbimeve inteligjente të rajonit nuk kanë përcjellë drejt Shqipërisë ndonjë informacion të tillë.

Për këtë siguroi edhe ministrja e Mbrojtjes, e thirrur në komisionin e sigurisë kombëtare të hënën e kësaj jave. Kodheli tha se, mes refugjatëve është konfirmuar që ka elementë keqbërës, por ka komunikim të vazhdueshëm dhe të përditësuar me shërbimet inteligjente të rajonit, duke e konsideruar deri në kufijtë e të pamundurës që këta elementë të kalojnë nëpërmjet Shqipërisë.

Informacione në lidhje me refugjatët më shumë është duke përpunuar antiterrori si edhe Shërbimi Inteligjent Shqiptar, informacione që konsiderohen tepër sekrete, që gjithësesi janë informacione të ndërsjellta me homologët e rajonit.

Policia kriminale ka kërkuar informacion për riaktivizimin e grupeve të trafikantëve të cilët mund të përfitojnë për të kaluar drejt Italisë grupe të vogla refugjatësh, por deri më tani në zyrat qendrore ende nuk ka mbërritur ndonjë informacion në rrugë operative.

5 komente në “Rritet kontrolli i kufijve, antiterrorri dhe shërbimet sekrete në alarm për refugjatët”

  1. beluli says:

    E more maluketer, e kishim gati klonin qe na la Enveri, shkuat e prishet, ja ku ja keni nevojen prape tani

  2. tr says:

    RRETHOJENI VENDIN ME TELA .
    NUK KANE ME SIGURI TELA.

  3. Bazarhesap says:

    Po ne parlament dhe gjykata do bej kontroll per kriminela!!!

  4. Leone-53 says:

    Me fjalet e Rames se do te mbyllim kufijt per refugjatet shikoj nje RAM tjeter nga ai i pare deri tani ku gjithmon eshte treguar “internacionalist” se “nacionalist” !
    Shqiperia e populli shqiptar nuk e kane “prodhuar” kete KATRAHURE qe po jetojme ajo eshte VEPER e Amerikes, Anglise dhe Frances se Sarkos.
    Sh.B.A-ja dhe Europa do te donin ndoshta nje “implikim” te Shqiperise me refugjatet keshtu do te “shperndahej” pesha e tyre por kjo nuk duhet te na detyroj ne sepse ata e kane “mbjell” e ata le ta “korrin”.
    Me gjithe keto qe shikoj ketej ne perendim kurre sdo te doja nje Shqiperi ne kete tip Europe.
    NJe Shqiperi jashte Europes , si Zvizera , me gjithe ato pasuri do te ishte (me “mbeshtetje” nga ne emmigrantet) shume e pamvarur dhe e sigurt.
    Shpresojme qe te jete keshtu pas 2017-tes kur ne do te votojme pas regjistrimit qe mund te filloj nga fundi i marsit.
    Kurre me kete Europe te “semure” !…

  5. al paci says:

    Rama per here te pare foli si burre shteti, ku eshte sinjale dhe per greket qe te mose i orjentojne sirjanet per ne shqiperi. Nga ketej e tutje nuke do jene me si kane qene. Po u lejuan te futen ne shqiperi kan per te ngecur ketu se vendet e balkanit dhe austria qe mbase ketyre qendrone gjermania nuke kane per te lejuare me kalimin e tyre, dhe neqoftese greqine kane per ta ndihmuar me euro qe ti mbajne ne skan per te na shikuar me sy. Dhe ka per te u bere nje rremuje e papare po u lejuane te kalojne kufirin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje