Zbardhen motivet e vrasjes në Laç, 20-vjeçari viktimë e sherrit të shokut

26 Shkurt 2016, 15:51Kronika TEMA

Policia ka zbardhur motivet e vrasjes së 20-vjeçarit Ervis Zyba një ditë më parë në Laç dhe ka shpallur në kërkim autorët.

Burime zyrtare bëjnë të ditur se ai mbeti i vrarë nga një konflikt mes shokut të tij dhe dy personave të tjerë, raporton TCH.

Duke shpjeguar dinamikën e ngjarjes, uniformat blu bëjnë të ditur se konflikti ka qënë i mëparshëm mes Xhevahir Likës dhe Elgert Carës.

Ervis Zyba ishte shoki Likës dhe të dy kanë shkuar në lokalin e natës “Qershia”. Ata kanë dalë rreth orës 01.30 dhe kanë hipur në automjetin e tyre tip Benz me targë AA 898 MR.

Në atë moment tek mjeti i tyre janë afruar Elgert Cara dhe Dorjan Cara, të cilët janë konfliktuar me Xhevahir Likën. Të dy palët kanë qënë të armatosur dhe kanë qëlluar ndaj njëri-tjetrit. Elgert Cara ka qëlluar me automatik, ndërsa Dorjan Cara me pistoletë. Lika u është përgjigjur gjithashtu me pistoletë. Nga të shtënat mbeti i vrarë 20-vjeçari Ervis Zyba nga fshati Gjorm i Kurbinit.

Në lidhje me ngjarjen janë arrestuar Xhevahir Lika, 21 vjeç për armëmbajtje pa leje, dhe pronari i lokalit Drilon Leka, 27 vjeç për moskallëzim krimi. Në kërkim janë shpallur Elgert Cara 19 vjeç, dhe Dorjan Cara, 25 vjeç. Mbi ta rëndon akuza e vrasjes me paramendim e kryer në bashkëpunim dhe armëmbajtje pa leje. Policia po punon për kapjen e tyre.

2 komente në “Zbardhen motivet e vrasjes në Laç, 20-vjeçari viktimë e sherrit të shokut”

  1. Hormonisti says:

    ca na nxirrni te tilla foto se na tramatizuat…..mjaft me me rracat ariane….
    cojini ne irak apo siri nga kane ardhur….

    1. Alpet Blu says:

      Foli dhe suma e Janulles. Harron qe tiparet afroaziatke, duke filluar nga zezlliku I fytyres, mbizoterojne grekerqiret tej e mbane. Edhe 2 milion arvanitasit qumesht te bardhe, pas bashkejetesen disa shekullore, nuk kane arritur ti zbardhin…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje