FOTOT/ Inspektorët e Kamzës, në burg me dy gishtat lart

26 Shkurt 2016, 19:02Kronika TEMA

Gjykata e Tiranës caktoi masat e sigurisë arrest me burg për dy efektivë të policisë dhe 6 inspektorë të Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Vendor në Bashkinë e Kamzës.

Efektivët e policisë dhe inspektorët e INUV u arrestuan dy ditë më parë pasi dyshohen se me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë lejuar dhjetra ndërtime dhe shtesa pa leje në zonën që mbulonin.

Sipas prokurorisë, personat e akuzuar dyshohen se kundrejt rryshfeteve që merrnin kanë lejuar mbi 80 ndërtime pa leje, të cilat nuk i kanë raportuar ose edhe në rastet që janë konstatuar kanë lejuar sërish vazhdimin e ndërtimeve.

Gjatë seancave për vlerësimin e masave të sigurisë, të pandehurit nuk i kanë pranuar akuzat.

Ajo që ran ë sy, ishte fakti se disa prej tyre, edhe pse po shkonin në burg, kanë ngritur dy gishtat lartë, simbol i Partisë Demokratike.

Dhe, nuk është e vështirë ta kuptosh se kujt i përkasin.

Kushedi, ndoshta tani Flamur Noka me deputetët e tjerë të PD vete dhe i viziton në burg.

4 komente në “FOTOT/ Inspektorët e Kamzës, në burg me dy gishtat lart”

  1. tik tak says:

    Burgim politik i ketyre deshmoreve te demokracise qyyy kane dhanun nji kontribut te jashtezakonshem per urbanizimin e bathores.

  2. bayoneta says:

    Burg qelbesira futini gishtat ne sume.ne 2016 gishtat i ngrene vetem kelyshet e serbise pra te sali serbit ,ata me tre juve me dy.

  3. roni says:

    Dava lalacosh dhe zagaresh te verber te demokratikes. shikoji nga fytyra dhe vetem aq mjafton te kuptosh se cfare fare e keqe jane.

  4. Na bashkoj kenga popullore says:

    Per fat te keq ato dy gishtat lart te psikobastardave(perjashtim njerzve te ndershem) u kan sherbye vetem per urrejtje,perçarje,vrasje,shkatrrim,degjinerim,mjerim,vuajtje tragjedi kto 25 vite DEMOKARCI,me nje fjal simbolin e fitores e kan kthyer simbol fashist

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje