Nje 29 vjeçar nga Tirana gjendet i vdekur nga overdoza ne Prishtine. Kishte shkuar per protesten e opozites

27 Shkurt 2016, 17:46Kronika TEMA
Nje 29 vjeçar nga Tirana gjendet i vdekur nga overdoza ne Prishtine.

 

Ngjarjen e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, i cili tregoi se Policia në mëngjesin e sotëm ka marrë informacion për këtë vdekje, të cilën e cilësoi të dyshimtë.

Sipas tij, në vendin ku është gjetur i vdekur 29­vjeçari janë gjetur edhe substancë e dyshuar narkotike e llojit marijuanë por nuk ka bërë të ditur identitetin e viktimës.

“Deri në këto momente mund të konfirmojmë se bëhet fjalë për një person i cili është pa shenja jete, një rast i cili është cilësuar si vdekje e dyshuar dhe policia po kryen edhe hetimet e mëtejme për të parë cilat janë elementet dhe shkaqet që kanë ardhur deri të kjo vdekje e dyshuar, në aspektin e hetimeve policore”, tha zëdhënësi.

”Dyshohet që viktima në këtë rast të jetë edhe përdorues i substancave narkotine. Mirëpo, ne presim që fjalën e fundit ta thotë mjekësia ligjore, pra, priten të gjitha rezultatet e ekzaminimeve”.

Sipas informacioneve të “KosovaPress”, në vendin e ngjarjes janë gjetur edhe maska, të cilat janë të ngjashme me ato që janë përdorur në protestën e djeshme

4 komente në “Nje 29 vjeçar nga Tirana gjendet i vdekur nga overdoza ne Prishtine. Kishte shkuar per protesten e opozites”

  1. eder says:

    nuk vdes njeri nga marihuana more toc gazetar. informohu para se te shkrush.

  2. shvejk says:

    Nuk e kuptoj si del gazetari ne konkluzionin se viktima eshte nga Tirana.

  3. Harillaqi says:

    ça verin e semes donte ne prishtine ai? Ti bente selam Ramush Haradinajt?

  4. hihi,haha says:

    Overdose me marijuan,hahahaha,eder ky jo qe s’eshte gazetar,por s’eshte as idiot,ka vec 2 mundesi:

    a) eshte down totalisht

    b) ose eshte nga keto prostigazetaret qe merr lek nga gjithfarlloj rregjimi per te diskretituar opoziten kosovare ne kte rast,por edhe nenen e vet nese ja kerkon ‘partia’…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje