Tragjedia në Itali: Shqiptari vret gruan dhe vjehrrën, më pas edhe veten

27 Shkurt 2016, 09:08Kronika TEMA

Një ngjarje tejet e rëndë ka ndodhur në Itali ku një shqiptar ka vrarë gruan e tij dhe vjehrrën, dhe më pas veten.

Ngjarja ka ndodhur në Rovigo ku sqhiptari Rino Bregu, 40 vjeç, la vrarë gruan Rosica Montana 31 vjeç, dhe vjehrrën Maria Askarov, 51 vjeç.

Sipas mediave italiane çifti kishte nisur të grindej prej disa ditësh pasi Bregu nuk pranonte divorcin.

Gruaja e tij ishte larguar bashkë me fëmijet që janë të moshës 8 dhe 9 vjeç.

Dëshmitarët thonë se pas ngjarjes makabre shqiptari ka dalë i plagosur në rrugë ku dhe ka ndërruar jetë pas plagëve të marra.

Media të tjera flasin dhe për një tjetër person, që mendohet të jetë i dashuri i gruas, i cili ka mbetur i plagosur nga tragjedia.

1 komente në “Tragjedia në Itali: Shqiptari vret gruan dhe vjehrrën, më pas edhe veten”

  1. Wendy-B says:

    Cfare behet keshtu. Kur do vije ajo dite qe nje mashkull shqipetar ta pranoje qe ka edhe ndarje e me pas duhet te bashkepunojne te dy per te rritur femijet me sa me pak trauma .
    Te vrasesh nenen ne sy te femijes eshte nje plage qe do shoqeroje femijet gjithe jetes. Per te mos folur qe mbaroi dhe jeten e tij duke lene femijet jetime.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje