Mimi Kodheli: Jemi të limituar për refugjatët!

29 Shkurt 2016, 12:13Sociale TEMA

Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli deklaron në një intervistë për Ora News, se Shqipëria nuk mund të presë një numër të lartë emigrantësh nga vendet e Lindjes.

Sipas saj, kjo është një çështje shqetësuese për vendet e Ballkanit.

“Shqipëria është mjaft e limituar”, thotë ministrja, duke shtuar se në ditët në vijim do të ketë një reagim zyrtar për këtë çështje.

Shefja e Mbrojtjes deklaroi se i qëndron deklaratës së kryeministrit Edi Rama për çështjen e refugjatëve.

Kreu i qeverisë tha pak ditë më parë se Shqipëria nuk mund të hapte kufijtë e saj për emigrantëve për shkak të pamundësisë për të menaxhuar një vërshim të mundshëm të tyre.

6 komente në “Mimi Kodheli: Jemi të limituar për refugjatët!”

  1. per cfar dreq limitesh flet kjo mer .
    ska Limit nga mashtrimi qe i ben bota ktyre idiotave shqiptare ,
    qe kurrr ne historin e ksaj bote ,nuk diten njiher te mbajne nji qendrim te pavarur ,
    nji qendrim ne interese te kombit duke i treguar ksaj bote se ne kemi dinjitet si kombe e sjemi haleja ku politikat e krimineleve shkarkojn mutin e tyre .
    ushtaret e Isis do shetisin me koka femijesh shqiptare rrugeve te shqiperise dhe ja katasrofa do behet perfekt per ate vend idiotesh

    1. Anton says:

      Mos hapni kufijte. Shqiperia eshte vendi me i varfer ne Europe me gjysmen e vendit ne emigracion. Ju nuk keni para te ushqeni njerezit qe keni pa pune dhe te merrni persiper emigrantet. Mos pranoni edhe sikur Europa tju thote qe ju japim ne para. Shqiperia nuk po ndihmohet nga Europa dhe as po pranohet ne Europe dhe nuk ka asnje te drejte morale te kerkoje qe Shqiperia te hape kufijte. Problemet ne lindje e mesme dhe Siri u krijuan nga vete sirianet qe donin te permbysnin presidentin e vendit. Tani le ti dalin zot kryengritjes qe bene. Shqiperia nuk ka pune te kthehet ne nje kosh plehrash me djem te mbushur me testosteron qe kerkojne tew perdhunojne vajza te reja sic ndodhi ne Gjermani e gjetke ne Europe.

  2. Klimax says:

    Po c’fare manaxhon” Shqiperia? Ah, po, manaxhon kontrabanden e droges, armeve e prostuticionin, manaxhon marveshje, si faze e pare, per 3000-4000 terrorista per qendrim te perhershem, per grumbullim plehrash e arme kimike!!!!

  3. albatross says:

    Shteti nuk ka fuqi ta menaxhojë, kjo është një hipokrizi e paparë. Në jemi një vend me tradita emigracioni. Do të hapej dhe punë për shqiptarët që do transportonin refugjatë për në Evropë. Në kemi një “infrastrukturë” të paparë, ku çdo ditë mijëra shqiptarë kalojnë për Angli dhe Amerikë e kudo qoftë… Lekë i paparë do qarkullojë në Shqipëri. Le që sipas Ministrit Klosi kemi mungesë të fuqisë punëtore të kualifikuar , ja një mundësi e mirë. Në të ikim në Europe dhe sirianët të punojnë këtu. E thonë që në nuk jemi të kualifikuar profesionalisht. Hapini kufijtë…

  4. astrit says:

    Jam dakort me deklaraten e Rames. Duhet te trajtojme refugjatet qe kemi ketu ne Shqiperi nje here, ku papunesia dhe varferia jane akoma te larta. Nuk kemi kellqe per te pritur refugjate nga jashte vendit, Siria apo Iraku etj. Po te pyesesh popullin shqiptar besoj se mbi 90% jane dakort me deklaraten e Rames.

  5. e verteta says:

    Nuk ka limit budalliiku shqiptar.Limitlessssss….
    Limit, e?….ia limituar truni zonjes….

    limit?
    limit?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje