Partia Demokratike ankimon sot në Gjykatën Kushtetuese ligjin për kthimin dhe kompensimin e pronave i cili ka hyrë në fuqi vetëm pak ditë më parë.
Ankimimi pritet të dorëzohet rreth orës 11 nga dy deputetët Jorida Tabaku dhe Oerd Bylykbashi. Ky është ankimimi i tretë që dorëzohet në Kushtetuese për ligjin e pronave.
E para që kërkoi rrëzimin e ligjit ishte Partia Republikane, e cila e konsideron këtë draft si më të keqin e 70 viteve të fundit dhe që sipas republikanëve mohon të drejtën e pronarëve për të marrë pronën e tyre.
Ndërkohë vetëm një javë më parë, edhe presidenti Nishani kërkoi nga Gjykata Kushtetuese pezullimin dhe shfuqizimin e ligjit duke e konsideruar si antikushtues. Sipas argumentimit të kreut të shtetit, ligji që nuk mori as dekretin e tij, cënon rëndë parime të rëndësishme si: sigurinë juridike, barazinë para ligjit, apo të drejtat e pronësisë.
Ligji i ri për Kthim-Kompensimin e pronave u miratua në fund të vitit të shkuar mes debateve të ashpra, për të hyrë në fuqi pak ditë më parë. Momenti më i debatueshëm i ligjit të ri, është vendimi për të kompensuar pronarët sipas zërit kadastral që ka pasur një tokë në çastin e shpronësimit të pronarit.
keta kan qen ne pushtet dhe ben vetem ligjin 7501 o gazetar sgpjegoni mir cfar kerkojn keta se ne vlor PDeshte me uzurpatoret nuk ka qen kur me pronaret e vjeter te tokave