Bashkia e Tiranës deklaron se nuk tërhiqet nga paketa e re e taksave, të cilën e quan si të mirëstudiuar dhe të arsyeshme.
“Kjo nuk është një çështje që të ketë bashkia lekë nga qytetarët, por që të ketë qyteti investime nga kontributi i gjithësecilit. Ne gjykojmë që secila prej tarifave është e drejtë dhe proporcionale me atë që qytetarët marrin”, deklaron nënkryetari Arbjan Mazniku për top Channel.
Masa më e kundërshtuar e paketës është rritja deri në 10-fish e tarifës për hapsirat publike. Por, sipas bashkisë, ajo prek vetëm 10 për qind të bizneseve dhe ka një qëllim publik.
“Gjykimi i bashkisë ka qenë që nëse hapësira publike përdoret, atëherë ajo duhet t’i paguhet qytetit. Hapësira nuk është e biznesit, por e qytetarëve, ndaj dhe kjo pagesë duhet të jetë e një niveli më të arsyeshëm”, thotë Mazniku.
Një tjetër taksë e debatuar është ajo mbi arsimin, e cila do të luhatet nga 4 mijë deri në 37 mijë lekë vit. “Ajo është zëvendësim i një takse të mëparshme, që ishte taksa e gjelbër, e cila nga destinacioni që ishte gjelbërimi i qytetit ka shkuar në një destinacion të ri, që është infrastruktura arsimore. Pra, nuk është një barrë e shtuar”, sqaron Mazniku.
Buxheti i bashkisë për këtë vit është rritur me mbi 50 milionë dollarë, por Mazniku thotë se pjesa më e madhe vjen nga miradministrimi dhe jo rritja e barrës.
“Nëse në Tiranë kemi 40 mijë biznese të regjistruara, pak a shumë, 29 mijë prej tyre janë biznese të vogla. Gjithë këto biznese e kanë taksën zero në Tiranë. Pra, kemi të bëjmë me një ulje të taksës për biznesin”, thekson Mazniku.
Një ditë më parë, qindra biznese protestuan para bashkisë duke i kërkuar të tërheqë paketën e re, që sipas tyre e rrit fort barrën mbi ta.
Moj Rilindje te kam dhjere,
S’te kuptova ndonje here…
Nga nje qytetar i braktisur i Tiranes
Dakort o vllai I Lei Fengut po pse nuk e thate qe ne fushate kete premtim per qytetaret. Hajdut
Shume e drejte. Erion Veliaj ne programin e tij te fushates nuk foli per ngritje taksash, prau votua nga populli per nje program tjeter dhe sot po aplikon nje tjeter program. Ne keto kushte i bije qe te dorzoje mandatin pasi askush nuk ja dha kete mandat per te bere çte doje. Per mashtrim nje qytetar i thjeshte mund te beje burg, a kemi te bejme me mashtrim ne rastin e Veliaj dhe ekipit te tij?
Atë taksën e ndikimit në infrastrukturë nuk e quani të ndjeshme? Megjithëse çfarë janë 10 mijë apo 15 mijë euro më shumë për një apartament?! Pare xhepi për shqiptarët!
Mazniku, nuk mjafton fakti që paratë janë për Bashkinë, si arsye për ti marrë – duhet të shihet edhe mundësia reale e tregut për ti nxjerrë këto të ardhura, se mbijetesa është më e rëndësishme së shtimi i buxhetit të Bashkisë. Mbijetesa nuk është thjeshtë të hash bukë e fasule, po edhe që ti japësh mundësinë njerëzve të kenë dëshirë të qëndrojnë e të punojnë. Rritje të tilla (në shumë sektorë) janë padyshim asfiksuese për tregun, iniciativën, punësimin. Nuk duhet të ecet me parimin se mund t’ia marrësh sepse mund t’ia marrësh, por ti marrësh duke i dhënë mundësinë të punojë edhe për vete, edhe për komunitetin.
Kot të pyes – sa nga ju vendimarrësit e bashkisë kanë eksperienca në tregun privat, mundësisht sipërmarrës? Po mosha mesatare e vendimarrësve sa është?
p.s. eksperienca e fiq-shitjes së kryetarit nuk mjafton.
10 fishim taksash, pa asnje degjese dhe konsulte publike!!!
KJO NDODH VETEM NE DIKTATURA OSE REGJIME HIBRIDE KLEPTOKRATIKE.
Tmerr, te mendohet qe te tilla sjellje kriminale anti-qytetare dhe anti-biznes, vijne edhe nga keta pseudo-politikane qe jane brezi i ri.
Shikoni se cfare ndodh, nenkryetari thote se bashkia nuk terhiqet nga reagimi qytetar per taksat. Pra nje mentalitet rural qe apsolutisht nuk duhet te jete ne ate pozicion sepse ne radhe te pare i mungon kultura qytetare. Kjo eshte nje dhune ndaj reagimit qytetar qe vetem per kete fakt shoqeria civile duhet te organizoje nje miting madheshtor per shkarkimin dhe largimin e tij nga bashkia e Tiranes. Ky e paska hak ti thuash rrot ka..ri, na mbyten injorantet gjithandej
Ore Maznik, se gazetari ke mbaruar dhe kaq di, po keta juristet e Bashkise se Tiranes per cfare e marrin rrogen. Ka nje ligj shteti, LEGJISLACIONI TATIMOR 2014 Ligj Nr. 9632, date 30.10.2006 I NDRYSHUAR, te cilin e gjen tek faqja e tatimeve. Ky “palo ligj” percakton nivelin e taksave dhe tarifave vendore, ne Tirane taksa per zenien e hapesires publike eshte 120 lek/m2. Ligji i jep kompetence keshillit bashkiak qe ta rrise kete takse me 10% ose ta ule me 30%. Pra cdo bisnes qe ka paguar me shume se 132 lek/m2 duhet te kuptoje se eshte vjedhur. Po te shkoje ne gjykate me faturat qe ka paguar taksat merr mbrapsht te gjitha leket e paguara padrejtesisht si dhe interesat e ketyre lekeve sipas normes se Bankes se Shqiperise. Bashkia ka kompetence te rrise taksat vendore me 10%, jo 10 here.
Nuk e di ku i gjen juristet Bashkia e Tiranes, por edhe tek Pazari i gjese se gjalle ti merrte, do ishin me te sakte.
O juve duhet me ardhe me ju nxjerr me shqelma bythve nga bashkia e nga qeveria mor legena te pashpirt….na e kerkuat voten per te na e lehtesuar jeten e jo per te na falimentuar mor plehra
Po gabojne shume me kete takse. Shpresoje shume qe palet te ulen ne tavoline dhe te merren vesh. Do bente sens qe ne zonen e bllokut te ishte mjaftushem e larte por jo ne zona ku xhirua eshte e ulet. Ju lutem diskutoni se behet fjale per mbijetese dhe gjithcka do ju kthehet ne bumberang me te papune dhe probleme te forta sociale. Sapo e degjova maznikun tek top show prandaj e krijova kete mendim.
nje tufe me pordhace qe akoma hane pershesh me qumesht nga dora e mamase. ja kjo eshte bashkia e tirones. VK, te pakten kam kenaqesine qe nuk i jap me asnje lek taks atij mut shteti.
O popull kur nje dere qe troket nuk hapet po te kesh respekt per veten tende thyeje dhe merre zvarre bashke me hajdutin qe rri nga mbrapa deres.
Mos u terhiqni nga juaja se ju terheqim ne zvarre nga aty ku ju vume vet dhe ju zgjodhem, plehrat e Mjaft-it!
Tema posto komentet!
ORE TI DHE MUNDE TE MOS TERHIQESH PO ESHTE MUNDI DHE DJERSA E TE TJERVE SE JU PO SILLENI SI ATA QE MBLEDHIN HARACIN NE KOHEN E TURQIS PO JU DUKET VETJA ZOTER TE VENDIT
Ne do ta pesojme si Greqia po nuk paguajme takse e cila rite jeten sociale e ule varferine,bolle ju injorante qe shkoni mbase politikaneve qe kane tre a kater vila,le te bejme nje here shtet .Lexoni si u be GJermania mbas lufte dhe Anglia,Suedia Danimarka,mjafte ju sharlatane bisnese se dores se trete ,beni bisnese por jo ne kurrize te popullit.Paguani takase per te miren e femijeve tane.Salija e politikane hajdute na mesua keq.A KENI SY PER TE PARE E TRU PER TE MENDUAR?
ja se dhe 1 vit jane zgjedhjet.
Deri tani Shqiperia eshte drejtuar nga politikane dhe pushtetare te punesuar dhe prandaj i kemi neve keto pasoja,
prandaj deri tani ka patur shtet anarshist,diktatorial dhe kriminal ndaj popullit te vet.Eshte e domosdoshme qe Ky vend dhe ky popull te drejtohet nga politikane dhe pushtetare patriote ,qe te KEMI SHTET TE POPULLIT. Prandaj Ti o hajdut i radhes i bashkise dhe i punesuar tek oligarket kriminele, per te mbushur xhepat e Ed Rames dhe kerkon te besh shtet ne kete forme,do te besh mire te zhdukesh nga Ajo zyre sebashku me punedhenesit e tu.Shteti nuk behet duke vjedhur popullin ne emer te shtetit ,per te mbushur xhepat tuaj nderkohe qe borxhi ka arritur ne shifra marramendese.Ju kujtoni se jeni vetem Ju te zgjuar dhe te tjeret jane budallej,por gaboheni rende ,se dardha e ka bishtin mbrapa.
Nga nje llogari e thjeshte, prej kesaj takse preken vetem 2000 bisnese dhe prej ketyre afro 1000 e kane mundesine financiare per te paguar (dhe nuk eshte per te gjithe njesoj sic thone pronaret e lokaleve por eshte me zona filluar nga qendra me takse me te larte drejt periferise me takse me te ulet). Mos harroni Tirana ka rreth 1000000 banore dhe pjesa me e madhe e tyre votuan qe te lirohen hapesirat publike. Kete po ben edhe Z. Velia. Ka nje zgjidhje fare te thjeshte: ke interes te nxjerresh tavolina jashte – beje dhe paguaj taksen. Nese nuk te intereson, futi tavolinat brenda dhe kjo takse behet zero. Te tjerat jane politike dhe humbje kohe.