Bizneset e Call Center, ato të fasonit, të industrisë së përpunimit dhe sektori publik i shëndetësisë, teknologjia e informacionit po vuajnë pasojat e ikjes në emigracion të forcës së kualifikuar të punës. Sipërmarrjet e rretheve, më të prekura nga fenomeni i emigracionit. Si po alarmohet shëndetësia për ikjen e mjekëve dhe pasoja në ekonomi të emigrimit të dytë të trurit…
Nga Blerina Hoxha
Flukset migratore për azil ekonomik drejt BE-së, më shumë se një shok psikologjik për shoqërinë, duket se kanë vënë në zgrip aktivitetin e shumë sipërmarrjeve në vend.
Rreth 100 mijë personat që zgjodhën emigrimin gjatë 2015, kryesisht drejt Gjermanisë, ikën jo se nuk po siguronin mbijetesën e muajit, pasi shumë prej tyre qenë të formuar profesionalisht, të arsimuar dhe njohës të gjuhëve të huaja, por u deprimuan nga mungesa e perspektivës.
Shoqëria në tërësi e ka përjetuar më shumë si dhimbje fenomenin, por sakaq bizneset e call center dhe ato të fasonit kryesisht në rrethe sa nuk kanë prekur falimentin, për shkak të volumeve të papritura të ikjeve jashtë. Në shumë raste, aktiviteti i kompanive ka shënuar rënie me 50%, dhjetëra kontrata nuk u nënshkruan me investitorët e huaj për shkak të hendekut të shpejtë që u krijua në fuqinë punëtore.
Vala e ikjeve nga Shqipëria nuk ka infektuar vetëm sektorin privat. Administrata është vënë në vështirësi për të kryer funksionet për shërbimet publike. Ministria e Shëndetësisë është alarmuar se personeli i kualifikuar, mjekë dhe infermierë, pasi mbarojnë studimet në Shqipëri, zgjedhin të emigrojnë.
Industria e teknologjisë së informacionit është një tjetër sektor që po vuan ikjen e të talentuarve, që po tentojnë të gjejnë një punë jashtë vendit në profesionin që kërkohet nga të gjithë.
Megjithëse Shqipëria vazhdon të investojë për formimin dhe edukimin e personelit infermieror, një pjesë e tij po largohet nga vendi, të tërhequr nga njohja e diplomës dhe ofertat e punës për paga më të mira në vendet e Europës Perëndimore, si Italia, Gjermania etj., është shprehur Ministria e Shëndetësisë në një raport drejtuar qeverisë për mënyrën se si po ndikon emigracioni në shërbimet shëndetësore.
Veç të tjerash, dyndjet e mëdha të emigracionit gjatë 2015 kanë ndikuar në rënien e konsumit, por pakësimi i forcës punëtore, nga ana tjetër, ka vënë në vështirësi zhvillimin e bujqësisë në disa zona të Korçës, Kukësit dhe Dibrës, ku flukset emigratore kanë qenë të larta.
Një shtet nuk mund të funksionojë pa burimet njerëzore. Në vend që politika të alarmohet për këto ndodhi ka zgjedhur të bëjë indiferenten. Ka një arsye të qëllimshme në këtë mes, pasi emigracioni është pjesa më e dukshme e dështimit të politikës në këto vite. Fenomeni është lënë në heshtje i patrajtuar dhe pa mjete parandalimi. Vetëm gjatë vitit që shkoi janë larguar nga vendi gati 100 mijë persona, por projeksionet janë ogurzeza. INSTAT parashikon që në vitin 2024, forca e re e punës do të jetë e barabartë me numrin e atyre që do dalin në pension, çka do të thotë se, në kushtet ideale ku nuk do të ketë asnjë të papunë, pas 10 vitesh pensionistët nuk ka kush t’i zëvendësojë. Parashikimet tregojnë se, emigracioni sistematik do të vijojë deri në vitin 2031 dhe përveç qarqeve të Tiranës, Vlorës dhe Durrësit, të tjerat do të shpopullohen edhe me 40%. Vendi, për 25 vjet, ka humbur një të tretën e popullsisë dhe emigracioni vijon të jetë në nivele alarmuese. Eksperiencat botërore tregojnë se, cikli i migracionit në vendet tipike ka zgjatur 15 vjet dhe pas kësaj periudhe, numri i të kthyerve me të larguarit është barazuar. Në Shqipëri, hemorragjia e largimeve nga vendi ka hyrë në vitin e 25-të dhe bilanci mbetet thellësisht negativ. Kjo dukuri do të zgjasë edhe për të paktën 16 vite të tjera.
Industria e përpunimit, në presionin e ikjeve jashtë
Kompania I.N.C.A. Nord Fish, që ushtron aktivitetin në Lezhë në përpunimin e peshkut, i ka shpëtuar për pak falimentit, kur rreth 60% e fuqisë punëtore emigroi në vitin 2015. Alban Zusi, administrator i saj, thotë se sot e kësaj dite ende po ndihen pasojat e ikjes masive të punonjësve. Prodhimi nën kapacitete vuri në rrezik zbatimin e kontratave në fuqi me partnerët e huaj. Dy kontrata të reja që ishin duke u negociuar dështuan. “M’u desh një kohë shumë e gjatë që të rikuperoj fuqinë punëtore dhe humbjet e krijuara”, pohon Zusi. Të larguarit ishin punonjës të kualifikuar, kishin vite që punonin dhe disa prej tyre ishin edhe në pozicione drejtuese. Ikja e tyre ka lënë një hendek të madh në burimet e kualifikuara të fabrikës, të cilat vështirë të rikuperohen edhe për disa muaj. Vala e emigracionit në vitin 2015 duket të ketë qenë fatale më shumë për bizneset në rrethe. Flamur Hoxha, një biznesmen me përvojë në sektorin e fasonit tha se, bizneset e kësaj linje në rrethe po përjetojnë mjaft vështirësi nga largimi i fuqisë punëtore jashtë vendit, sidomos vitin e shkuar. Ndryshe nga Tirana, ku ka përqendrim të madh të popullsisë dhe emigracioni i 2015-s nuk ka lënë shumë pasoja, në rrethe situata ka qenë fatale. Bizneset fasone në qytetin e Lezhës, Shkodrës, Beratit e Korçës janë vënë seriozisht në vështirësi për ekzistencë. Siç pohojnë bizneset, kjo duket të ketë qenë arsyeja kryesore që në muajt shtator dhe tetor, bizneset në të gjithë vendin hoqën nga listat e sigurimeve mbi 70 mijë punonjës. Por, pavarësisht një klime të rënduar që erdhi nga faktorë të brendshëm, si rezultat i rritjes së taksave, luftës antiinformalitet dhe rënies së fuqisë punëtore nga faktorë të emigrimit, industria përpunuese vijoi të jetë me rritje në tremujorin e tretë të vitit 2015, me ritmet 7%, për shkak të rritjes së kërkesës së huaj.
Në një anketim për Bankën e Shqipërisë, bizneset e industrisë kanë pohuar se presin përmirësim të situatës ekonomike këtë tremujor, por jo të gjendjes së tyre të biznesit.
Bizneset e sektorit të industrisë vijojnë të vlerësojnë praninë e korrupsionit dhe të ekonomisë informale, si dhe problemet me keqfaturimin e energjisë elektrike, si faktorët që pengojnë ushtrimin normal të aktivitetit të tyre. Norma e shfrytëzimit në industri mbetet nën kapacitete, me vetëm 73.5%.
Emigracioni zhbalancon fasonin
Kompania e prodhimit të veshjeve, Cukali Co në Korçë, një nga më të mëdhatë në këtë qytet, ende sot nuk po rikuperon pasojat që krijoi emigracioni masiv i vitit të kaluar. Administratori i saj pohoi se, ende sot, për shkak të këtij fenomeni, po kalojnë ditë të vështira. Largimi i punonjësve ishte masiv, pasi ndryshe nga herët e tjera emigruan familjet dhe boshllëku në forcën punëtore u krijua menjëherë. Administratori i Cukalit thotë se humbjet më të mëdha u panë në punëtorët e kualifikuar me mbi 5 vjet në punë. Nga kjo situatë u krijuan probleme në përmbushjen e detyrimeve për porositë dhe kontratat u vunë në rrezik. Nga këto anomali u krijuan probleme me likuiditetet, pasi përkundrejt prodhimit të pakët, edhe të ardhurat cash ishim të ulëta. Zinxhiri i efekteve negative vuri në vështirësi edhe pagesat në kohë të punonjësve të mbetur në shumë raste.
Administratori i kompanisë Cukali shpjegoi se, i gjithë sektori i fasonit në Korçë po vuan pasojat e emigracionit. Fenomeni ka ardhur në tkurrje kohët e fundit, për shkak të rezistencës së vendeve pritëse dhe rikthimeve të para të të larguarve në verë. Por ai shpjegon se në të shumtën e rasteve, të rikthyerit nuk po zgjedhin të punojnë, në pritje të mundësive për një emigrim tjetër. Kërkesa për punonjës nga sektori i fasonit ka qenë e njëjtë, për shkak të interesit në rritje të partnerëve tregtarë – shpjegoi ai, por oferta për të punuar ka rënë ndjeshëm. Përpos një klime fiskale të përkeqësuar, industria e fasonit është bërë më pak konkurruese nga ikja e fuqisë punëtore të kualifikuar.
Kjo situatë duket se ka ndikuar edhe në ritmet e rritjes së sektorit të fasonit dhe eksporteve gjithashtu. Sipas të dhënave të INSTAT për vitin 2015, eksportet e tekstileve e këpucëve u rritën me 5% në gati 90 miliardë lekë për vitin 2015, duke u bërë grupi më i madh i eksportuar në vend, me 37% të totalit (një vit më parë kryesonin lëndët djegëse e energjia me 34% të totalit). Ndonëse ky grup e ka marrë veten në gjysmën e dytë të vitit, pas rënies në muajt e parë të vitit, sërish ai mbetet larg rritjeve dyshifrore që u panë më 2014. Industria e tekstileve e këpucëve gjendet në udhëkryq, teksa kostot e punës në vend janë rritur, nga rritja e taksave, energjisë dhe tkurrja e fuqisë, duke e bërë më pak konkurrues sektorin.
Eksodi i call center
Nuk mund ta mendoni, por emigracioni i shtuar në 2015-n ka krijuar mangësi te ky sektor shërbimesh. Administratorë të disa call center thonë se u janë larguar punonjës të kualifikuar më parë aty dhe tani duhet të mendojnë për formime të tjera për ato vende pune. Agron Shehajt i ka rënë në sy se të rinjtë e larguar janë ata më ambiciozët, që e kishin me zell punën e që kishin arritur pozicione të mira brenda kompanisë. Nëse largohen për shkak të të ardhurave të pakta, në fakt largimet duhej të ishin nga operatorët, e jo drejtues. Sipas Agron Shehajt të kompanisë më të madhe call center në vend, IDS (Intercom Data Service) “pagat nuk ishin arsye parësore. Ata ankoheshin për një klimë të rënduar brenda vendit”. Duket se për shumë të rinj, pritshmëritë e larta pas zgjedhjeve të vitit 2013 nuk janë materializuar. Humbja e shpresës për perspektivën ka bërë që ata, edhe pse ishin të kualifikuar dhe të mirëpaguar, të shihnin emigracionin si zgjidhje. Kjo kategori ishte e mirarsimuar dhe më së paku me një gjuhë të huaj të zotëruar shumë mirë, duke ju dhënë atyre përparësi për t’u integruar më shpejt në vendet ku kanë kërkuar azil. Bizneset e call center duket se janë prekur në masë nga emigracioni që u shndërrua në një virus akut vitin që shkoi. Pavarësisht se punonjësit në këtë sektor ishin më të mirëpaguarit në krahasim me njësitë e tjera të shërbimeve, fakti që shumica e tyre nuk punonin në profesionin për të cilin kishin mbaruar studimet e larta qenë një arsye më tepër për t’u dhënë drejt emigrimit. Mospërputhja e madhe midis sistemit arsimor dhe nevojave të tregut të punës, ka bërë që shumë punonjës ta shohin sektorin e call center si një zgjidhje të përkohshme.
Si po pakësohet forca e punës në rrethe
Popullsia në moshë pune do të bjerë me një ritëm pak më të shpejtë se sa popullsia e përgjithshme me më shumë sesa 18% në pothuaj të gjitha qarqet, përveç atyre që e shtojnë popullsinë nëpërmjet migrimit (Tirana, Vlora dhe Durrësi), pohon INSTAT në një studim të posaçëm për projeksionet e popullsisë deri më 2030. Tirana është qarku i vetëm në të cilin parashikohet një rritje e konsiderueshme në forcën potenciale të punës (me 20% deri në vitin 2031, sipas skenarit normal me shpërndarje gjeografike dhe emigrim konstant brenda vendit). Rënia më e fortë në forcën e mundshme të punës parashikohet për Gjirokastrën (me -43%), si dhe për Beratin dhe Dibrën (me të paktën -30%). Emigrantët janë në masën 90% pjesa më aktive e tregut të punës. Duke ikur, lirojnë hapësirat për punësim për ata që mbeten. Efekti pozitiv i rënies së papunësisë (në mënyrë mekanike për shkak të emigrimit) përveç të tjerash qëndron dhe në faktin së reduktohen shpenzimet buxhetore për të paguar kategorinë e të papunëve, analizon INSTAT. Megjithatë, në të njëjtën kohë që reduktohet buxheti për mbulimin e pagesës sociale për të papunët, si pasojë e uljes së numrit të papunësisë nga emigracioni, reduktohen dhe të ardhurat nga taksimi në buxhet, i ardhur për të njëjtën arsye, nga emigracioni. Në një situatë të tillë, shumë shpejt vendi do të humbë konkurrueshmërinë në rajon edhe për investimet e huaja. Aktualisht është krahu i lirë i punës që ka sjellë në Shqipëri kompanitë e huaja. Por gjatë dekadës së ardhshme, edhe kjo mundësi duket se do të shterojë.
Shërbimet shëndetësore në rrezik, ikin mjekët
Emigrimi i specialistëve të shëndetësisë ka pakësuar burimet njerëzore për sistemin shëndetësor, lajmëroi Ministria e Shëndetësisë në një material të zgjeruar për profilin e emigracionit më 2014.
Pas viteve 1990, forcat e punës të sektorit të shëndetësisë humbën një numër të konsiderueshëm të burimeve njerëzore, të cilët migruan jashtë vendit. Edhe brenda vendit kanë ndodhur dhe po ndodhin lëvizje nga zonat rurale për ato urbane, duke krijuar një qasje gjithnjë të pabarabartë ndaj kujdesit shëndetësor për popullatën.
Migrimi i madh i brendshëm nga zonat rurale në zonat urbane ka ndikuar në keqkonfigurimin e rrjetit të ofruesve të kujdesit shëndetësor ndaj nevojave të popullsisë, ka argumentuar dikasteri i shëndetësisë. Kjo lëvizje ka ndikuar edhe në ndryshimin e raporteve të mjekëve dhe infermierëve me popullsinë. Numri i mjekëve për banorë është në nivelet më të ulëta në Europë, ndërkohë që numri i personelit infermieror është i krahasueshëm edhe me disa vende të Bashkimit Europian. Numri i mjekëve për 10 mijë banorë është 12.7.
Në vitin 2014, rreth 72% e personelit infermieror që punonte në zonat rurale ishte me arsim të lartë, 27% me arsim të mesëm dhe vetëm 1% me kurse 1–2-vjeçare.
Ministria e Shëndetësisë vë në dukje se megjithëse Shqipëria vazhdon të investojë për formimin dhe edukimin e personelit infermieror, një pjesë e tij po largohet nga vendi, të tërhequr nga njohja e diplomës dhe ofertat e punës për paga më të mira në vendet e Europës Perëndimore, si: Itali, Gjermani etj.
Shpërndarja jo e njëtrajtshme e personelit mjekësor sjell pabarazi në aksesin ndaj shërbimeve të kujdesit shëndetësor. Megjithëse popullata gjatë këtyre viteve në zonat urbane është më e madhe se ajo e zonave rurale, nevojitet një shpërndarjeje më e mirë e mjekëve të përgjithshëm. Në disa zona ka rritje të ngarkesës për mjek kundrejt normës së mbulimit të popullatës. Braktisja nga ana e personelit shëndetësor të zonave të vështira rurale, si dhe lëvizjet e brendshme të popullsisë vështirësojnë planifikimin e nevojave të burimeve njerëzore në këtë sektor.
Niveli i lartë i emigrimit të njerëzve të kualifikuar është një tjetër karakteristikë e migrimit shqiptar. Me fillimin e mijëvjeçarit të ri, modelet e migracionit dhe qëndrimi i shqiptarëve ndaj tij kanë ndryshuar për shkak të politikave shtrënguese të vendeve pritëse dhe intensifikimit nga Shqipëria të luftës kundër migracionit të parregullt. Gjatë periudhës 2012–2014, që përkon dhe me ndikimin negativ të krizës ekonomike në disa vende të BE-së, kthimi i emigrantëve, sidomos nga Greqia dhe Italia, u rrit. Qeveria shqiptare ka ofruar ndihmë.
Emigrimi i punonjësve të shëndetit, fenomen ballkanik
Në shtatë vitet e fundit, nga Rumania janë larguar 10,000 mjekë dhe infermierë, sipas vlerësimeve nga një organizatë e mjekëve. Shumica e të larguarve janë të rinj, në fillim të karrierës së tyre. Ata shprehen se nuk mund të jetojnë me një pagë fillestare prej 250 eurosh (205 paund, 340 dollarë) në muaj dhe ndryshe nga mjekët më të vjetër, nuk zotërojnë përvojën e mjaftueshme për të ngritur një klinikë private, paralelisht me punën e tyre në spitalet shtetërore. Një specialist mund të fitojë 1200 euro në muaj nga shteti, dhe të paktën dy herë këtë shifër në klinikat private. “Nuk ndiej obligim moral të qëndroj këtu, duke pasur parasysh se askush nuk po bën asgjë që ne të qëndrojmë”, thotë Andreea Rosca, student në mjekësi. Andreaa, 27 vjeç, ka në plan të bëjë valixhen sapo të diplomohet në Universitetin e Mjekësisë në Bukuresht këtë verë dhe të provojë fatin për karrierë mjekësore në Francë apo Zvicër.
Më shumë se gjysma e klasës së tij po planifikon të largohet nga Rumania, thotë ai, duke përmendur si zgjedhje Gjermaninë, vendet nordike, Francën apo Britaninë e Madhe. “30% e popullsisë rumune nuk paguan sigurim shëndetësor, sepse ata janë shumë të varfër”, – shpjegon dr. Cristian Posea, drejtor i spitalit Cantacuzeno në Bukuresht.
“Megjithatë, ata ende kanë të drejtën për kujdes mjekësor shtetëror”. Ai është krenar për pajisjet në spitalin e tij dhe përpjekjeve që ai dhe të tjerët bëjnë për të bindur mjekët dhe infermierët që të qëndrojnë. “Megjithatë mirëmbajtja e pajisjeve është problematike”, pranon ai.
Në repartin e terapisë intensive për lindjet e parakohshme, gjenden pesë foshnja në inkubatorë, nën kujdesin e një infermiere të vetme.
Në spitalet në Europën Perëndimore, raporti është afro një infermiere për dy foshnja, shpjegon dr. Marian Martin. Për foshnjat e shëndetshme, ka vetëm një infermiere për 14 foshnja.
Forumi Botëror: Emigracioni, rreziku kryesor për bizneset në Shqipëri
Shqipëria u rendit në mesin e vendeve me potencial të lartë të riskut social, e ndikuar nga niveli i lartë i emigracionit, që e kombinuar me një krizë fiskale e bën vendin jo shumë të lakmueshëm për të bërë biznes, thuhet në raportin e Forumit Ekonomik Botëror për Rreziqet globale më 2016.
Nga grafiku për Shqipërinë shihet se shkalla e lartë e emigracionit ka një potencial rreziku 78%, në një kohë që në rang global risku nga ky fenomen nuk është më shumë se 10%. Sipas Forumit Ekonomik Botëror në vitin 2016, biznesi rrezikohet nga emigracioni më shumë se nga çdo faktor tjetër që mund të vijë nga masat fiskale apo faktorë të tjerë të brendshëm. Bizneset e kanë pohuar këtë situatë pasi ikjet masive të 2015 kanë çuar në mbyllje të përkohshme të aktivitetit për disa ndërmarrje. Në pesë grupet e mëdha të rreziqeve, ekonomik, social, ambiental, gjeopolitik dhe teknologjik, Shqipëria bën pjesë në grupin e dytë me emigracion të lartë dhe krizë fiskale, të cilat sipas studimit, ndikojnë në një klimë jo të mirë për të bërë biznes.
Rreziku i dytë më i madh i Shqipërisë për këtë vit, përveç emigracionit, shihet të jetë kriza fiskale me një nivel risku 65.6% në një kohë që mesatarja globale nuk është më pak se 30%. Si rrezik të tretë për këtë vit për Shqipërinë, Forumi Botëror Ekonomik llogarit çmimet e energjisë elektrike me ndikim në 64.1%, nga më pak se 30 që është mesatarja globale.
Papunësia renditet si rreziku i katërt me një potencial ndikimi 50%, ku mesatarja globale në këtë indikator është 40%. Mosfunksionimi i mekanizimit financiar shihet si indikator me risk 35.9%, ku mesatarja globale është më pak se 20%. Të tjera rreziqe konsiderohen planet e pakontrolluara urbane dhe krizat politike etj. Po kaq rrezik konsiderohet një situatë kolapsi në çmimet e energjisë, të cilat mund të arrijnë nivele shumë të ulëta apo edhe shumë të larta.
Ngjarjet ekstreme të motit (p.sh. përmbytjet, stuhitë, etj., dhe dëmet mjedisore) janë po aq rrezik sa treguesit klasikë të ekonomisë.
Plaket popullsia
Migrimi i brendshëm dhe ndërkombëtar vazhdon të ndikojë në pakësimin dhe plakjen e popullsisë, krahas uljes së lindshmërisë dhe rritjes së jetëgjatësisë. Në vitin 2014, në popullsinë e Shqipërisë, të rinjtë (0–14 vjeç) zinin 19,7% të popullsisë, popullsia në moshë pune (15–64 vjeç) zinte rreth dy të tretat (68,8%), ndërsa popullsia mbi 65 vjeç zinte rreth 12% të popullsisë së vendit, raportohet në profilin e zgjeruar të emigracionit 2012-2014 që qeveria ka miratuar këto ditë.
Qeveria, vitin që shkoi, ndërmori një referomë të re në sistemin e pensioneve për t’i paraprirë kolapsit që do të vijë nga plakja e popullsisë për shkak të emigracionit të lartë, i cili është faktori kryesor për një lindshmëri të ulët.
Shqipëria sot ka një popullsi të re, por parashikimet afatgjata tregojnë se në të ardhmen do të ketë një plakje të popullsisë. Rritja e pjesës që zë popullsia mbi moshën e pensionit ndaj totalit të popullsisë, shoqërohet me një rënie të pjesës që zë popullsia në moshë pune.
Kjo plakje e popullsisë do të sjellë edhe një rritje të koeficientit të varësisë së të moshuarve, i cili nga 23% në vitin 2012 rritet në 41% në vitin 2030, analizon INSTAT. Më pas, ritmi i rritjes gradualizohet, duke shkuar në 56.8% në vitin 2055 dhe merr vlerën më të lartë, 68.9%, në vitin 2080. Sipas projeksioneve të INSTAT, numri i pensionistëve ndaj numrit total të popullsisë do të rritet gradualisht nga 19.1% në vitin 2012 në 28.3% në vitin 2040.
Norma e varësisë së sistemit, që shpreh raportin mes kontribuuesve dhe përfituesve, do të rritet nga rreth 86 pensionistë për 100 kontribuues aktualisht, në rreth 120 pensionistë për 100 kontribuues në vitin 2032. Kjo vjen si rezultat i rritjes me një ritëm më të shpejtë të numrit të pensionistëve se sa kontribuuesve.
Për shkak të rritjes së numrit të pensionistëve dhe rënies së numrit të popullsisë në moshë pune, treguesit financiarë të skemës së pensioneve do të vazhdojnë të përkeqësohen deri në vitin 2030.
Ritmi i rritjes së shpenzimeve do të jetë shumë më i lartë se ritmi i rritjes së të ardhurave, duke e bërë skemën edhe më të paqëndrueshme nga ana financiare. Si rrjedhim, deficiti aktual i skemës së pensioneve do të vazhdojë të thellohet, duke arritur pikën kulmore në vitin 2029.
Për t’i paraprirë zgjerimit të deficitit nga plakja e popullsisë, që këtë vit, mosha e daljes në pension për gratë nis e rritet me dy muaj në vit, për të arritur në 63 vjeç, në vitin 2032.
Që nga viti 2032, mosha e daljes në pension për burrat do të rritet me një muaj në vit dhe për gratë me dy muaj në vit, duke arritur në 67 vjeç, për të dy sekset, në vitin 2056. Në këtë rritje, jetëgjatësia te gratë është më e lartë se jetëgjatësia te burrat. Nëndrejtori i ISSH-së, Astrit Hado, tha se ndikim për përkeqësimin kanë dhënë lëvizjet demografike, nën ndikimin edhe të emigracionit të moshave të reja dhe tendencat e plakjes së popullsisë.
Monitor
Po ikin prej pagave te ulta, e cmimeve te ngritura. Keshtu eshte kur pagen baze e ve 22000 leke ( aq japin Pis-nesmenet tane) , nga te cilat paguaj 10000 leke dritat, 1000 leke ujin, 1000 leke telefonin, 3000 leke vetem buka ne muaj dhe 3000 leke transporti publik. Vetem me keto qe mbeten ti rruash b…. Se me ajer nuk jetohet o zoteri.
Pse te mos ikin shqiptaret jashte?
Mire qeveria Berisha ishte e damkosur me anti shqiptarizem,po Rama-Meta cfare kane bere?
Ja dy shembuj skandaloze:
Rasti i PARE:
-Rreth 30 mjeke qe mbaruan para nje viti specializimin 3 vjecar per OKULISTIKE,prane QSUT “Nene Tereza”,kane mbi nje vit qe nuk merren ne provim per t’u dip[lomuar se DEKANI LUTAJ(vellai i deputetit socialist P.Lutaj), nuk bie dakort me REKTORIN E UNIVERSITETIT TE MJEKSISE,se kush duhet t’i marre ne provim keta specializante!
Aq TURPSHEM shkoi puna,sa specializantet e hoodhen ceshtjen edhe ne Gjykaten Administrative Tirane qe u dha te drejte sudenteve,por tani presin Apelin,pastaj pas 5-6 vjetesh Gjykaten e Larte etj,etj!
Po ministria e Shendetresise dhe e Arsimit cfare ben,qe nuk e SHPORR kete DEKAN sharlatan???
A kane te drejte keta 30 specializante qe te ikin nga syte kembet nga ky vend i MALLKUAR???
Rastin i dyte:
-Nipi im,informaticien dhe i specializuar jashte shtetit per disa vjet dhe i pajisur me disa certifikata nderkombetare,pasi punoi per 7 vjet ne nje institucion te rendesishem te Kontrollit financiar,sa erdhi PS ne fuqi,drejtori i ri,ish doganier,i nxiu jeten me provokime deri sa e detyroi ate te jepte doreheqjen(duke qene familjarisht antar te PS)!
Para 6 muajsh u punesua ne nje institucion te rendesishem shteteror,por pas 6 muajsh pune ,per hir te koalicionit me PDIU,detyruan te jepte doreheqjen drejtuesi i institucionit(antar i Asamblese se PS) dhe prune nje CAM!
Ky cami, qe diten e dyte i terrorizoi punonjesit dhe detyroi qe shume prej tyre te japin doreheqjen,ndersa shume te tjereve,pa asnje fakt e shkak u komunikoi “PARALAJMERIM PER PUSHIM NGA PUNA”!!
Edhe nipi im dha doreheqjen dhe sot eshte pa pune me sytre nga JASHTE SHQIPERISE!
Ja kjo eshte qeverisja shqiptare,qe i ben njerezit ta shkojne vendin si ARMIKUN E TYRE E JO SI ATDHE!
Edi Rama kujton se rregulloi pazarin e votave ne Kuvend,por harron se TRADHETOI MIJRA SOCIALIST, qe neser i ka bere ARMIQ me PS-ne!
Dhe Rama me Klosin kerkojne……… kasape,kovace,marangoze etj,kur nga Shqiperia po iken TRURI e jo qerrexhinj!
Rrisni rrogat dhe shikoni qe gjeni menjehere
Nuk eshte vetem problemi i pages, a lexove? Ai qe ka mend, nuk do ta kaloj jeten ne Kandaher (Tirane) edhe sikur 2 milon ta kete rrogen. Spo flasim per fshatarin, qe co ci duket kryeqyteti.
Shkrim qe nuk ia vlen qe te lexohet me shume se dy rrjeshta. Kjo qe e ka shkruajtur nuk e ka as vete te qarte temen per te cilen shkruan. Ne rradhe te pare ata qe iken per gjoja nje jete te mire, nuk kane as tru dhe as deshire qe te punojne. Them qe nuk kane tru, sepse nje njeri normal e kupton qe asnje vend i EU-se nuk do ti pranonte si azilante, ne nje kohe ku Shqiperia eshte vend kandidat per tu bashkuar EU-se. Heqja e vizave eshte tregues i mirefillte. Them qe jane dembele per te punuar, sepse fakti qe ata po rrine me muaj te tere neper kampe se bashku me jevgjit, vetem e vetem duke shtyre ditet edhe pse e moren pergjigjen qe nuk do te pranohen si azilante, po e tregon se sa punetore jane ata. Ata jane tani njesoj si jevgjit dhe jevgu nuk ka treguar ndonjehere deshire per pune te mirefillte ne jeten e tij. Keta njerez nuk jane as te deshirueshem per firmat qe kerkojne dike me pervoje apo kualifikim te mirefillte.
Mos na tregoni qe tani po ikin “kokat e shkences”, pas 25-vjetesh te shkaterrimit te sistemit arsimor, qe vetem analfabete funksionale ka prodhuar.
Ata qe ishin vertete “koka te shkences” kane ikur me kohe dhe tani jane me gishta ata qe kane ngelur ne Shqiperi.
Kam nje kohe te gjat me Tema, si lexues e komentues..
Por koment te till, si ky i ketij “kriqikut” kokl*qe, nuk me kane zene syte,
Shqiptaret jane dembela thot, se nuk punojne ne shqiperi tek fasonet apo Call centres, me 20 mij lek ne muaj, pa leje vjetore te paguar, dhe vetem me nje dite ne jave punesim…
Epo, punesimi me kete nivel page qe nuk te mundeson as minimumin jetik, quhet SKLLAVERI..
Kritiku Rilindas-LSI-st nuk e kupton dot se ata qe ikin ne arrati, nuk e bejne nga e mira por nga halli…
Ikin nga syt kembet se pesuan zhgenjimin e madh te jetes……pasi votual 1 meleon Vullnete per te larguar nga karrikja Bastardin e Vuchidolit dhe………
Po shikojne te ndertohet Shqiperia Koncesionare, ku per ata eshte i rezervuar vetem vendi i Skllavit…
Po shikojne, se ca bastard “kritik”, te punesuar ne administrate, po sillen njesoj si halet e Berishes…
Punesimi nje e drejte partiake !
Te tjeret te “ngrohen” ne diell,ne temp. – 15 grade.
Korupsioni I pushtetarve,ka boshatisur buxhetin,duke i paguar punonjesit me rroga mjerane,qe nuk zgjidhin strehimin.
Te vjetrit nuk deshirojne ti shikojne femijet e tyre si skllever,me mire te largohen,sakrifikojne dhe me vetmine e tyre,vetem ti shikojne sa me mire.
E keqja e ketij vendi,ne keto 25 vjet,jane pushtetaret e babzitur,qe perkushtimin dhe talentin e kane zevendesuar me skuadrat e hajdutllekut.
Vetem idiotet si [email protected] dhe nafiet e Partise si LORA kooperativistja e dalluar besojne se Shqiperia po rilind me ardhjen e Rames ne pushtet, por ata qe i kane dy fije mend ne koke nuk genjehen kollaj. Iken e prape po ikin se nuk shohin drite ne fund te tunelit por vetem propagande ne vend te saj.
Meqe nuk doni te falimentoni, rrisni rrogat, pastaj do keni bum kerkesash punemarresish.
Ju thoni edhe me dhemb (se po falimentoni), edhe me djeg (se s’doni me rrit rrogat).
Rrini falimentoni pra, bejeni si ai muhabeti qe tha: per inat te sime reje, te me vdese djali mua.
Edhe puna juaj keshtu, keni hall se mos pasurohet populli. O driteshkurterer, nuk pasurohet populli jo, se popullit s’po i del buka e gojes. Jane cmimet e ushqimeve me shtrenjte se ne Zvicer, o idioter!!!!!
Hahahaha sa kot ja ke fut, Zvicra e ka inflacionin 20 here me te larte se Shqiperia, a ja ke idene cfare po thu a jo??
1 kg geshtenja ne Shqiperi eshte 500 leke, ndersa ne Zvicer eshte 25 euro!!!
Por ke te drejte ne lidhje me rrogat dhe partneritetin biznes-punetor.
Ore Ilirjan kompetenti, po sa eshte rroga minimale ne Zvicer mund te ma thuash pak zotrote? 130 euro valle? A e kupton se cfare eshte te punosh per 130 euro???? SKLLAVERI!!!!!!! Se aq marrin ne Shqiperi ata qe nuk kane mundesi te japin zarfa si ca paraziter e ca dembelhane qe dredhin zinxhirin zyrave, qe nuk kane as edukaten minimale qytetare dhe profesionale e pastaj dalin neper forume e bejne si moraliste duke u fshehur pas nje nickname te qelbur.
O mjeshter, lexo se kam shkruar edhe nje koment tjeter me poshte, dhe do e kuptosh ku e kam fjalen…
Rroga minimale ne Shqiperi sipas ligjit eshte 160-170 euro, dhe normal qe eshte rroge jo ne kuptimin e plote te fjales.
Eshte rroge qe u jepet studenteve dhe rrale here aplokohet ne pune serioze.
Rroga mesatare ne Shqiperi eshtedikue me shume se 330 euro, ndoshta edhe me shume.
Ne shume raste o shok fajin nuk ta ka qeberia, por menyra sesi u ngrit tregu i punes ketu, me kupton?
Duke qene se shkaterruan industrine, bujqesine, ushtrine , blegtorine, u be urbanizim masiv dhe abusiv, edhe bizenset nuk i rriten shpejt normat e fitmit, dhe pervec kesaj, keto 25 vite shqiptaret si kafshe vetem kane shfrytezuar njeri tjeterin, dhe kjo con edhe ne mardheniet e keqija pronar, punemarres, rroge te ulta etj.
Rroga mesatare ne Shqiperi qenka diku me shume se 330 euro? Seriozisht e ke? Une jam ekonomiste dhe bej gjithashtu dhe sekretaren se pronari nuk do te harxhoj dy rroga por i volit te me mbaj 2 ne 1. Pergjigjia si perhere eshte, po te pelqeu rri, po s’te pelqeu ik, se ka te tjere sa te duash. Rroga ime eshte 41.000 leke te reja neto dmth 298 euro dhe mbuloj dy pozicione njekohesisht. Nje ish kolegia ime qe tani punon ne nje agjensi udhetimi paguhet 24.000 leke te reja neto dmth 174 euro. Ndonje nga punet e lartpermendura te duket gje jo serioze apo praktike studentore? Keshtu qe me mire mos komento nese nuk je i informuar. Kam pasur shume raste qe kam dale ne pune dhe dite te djele. Por mqs nuk ka asnje shoqate efikase apo sindikate qe te mbroj te punesuarin, njerezit nuk kane ku te ankohen as kur i vonojne rrogen 2 muaj, as kur i nxjerrin ne pune orar pa orar dhe as kur i heqin nga puna pa te drejte. Personalisht m’u bene 2 vjet qe jam kerkoj per te ndryshuar pune me nje rroge me te mire dhe me kushte me fleksibel por per forca madhore qe nuk varen nga une, nuk po gjej dot. Sugjerimi yt cili do ishte ne kete rast, t’i drejtohem zyres se punes apo jo?
Shume nga keto qe shkruhen ketu jane budalliqe!
Ne rradhte te pare je gabim kur thua se ka pasur 100,000 azil kerkues, sepse ka pasur rreth 50,000.
Pse e dyfishon numrin? Nga ana tjeter pse nuk permend qe shumica jane rome dhe egjiptiane? Eshte e vertete qe deri ne njefare maske ka pasur boshatisje te shkollave dhe puneve ne Lezhe, Berat, e Korce, por shumica kane qene jo shqiptare etnike.
Kjo eshte verttetuar edhe nga fotot qe kane marr gazetaret, por edhe nga intervistat e panumerta.
Mos i ekzagjeroni gjerat. Fasonet kane pasur rritje ne podhim kete vit dhe jo ulje, dhe asnje nuk ka falimentuar, keto jane mitizime te mediave.
Forumi Boteror ka paraqitur rreziqet per Shqiperine, por disa gjera nuk jane te verteta, si rreeziku fiskal apo cmimi i energjise elktrike apo ku ta di une, te dyja keto rreziqe ndermjet reformave Shqiperia i ka hequr me kohe.
Sa per plakjen e popullsise, edhe raporti i INSTAT qe ne 2040, do jene 28% pensionistet ne Shqiperi eshte e pabaze, sepse vende me lindje te ulta katasrofike is Gjermani, Greqia, Italia, Spanja etj kane rreth 22-25% te popullsise pensioniste, dhe eshte parashikuar qe ne 2014, ko te mosh shkoje pertej 35%. Pra ja keni fut kot,
Padyshim qe rrogat e ulta, mos ditja e te berit biznes dhe trajtimit te klientit dhe punonjesit, vjedhja e parave publike apo berja keq e investimeve publike, korrupsioni, dhe mungesa e vullnetit per te bere nje industri konkrete, te gjithe keto n’en bekimin e derrave politikane shqipfoles jane nje fatkro shume i keq per ne.
KETO NUK JANE BIZNESE, POR FORMA MODERNE TE SKLLAVERISE.
PIKERISHT SE NUK JEMI TE AFTE TE NDERTOJME NJE EKONOMI PER TE QENE VJEN EMIGRIMI, DHE JE E KUNDERTA.