Qeveria jep 83,000 euro për të “verifikuar” koncesionet e dala jashtë kontrollit

19 Shkurt 2016, 10:04Ekonomia TEMA

Tani kur vala e koncesioneve të formës Partneritet Publik Privat ka përfshirë të gjithë sektorët, qeveria ende nuk i ka llogaritë e sakta. Situata është jashtë kontrollit. Nuk dihet sa koncesione janë në çfarë niveli është zbatimi i kontratave dhe cilat janë rrisqet që ata përcjellin në arkën e shtetit.

Ministria e Ekonomisë ka shpallur prioritet këtë vit, në të cilin do të angazhojë një shumë prej më shumë se 83 mijë eurosh për krijimin një regjistri elektronik për koncesionet, raporton Monitor.

Në programin e reformave për këtë Ministria e Ekonomisë synon që këtë vit të fusë një regjistër publik në lidhje me të gjitha aktivitetet e projekteve të PPP-së dhe do të publikojë përmbledhje të të gjitha kontratave të PPP-ve dhe të kontratave të hartuara nga vetë ato, duke përjashtuar këtu informacione të mbrojtura ose konfidenciale, për të garantuar transparencë të angazhimit të ndërmarrë nga qeveria qendrore.

Planet përfshijnë krijimin e një grupi pune në Ministrinë e Financave që do të merret me vlerësimin e risqeve fiskale, të propozojë masa për t’ i zbutur risqet dhe të japin vlerësime të risqeve që të mund të përfshihen në dokumentet buxhetore që u dorëzohet parlamentit.

“Në fund të vitit 2016, ky grup pune do të vlerësojë risqet që rrjedhin nga aktivitetet e PPP-ve dhe kontratave koncesionare dhe nga detyrimet e prapambetura të njësive lokale dhe do të marrin në konsideratë nëse do t u duhet të përcaktojnë sasinë e këtyre risqeve në llogaritë e tyre fiskale” thuhet në Programin e Reformave të këtij viti të qeverisë.

Fondi Monetar Ndërkombëtar i ka vlerësuar koncesionet si një nga rreziqet më të mëdha fiskale, duke pohuar se të tashmë 55 partneritetet Publike dhe Private tashmë zënë 7 për qind të PBB dhe të tjera janë përfshirë në proces.

Ligji i koncesioneve kërkon Ministrinë e Financave për të mbajtur një regjistër të partneritetit publik-privat për të vlerësuar ndikimin i tyre buxhetor para se ata të jene nënshkruar, por qeveria nuk e ka publikuar regjistrin dhe nuk ka dijeni mbi parashikimet e pagesave që do të beje gjatë zbatimit të kontratave, referon Fondi Monetar Ndërkombëtar në një raport të posaçëm për transparencën e fiskale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje