Biznesi i vogël në protestë për taksat e reja të Bashkisë Tiranë

23 Shkurt 2016, 12:07Ekonomia TEMA

Biznesi i vogël ka dalë në protestë ditën e sotme, para Bashkisë Tiranë, për të kundërshtuar vendosjen e taksave të reja.
Kjo protestë e paralajmëruar që ditën e djeshme vjen si pasojë e shumëfishimit të taksave dhe tarifave ndaj biznesit në nisje të këtij viti, të cilët i kundërshtojnë hapur ato.

Bizneset u shprehën para mediave se nuk janë dakord me vendimin e Këshillit Bashkiak, që për më tepër iu mbajt i fshehur, si dhe tarifat tashmë të rritura e rëndojnë biznesin e tyre.

Përfaqësuesit e bizneseve të ndryshme kanë bllokuar rrugën përpara Bashkisë.


Rritja e fshehtë e taksave

Bashkia e Tiranës i ka shumëfishuar taksat dhe tarifat ndaj biznesit, kryesisht për tabelat dhe zënien e hapësirave publike, por vendimi i këshillimi Bashkiak i datës 30 dhjetor nuk u bë bërë transparent deri në fund të javës se kaluar kur u publikua në media dhe ndodhet i publikuar në një pjesë të padukshme të webit të Bashkisë.http://www.dpttv.gov.al/DocumentFile/Legjislacioni/Vendim%20Nr.59%20date%2030.12.2015%20Sistemi%20i%20taksave%20dhe%20tarifave%20vendore%20.pdf

Monitor zbardhi pak ditë më parë tabelat e plota, që tregonin taksa e tabelës mbi 2 metër katror shkon 45 mijë lekë, ndërsa për tabelat elektronike kjo taksë shkon 90 000 lekë metër në vit. Më parë tabela elektronike tatohej njësoj nga sipërfaqja me tabelat e tjera. Rritja të madhe kanë pësuar taksat e tabelës edhe për bizneset që janë ish komunat që i janë bashkuara Tiranës. Një metër katror tabelë do të tatohet me 3 1.500 lekë/m2/vit dhe tabelat elektronike do të kushtojë 63.000 lekë/m2/vit. krahas ta taksave tradicionale këtë vit bashkia e Tiranës ka vendosur taksën për Arsimin. Çdo qytetar do të paguajë në 1800 lekë në vit ndërsa bizneset sipas llojit të aktivitetit do të paguajnë 4000 deri 3700 mijë lekë në vit. Kjo taksë sipas këshillit bashkiak do të jetë e përkohshme për një periudhë 7 vjeçare. ( Lexo: Bashkia shumëfishon barrën fiskale, taksa e re për arsimin nga 4000-37000 për bizneset në vit).

Inspektorët e Bashkisë kanë filluar tashmë punën në terren kanë zbritur në terren duke regjistruar një me një të gjitha tabelat për qëllime identifikimi dhe për qëllime reklamuese. Mirëpo bizneset po ankohen se inspektorët bashkiakë janë duke abuzuar pasi po regjistrojnë si tabela reklamimi edhe tabelat për qëllime identifikimi. Tabelat reklamuese taksohen 45000 lekë metri katror në vit, duke filluar nga zero, pra pa kufi minimal, ndryshe nga ato identifikuese që taksohen mbi 2 metra katror.

Një biznes që ka afishuar emrin e aktivitetit në një tabelë 2 metër katror i duhet të paguajë 90 000 lekë taksa në vit, nga klasifikimi i gabuar i inspektorit bashkiak (përndryshe do të paguante zero). Bizneset pohojnë se inspektorët nuk po procedojnë me udhëzimet përkatëse për të qartësuar se kush është tabelë reklamimi dhe kush identifikimi. Të dhënat po regjistrohen në serverin e Bashkisë dhe shumë biznese mund të përballen me të papritura kur t’iu vijë shkresa e taksave vendore nga Bashkia. ( Lexo: Taksat e tabelave, bizneset ankohen per abuzime nga inspektoret bashkiak)

Bizneset po presin që bashkia të nxjerrë taksat vendore për secilin prej tyre. Më i prekur vlerësohet që do të jetë biznesi i vogël, me rritjen e taksave e tarifave që mund të tejkalojë shumën e 25 mijë lekëshit, që iu hoq bizneseve deri në 5 milionë lekë pak muaj më pare.

Monitor

3 komente në “Biznesi i vogël në protestë për taksat e reja të Bashkisë Tiranë”

  1. hajrie hom'ni says:

    T’ua ngrene taksat e t’ua luajne fene!!!! Pronkaret e medhenj keto, u bone bosa duke shfrytezuar pronen e perbashket. Keto le te protestojne sot per te gllaberuar pronen e perbashket, ne (populli) po protestojme neser per lirimin e hapesirave publike dhe bejme pastaj krahasimin e protestave.
    Per te mos thene, qe shtimi i lokaleve, po demton individin dhe shoqerine shqiptare. Shqiperi ka nevoje per zhvillim bujqesie, prodhimi, industrie…. etc, jo per mihone.

  2. hajrie hom'ni says:

    T’ua ngrene taksat e t’ua luajne fene!!!! Pronkaret e medhenj keto, u bone bosa duke shfrytezuar pronen e perbashket. Keto le te protestojne sot per te gllaberuar pronen e perbashket, ne (populli) po protestojme neser per lirimin e hapesirave publike dhe bejme pastaj krahasimin e protestave.
    Per te mos thene, qe shtimi i lokaleve, po demton individin dhe shoqerine shqiptare. Shqiperia ka nevoje per zhvillim bujqesie, prodhimi, industrie…. etc, jo per mihone.

  3. erli says:

    Rama do perfundoje shume keq. POPULLI KA PER TA HQUR ZVARRE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje