Shqipëria vazhdon të mbetet një vend kryesor burimi për prodhimin e marijuanës dhe një pikë tranziti për dërgesat e kokainës dhe heroinës me destinacion përfundimtar tregjet evropiane.
Ky është konstatimi i raportit të fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit për luftën kundër lëndëve narkotike.
Shqipëria mbetet vendburim i marijuanës, si dhe një pike tranziti për dërgimin e kokainës dhe heroinës së destinuar për tregjet evropiane.
Gjatë vitit 2015 autoritet shqiptare kanë shënuar një vazhdimësi mbresëlënëse arrestimesh dhe sekuestrimesh kundër prodhimit të drogës dhe rrjeteve të trafikimit që veprojnë në vend, duke vijuar kësisoj prirjen e nisur në vitin 2014.
Ky sukses mund t’i atribuohet:
Me përjashtim të kanabisit, Shqipëria nuk është një prodhues i rëndësishëm i drogave të paligjshme, apo drogave sintetike. Qeveria e Shqipërisë nuk ka statistika matëse të përdorimit të drogës. Me përjashtim të marijuanës, përdorimi i paligjshëm i drogës nuk duket të jenë fenomen i përhapur.
Sipas Policisë së Shtetit, në 10 muajt e parë të 2015, volumi i konfiskimit të marijuanës arriti një total prej 6.87 tonësh. Një përpjekje e vazhdueshme në rang vendi ka mundësuar shkuljen dhe shkatërrimin e 689,815 bimë marijuane në 44 hektarë tokë sipas identifikimit të fluturimeve italiane. Policia e Shtetit ka sekuestruar gjithashtu 55.3 kilogram heroinë dhe 26.4 kg kokainë.
Gjatë 10 muajve të parë të vitit Policia e Shtetit, duke përfshirë Policinë Kufitare, arrestoi 827 persona për vepra të lidhura me trafikimin e drogës. Deri në shtator, Prokuroria e Krimeve të Rënda (PKR) ka hetuar 188 procedime penale për trafikim të narkotikëve. Prej të cilave, 105 kanë qenë raste të bartura nga vitet e mëparshme, ndërsa 81 raste janë regjistruar për herë të parë në vitin 2015. PKR ka dërguar 40 raste në gjykatë, dhe Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë 68 vendime me shpallje fajtorë, përfshirë edhe raste që janë zgjidhur nga vitet e mëparshme .
Shqipëria vazhdon të marrë asistencë nga Shtet e Bashkuara dhe vendet e Bashkimit Evropian për të rritur kapacitetet e saj në luftën kundër narkotikëve. Deri në Tetor qeveria ka realizuar 31 operacione të përbashkëta me agjencitë ndërkombëtare të zbatimit të ligjit, kryesisht në bashkëpunim me autoritetet italiane. Shtetet e Bashkuara vijojnë të ofrojnë asistencë për menaxhimin e integruar të kufirit me fokus kontrollin e kufirit detar, hetimeve kundër narkotikëve, dhe programet e ndihmës në sektorin gjyqësor.
Për të reduktuar kërkesën për drogat e paligjshme, me mbështetje të SHBA-së, Policia e Shtetit dhe Ministria e Arsimit e Shqipërisë kanë vazhduar të bashkë-financojnë një fushatë ndërgjegjësimi kundër drogës dhe pro reduktimit të kërkesës së saj, përmes një projekti në 300 shkolla fillore publike, duke përfshirë mbi 30.000 studentë.
Na u ba ky DASHi si gruja,Po ik mor pse nuk na leni te jetojme.Ne amerike ka burime vrasesish,vrasesish qe vrasin neper shkolla,ka droge ka kurva ka racizem ka papunesi ka varferi ka njerez qe flejne jashte ka ushtri qe shkojne e bejne lufte per kompanite e armeve ne emer te lirise gjoja.Per zoten na kane merzitur keta amerikanet.e kishte mire xhaxhi dulla.Pse nuk nxjerrim edhe ne njehere ne vit nje qarkore ku te tregojme anet e zeza te amerikes,se keshtu funksionon edhe miqesia me demokratike,Jo gjithmone ata duke na treguar gjithcka.Po vetem sali kurven nuk e shikojne se sa ka vrare dhe sa ka zhdukur keto 25 vite.Aman more me kete ameriken se po na behet si zorret si thote populli.25 vite nuk kane sjellur asnje kompani te punesojne asnje shqiptar ,keta na duan skllever te urritur por te urte.ore a jane ne vete keta,njerezit kur nuk kane pune do shesin edhe droge edhe kurva edhe do vjedhin.harrojne keta se u bene shtet fale anglise dhe dikur aty ne amerike zoterronte perendimi i eger ,ashtu si eshte edhe sot,edhe pse duan te na e shesin sikur jane me te mire se ne.Boll o ameriqen se na keni merrzitur sumen.merreni dhe Lune se do i fusim Hune.Vallahi me mire ishim me xhaxhin te pakten mbanim 200 pleq ne bllok,sot u dashka te mbajme edhe ameriken dhe pordhet e saj.