Vrasja në Durrës/ Policia: Kërtusha u vra qëllimisht, Kajno u plagos aksidentalisht

2 Mars 2016, 10:11Kronika TEMA

Policia e Durrësit zbardh dhe dokumenton ngjarjen e mbrëmshme, ku mbeti i vrarë një shtetas dhe u plagos një tjetër.

Mësohet se një prej autorëve të dyshuar të vrasjes, Bledar Kajno 39 vjeç, banues në Xhafzotaj është arrestuar, ndërkohë Gëzim Kajno 31 vjeç, banues në Durrës, pronar i lokalit ku ndodhi ngjarja, është shpallur në kërkim.

Krimi i dyfishtë ndodhi mbrëmjen e djeshme në ambientet e një lokali.

Mekanizmi i ngjarjes

Mbrëmë,  rreth orës 19:00, në lagjen Nr.17, pranë Ndërmarrjes së Ujësjellësit, shtetasit Gëzim dhe Bledar Kajno nën efektin e alkoolit dhe për motive të dobëta janë konfliktuar me shtetasin Asllan Kërtusha në ambientet e brendshme të lokalit.

Më pas, në konflikt e sipër, kanë dalë jashtë lokalit ku shtetasi Gëzim Kajno e ka goditur më qytën e pistoletës në kokë shtetasin Asllan Kërtusha dhe si pasojë e një shkrepje të armës së zjarrit është plagosur në krah shtetasi Bledar Kajno.

Po me të njëjtën pistoletë, shtetasi Gëzim Kajno ka qëlluar Kërtushën, i cili nga plagët e marra ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Durrës. Në vendngjarje, në cilësinë e provës materiale u gjetën dhe u sekuestruan , dy gëzhoja model 54 kalibri 7.62 mm dhe 3 copë fishekë kalibri 7.62 mm.

Asllan Kërtusha, 30 vjeç, banues në Durrës, ishte person më precedentë penalë të mëparshëm duke konsumuar disa vepra penale si, vjedhje, në fushën e lëndëve narkotike, kundërshtim i Punonjësit të Policisë, konflikte në lokalet e natës si edhe ka pasur lidhje shoqërore me persona me precedentë penal.

Materialet i kaluan Prokurorisë  së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Vrasja me dashje në bashkëpunim”dhe”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

1 komente në “Vrasja në Durrës/ Policia: Kërtusha u vra qëllimisht, Kajno u plagos aksidentalisht”

  1. elona says:

    C’paskan qene dhe keta boshnjaket e Xhafzotajt…Kujtojne se eshte akoma viti 93 ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje