Godet me levë punonjësin e OSHEE-së, pranga 41-vjeçarit në Kavajë

1 Mars 2016, 09:57Kronika TEMA

Agjentë të policisë në Kavajë kanë arrestuar në orët e fundit një 41-vjeçar, i akuzuar për ushtrim dhune ndaj funksionarëve publikë.

Burime policore lokale bëjnë të ditur se, shtetasi Gentian Daka është prangosur pasi ka sulmuar duke goditur me mjete të forta punonjësin e OSHEE-së.

Ky i fundit, sipas burimeve, ishte duke i prerë energjinë elektrike 41-vjeçarit Daka pasi rezultonte debitor, por papritur është gjendur nën sulmin e tij.

Burimet policore shtojnë se, pas arrestimit të të dyshuarit, materialet hetimore i janë dorëzuar prokurorisë përkatëse, e cila ka ngritur ndaj tij akuzën e “goditjes për shkak të detyrës”.

1 komente në “Godet me levë punonjësin e OSHEE-së, pranga 41-vjeçarit në Kavajë”

  1. DIA says:

    Te lumte dora e me vjen keq qe nuk e vrave dote, se nuk kane fund maskarilleqet e te punesuareve ne ate korporate hajdutesh me vule shteterore, me kane mbajtur 72 ore pa bere asgje dhe kur pyesja perse me ndalojne pa bere asgje te gjithe me pergjigjeshin per energjine ka dhene urdher ministri, dhe e gjitha se nuk i dhashe leke militantit te partise te punesuar ne kete nderrmarje hajdutesh dhe kam akoma gjyqe perpara, te lumte dora dhe njehere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje