Motra e Alda Canaj flet nga SHBA: Si ma torturoi motrën Marjan Rroku, para se ta vriste

29 Shkurt 2016, 21:24Kronika TEMA

“Mendova se ishte kërcënim si ata të papërfunduarit që merrte çdo ditë, dhe nuk e shoqërova motrën në shtëpi, deri sa më erdhi policia dhe më tha që ma kishte vrarë motrën dhe mamanë”.

Kështu u shpreh me lot në sy, Ornela, motra e Aldës që u vra 15 vjet më parë së bashku me mamanë e saj nga Marjan Rroku.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë për emisionin “Dritare”, Ornela rrëfen tmerrin që kishin përjetuar me përndjekjet dhe kërcënimet e Marjan Rrokut, i riu që punonte në SHIK dhe që thoshte se e dashuronte motrën e saj.

“Sajimi ishte që Marjani dhe shokët e tij, me të cilët shoqëroheshim.

Punonin për një kompani amerikane. Ne të gjithë ishim në shoqëri.

Ditën e parë që mësova se çfarë kishte ndodhur, Marjani kishte kërcënuar motrën.

Jetonim në konvikt. E gjeta motrën të shtrirë në krevat, të nxirë, të ënjtur. Alda ishte një fëmijë lozonjar.

-Një i dehur më tërhoqi, ishte me motor dhe më shtyu, më tha.

Shkuam në polici dhe raportuam, por kur u kthyem nga policia, motra më tha:

-Ai që ma bëri këtë mua, nuk është i panjohur. Është Marjani, punon për SHIK-un, ka pistoletë dhe më tha, që po ju the njerëzve të familjes, do t’i vras të gjithë ata.

E denoncuam me emër Marjanin, si punonjës i SHIK-ut.

Ai vazhdoi mbas këtij denoncimi, u bë dhe më keq.

Erdhën na kërkuan të tërhiqnim denoncimin.

Nuk patëm përgjigje për letrën, por emri i Fatos Klosit dëgjohej nga Marjani dhe Sulejmani (shoku).

Gjithmonë thoshte se,  “mua më mbron Fatos Klosi”.

Por mbas gjithë denoncimeve dhe përpjekjeve nuk u mbajt përgjegjësi pas këtyre veprimeve.

Motra ime u torturua”.

4 komente në “Motra e Alda Canaj flet nga SHBA: Si ma torturoi motrën Marjan Rroku, para se ta vriste”

  1. Rroku ben kerkese te hyje ne shoqaten e sumeprishurve,ky gay basterd says:

    Ktij fytyrmutit i befsha fisin,ky majmun mirdite

  2. Bora says:

    Me vjen keq qe nje vajze 16 vjecare te kete nje fund te tille ne lulen e rinise.jam dakort qe vrasesi te kryej denimin e merituar.por me shume me vjen keq per ty moter qe po e vret per te dyten here duke dhene detaj ne rrjete sociale.edhe pse arditi beri nje interviste per nje emision nuk duhet te nxirrni historite e kaluara e jetes private te sajat.nuk ka rendesi se si ishte e verteta midis jush ate e dini vete ju per publikun e rendesishme ishte e para u gjete vrasesi dhe e dyta u vu drejtesia ne vent .te tjerat jane komente pa kuptim.

  3. NjeQytetarOptimist says:

    Mekatet e SHIKU-t vetem nje njeri sadist me emrin SALI BERISHA i di..

  4. une says:

    Se ka vrare vetem Marjani por e kane vrare te gjithe nga pak sidoms, shoket dhe miqte e Marianit, ata qe i perkrahnin Marianit xhelozine dhe abuazimet etj.. , me ate vajze, per shkak te postit qe ai kishte dhe perkrahjes qe kishte. E ka vrare vete shteti qe denoncime pas denoncimesh dhe atij si hynte gjembe ne kemb se punonte spiun. Nese dikush, ti, mendon se nuk te do apo tradheton, nuk ke pse ta turturosh apo marresh jeten, lere te ike me ate qe tradheton dhe ti krijo familje isc krijove pasi vrave Alden, Nuk e ka vrare se e ka dashur apo eshte bere xheloz por nga budallalleku e tij.
    Nese ndaj Marianit shoqeria e tij qe e ndihmonte dhe perkrahte te torturonet Alden do kishin mbajtur qendrim , Marjani s’do ishte ne burg gjithe jeten dhe as Alda nuk do kishte vdekur. Thone i zgjuar, ka mbaruar per fizike berthamoe, etj…apo kur thote, ai, vete qe ate dite do behej drejtor etj,.. cfare mediokriteti…. ajo ne varr, ai ne burgim te perjetshem per cfare… per Mustaqet e Celos. Ne Shqiperi meshkujt kur kane pozite apo para transformohen…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje