Kushërira e Aldës: Nuk e harroj kurrë fytyrën prej të çmenduri të Rrokut dhe buzëqeshjen e trishtuar të Aldës nga dhuna e tij

29 Shkurt 2016, 21:30Kronika TEMA

Përmes një komenti në profilin e saj në Facebook, Arjola Hekurani, kushërira e vajzës që vrarë nga ish-SHIK-asi Marian Rroku tregon dhe përndjekjen që ka përjetuar Aida Canaj.

Arjola, e cila është me profesion gazetare, rrëfen se Rroku me fytyrë të nxirë e me hap të shpejtë qasej pranë kangjellave të shkollës së mesme të gjuhëve të huaja “Asim Vokshit” për të “takuar” forcërisht Aidën.

Komenti i plotë:

Përse qave Ardit?

Marian Rrokun e kujtoj shumë mirë kur i shpërfytyruar, me fytyrë të nxirë e me hap të shpejtë qasej pranë kangjellave të “Asim Vokshit” për të “takuar” forcërisht Aldën tonë, kushërirën time.

Ndoshta shumë detaje prej asaj historie nuk më vijnë qartë ndërmend, por nja dy gjëra i kujtoj shumë mirë: fytyrën prej të çmenduri të Rrokut që i ishte qepur këmbë pas këmbe Aldës, kushërirës sime dhe para kësaj, krahët e hollë të 16- vjeçares, të nxirë prej dhunës së tij.

Edhe buzëqeshjen e Aldës sigurisht, as atë nuk e harroj dot kur e terrorizuar rendja drejt klasës së saj për të parë nëse i kishte ndodhur diçka, ndërsa ajo ma kthente me një të qeshur si për të më thënë të mos shqetësohesha se gjithçka do të shkonte mirë.

E pra, jam dëshmitare se ky njeri e përndiqte Alda Canajn, se ajo ishte e frikësuar prej tij e nëse ka ndodhur që në një moment të jetës së saj të ketë qenë e dashuruar me të ky nuk është gabim e të ndahesh, sërish nuk është gabim.

E tha bukur Rroku ky manipulues i opinionit publik se nuk ka të drejtë të marrë jetë, por ja që e bëri. Ne si gazetarë e dimë mirë se ky profesioni ynë e ka një mision. Në rastin e kësaj interviste e pata të vështirë ta gjeja se kush ishte.

Të shfaqesh si engjëll një kriminel që vrau një fëmijë dhe nënën e saj është absurde, e pashpjegueshme, nuk ma pranon logjika sado ftohtë të mundohem të qëndroj përballë kësaj interviste.

4 komente në “Kushërira e Aldës: Nuk e harroj kurrë fytyrën prej të çmenduri të Rrokut dhe buzëqeshjen e trishtuar të Aldës nga dhuna e tij”

  1. Q.S says:

    Me vjen keq per fatkeqesine qe ju ka ndodhur por kam frike se pas kesaj interviste fshihet nje loje e poshter politike. Ai kriminel mund te lirohet nga burgu dhe e gjithe kjo situate te perdoret politikisht nga persona qe shume qartesisht kerkojne destabilizimin e vendit. Shpresoj qe te gjitha keto mos te dalin te verteta por sidoqofte mos u cudisni. Uroj qe nene e bije te prehen ne paqe

  2. Henry says:

    Krimineli mire eshte aty ku eshte. Fajin e kane ata pseudogazetare qe shkojne e u marrin intervista koti me shpresen se po shesin ndonje gje interesante. Ajo ishte nje histori e ndyre e nivelit me te ulet. Maskarai mori denimin qe meritonte. Po te doje le te vare vehten aty ku eshte. Nje tas supe me pak.

  3. timi says:

    Cfare nxirrni ne gazeta mor, nuk late psikopat pa nxjerre ne gazete…kujtb po i duhet se cfare ka bere ky katunar idiot, ky katunarb tipik shqiptar, truderrr e mendje mbyllur.

  4. populli says:

    Po pse kujtoni ju se Arditi eshte ndonje fare burri? Plehre ka qene e plehre eshte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje