Një 30 vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet për marrëdhënie seksuale me të mitur.
Ngjarja ka ndodhur në Fushë Bulqizë, ku sipas bluve Denis Havalja ka marrë në automjetin e tij të cilin e drejtonte pa leje drejtimi, shtetasen e mitur M.D 13 vjeçe, me të cilën ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë.
Materialet në ngarkim të tij iu referuan Prokurorisë për veprat penale ‘marrëdhënie seksuale me të mitur’ dhe ‘drejtimi i mjetit pa dëshmi’.
Po cfare behet keshtu . Mos pine gje uje terbimi kta meshkujt shqipetare?! Nje vend kaq i vogel e kaq shume perdhunime. 30 vjecari perdhunon femijen e parritur, denohet 4 vjet (dhe ben vetem 1 vit ) ndersa femija jeton me traume per gjithe jeten.
Dhe pastaj ankohen politikanet pse ka vetegjygjesi. Ate kafshe ta kalbesh ne birruce gjithe jeten.