LETRA/ Ja çfarë i shkruante Fatos Klosit nëna e Aldës, vrarë një muaj pasi dërgoi thirrjen për ndihmë!

1 Mars 2016, 12:27Kronika TEMA

Zbulohet letra që prindërit e Aldës, vajzës së vrarë nga Marjan Rroku, i dërguan 1 muaj para vrasjes, Fatos Klosit, atë kohë kreu i SHISH, institucioni ku ishte punësuar Rroku.

Letra tregon ngjarjen sipas prindërve, kërkesën për ndihmë dhe firmoset nga të dy.

Një muaj pas kësaj letre, më 29 mars 2001, Mbarime Canaj, gruaja që firmosi mbeti e vrarë, në përpjekje për të mbrojtur të bijën nga plumbat.

Ja çfarë i shkruante ajo, Klosit, më 11 shkurt, 2001, në letrën siguruar nga dritare.net

“Zoti Fatos!

Ne që po ju shkruajmë jemi dy prindër të tre vajzave nga Greshnica e Mallakastrës, të dy mësues. Unë Faslliu, drejtor shkolle, gruaja mësuese në Greshnicë. Vajzat i kemi të dyja në Tiranë, të madhen në Universitet viti i tretë gjermanisht, të mesmen viti i dytë italisht. Po ju shkruajmë juve, pasi një punonjës i juaji i SHISH-it, Marjan Rroku, vajzën e dytë, Alda Canaj, e ka rrahur, kërcënuar, i ka nxjerrë edhe pistoletën dhe i ka numëruar në sy plumbat, mbasi i ka thënë se do ta marrë në Itali.

Historia ka nisur në Maj 2000 kur ai i ka propozuar dhe vajza ishte 15 vjeçe. Vajza nuk ka pranuar. Në nëntor 2001 e ka kapur vajzën, e ka rrahur, kërcënuar dhe nëse ajo do të thoshte gjë në familje, apo motrës së madhe do të vriste motrën dhe shoqet e saj.

Vajzat kanë denoncuar në polici dhe polici Bim Hoxha (Ibrahim Hoxha), në fillim e ka marrë kërcënimin, pastaj ka mbajtur qëndrim zbutës. Vajzave u është bërë thirrje nga punonjësja juaj, Vera Halili, për të tërhequr denoncimin.”

Letra vazhdon me shpjegimin e situatës dhe thirrjen për ndihmë dhe mbyllet me fjalët:

Besojmë se edhe si mallakastriot, diçka duhet të bëni për ne.

Me respekt

Faslli e Mbarime Canaj” dritare.net

13 komente në “LETRA/ Ja çfarë i shkruante Fatos Klosit nëna e Aldës, vrarë një muaj pasi dërgoi thirrjen për ndihmë!”

  1. elona says:

    e mo plehre mo Fatos Klosi….ne kalamajte e tu te dalshin ishalla !!!!ty dhe gjithe rq si puna jote

    1. Celo Mezani says:

      Super qelbesira Ardit Gjebrea, cfare do te thote tani qe i beri marketing nje vrasesi, nje pedofili dhe nje abuzuesi me detyren publike te oficerit.

  2. Edkari says:

    Fatos Klosi
    si shumica e rilindasve apo socialisteve rrjedh nga nje familje me te kaluar kriminale,
    eshte i biri i Qemal Klosit qe te Durres mbahet mend si nje kriminel i kuq batakçi.
    Fatos Klosi e ndihmoj te dilte nga Shqiperia kriminelin Rroku mbasi
    ky ishte punonjes i SHIKU-t dhe me pare student i Fatos Klosit ne fakultetin
    e fizikes ku Klosi ka qen pedagog.
    Fatos Klosi duhet te pergjigjet penalisht si person qe ndihmon nje kriminel

    1. babai i Bariut says:

      SALKARI –PO TE ISHTE NDONJE PeDerast ne vend te Fatosit nuk do flisje kaq bukur Bravo kesaj radhe ke shkruar tamam

  3. SHISH-i eshte cerdhja nga e cili lindete cdo krim dhe te njeten detyre ka ala sot ,
    mjafton te analizoshe me kujdes ,perse jane zhdukur aq shume persona dhe sdihet ku jane ,
    sepse ata kishin nen kontroll gjithcka ,pergjonin ,dinin se ku qendronin personat dhe patjeter si ti eleminonin .
    Sigurishte qe do ishte idiotllik nga njeriu te besonte se klosi mundet te bente dicka ne interes te atij vendi ,
    kur Politika s’tregoi asnjiher interes ne ate drejtim ,por i la si edhe sot dore te lire SHISH-it
    e cila sot mundet te Jet shndruar ne nji strofull agjenture qe i sherben cdo putane te huaj ,por vetem Shqiperise jo .
    Nuk bohet shtet me rrace qenesh anadolli flieni menjen . Ajo eshte rraca ku ka lindur korrupsioni ,antiligji ,pabesia , e cdo maskarallik njerezor . Shifeni sot kujt i sherben ai bythqim me pashaporte kanadaje ne krye te shish-it .shtet bythqimash islami

  4. aaaaaaaaaaaaaa says:

    A ka nisur prokuroria hetim ketyre bashkpunetoreve? ?

  5. aaaaaaaaaaaaaa says:

    E motra duhet te beje nje padi per bashkpunetoret,ne krim.

  6. aaaaaaaaaaaaaa says:

    E motra duhet te beje nje padi per bashkpunetoret,ne krim..

  7. Albatros says:

    Mos qofte e thene per te tilla fatkeqesi, se kushdo te ishte ne vend te Klosit po ashtu do vepronte. Keshtu jemi gatuar ne, popull pa civilizim, stonajme qe te germa “a” e e alfabetit me fqinjet e jo me me Europen(80% e komit tone eshte fshatar ose bir fshataresh)

  8. niku says:

    Perse dreqi ta haje,perse? Normale qe askush nuk ka mundur ta mendoje krimin qe ky psikopat beri,por gjithe keto indicje qe lexojme me denoncime te pafundshme te nje familje qe kerkonte vetem qetesi ne nje ambjent plot me pislliqe, perse nuk i keni mbrojtur? Cfare ka ndodhur Fatos?Thuaje te verteten dreqi ta haje? Eshte nje histori shume e dhimbshme plot me mistere sic eshte e mistershme intervista e gjebrese qe beri. Kush i tha qe ta bente? Sa leke jan marre per kete?I shpreh ngushellimet familjes duke ditur qe dhimbja e tyre nuk eshte aspak e lehte te kalohet,sidomo mbas ngjarjeve te fundit.

  9. Selimi says:

    Fatos Klosi nuk e meritone te jete Shqiptare dhe as mallakstriote. Ka qene ne krye te shikut dhe ka lejuar e vriten nene e bije me dijen e tije. Perse nuk nderhyri zoti klosi ta ndalinte kete masaker, cfare fshihet. Sa per Gjebrene ai eshte nje qelbesire nje njei pa shpirte me lote krokodili. Cili shqiptare do ta besonte hiostorine falco te Gjebrese. Cfare fshihet mbas kriminelit Rroku I cili kishte shoke edhe drejtorin e burgut.Tani qe e verteta plasi sheshit duhet qe prokuroria te hapi padi edhe per Klosin. Ci e nxori pasaporten Rroky apo ja dha Klosi. Amerika e gjeti dhe e pruri kriminelin ne shqiperi , dhe disa felliqesiara te pagara kushedi se nga kush, kerkojne ta nxjerin nga burgu. Turp nemije here turp. Cfare do te presesh nga Gjebrea. Bene eisione te bukura me femije, po Alda nuk ishte femije, Zoti klosi disa here juve jeni prononcuar per gjer te ndryshe, Le te shikojme se cfare do te beshe tani, cfare do te na thuash, TE SHIKOJME NESE TA KA NGELUR NDONJE PIKE GJAKU SHQIPAR.

  10. Populli i pambrojtur says:

    Plehra, Fatos Klosi, Ardit Xhebrea, kriminele, fajtore per vrasjen ndoshta me faj sa vete vrasesi. Prokuroria duhet te nise hetimet.

  11. Loni says:

    Dmth ,policia ,fatos klosi ,nuk bene asgje per mbrojtjen e kesaj vajzeje , turp, turp i madh dhe per Ardit gjebrean qelbesire qe mbron vrasesin ,ky nuk eshte gazetar, gazetar eshte nje mision i madh ,ky eshte nje pazarxhi ,nje matrapaz

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje