Ka ndërruar jetë në spitalin e Durrësit Asllan Kërtusha, i plagosur me armë zjarri në lagjen 17 të këtij qyteti.
Ai është qëlluar me kallashnikov nga të paktën 3 persona ende të paidentifikuar për policinë.
Plumbat kanë kapur Kërtushën dhe një tjetër person me iniciale B. K. 34-vjec që ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spital.
Burime në vendin e ngjarjes thanë për lapsi.al se viktima njihet si mik i Denis Shtrazës i arrestuar si i dyshuar për rrëmbimin dhe eliminimin e Gazmend Çollakut në janar të këtij viti.
Personi tjetër i shpallur në kërkim është Ervin Dalipaj ish – oficer i lartë i Policisë së Shtetit.
Shtraza njihet edhe si mik i Ervin Kodrës, i cili mbeti i vrarë në atentatin e dyfishtë 20 dhjetorit të vitit të kaluar pranë Torres, në Durrës.