Alket Rizai tenton sërish arratisjen, zbulohet tuneli 10 metra

2 Mars 2016, 16:58Kronika TEMA
Alket Rizai tenton sërish arratisjen, zbulohet tuneli 10 metra

Një tunel 10 metra i thellë poshtë qelisë ku mbahej një i burgosur shqiptar dhe një pakistanez, besohet se ishte plani që Alket Rizai kishte nisur të vinte në jetë për arratisjen e tij nga burgu Dhomoku në Greqi.

Ndonëse nuk kanë ende të dhëna që e lidhin shqiptarin me hapjen e tunelit, autoritetet greke dyshojnë se të dënuarit që punonin për hapjen e tunelit ishin nën urdhrat e Alket Rizait.

Qelia e tij është në po të njëjtin seksion me atë ku po synohej tentativa për arratisje. Kur duheshin edhe pak metra që tuneli të shihte dritën në anën e pasme të burgut, gardianët kanë zbuluar vendin ku kishin nisur gërmimet.

Plani është dekonspiruar nga një prej të burgosurve që spiunoi tek autoritetet hapjen e tunelit, poshtë pllakës së dushit, raporton Vizion Plus.

Të burgosurit e çmontonin dhe e vendosnin atë pa rënë në sytë e gardianëve. Ata pranuan se gjithçka e kishin kryer në bashkëpunim me njëri –tjetrin pa implikuar Rizain. Shqiptari i dënuar me burgim të përjetshëm ka tentuar në të shkuarën të arratiset nga burgu, por përpjekjet e tij kanë dështuar.

3 komente në “Alket Rizai tenton sërish arratisjen, zbulohet tuneli 10 metra”

  1. T says:

    Hajde shpejt te behesh deputet, se erdhen zgjedhjet prap.

  2. Pip says:

    Ec shqipe,do whatever do the best,digg for dirt…

  3. Fotaqi says:

    Racistat greke ! Nuk e lan kete shkenctar te largohet nga burgu e te bej ndonje shpikje fizike ose astronomike. I bej thirje Shqiptareve t bejne nje kenge patriotike per kete hero qe i nderron kudo

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje