Sekretari për Mjedisin në PD, Jamarbër Malltezi, i njohur ndryshe edhe si superdhëndri, iu drejtua sot KQZ-së ku kërkoi referendum për disa nga projektet e Bashkisë së Tiranës, mes të cilave edhe projektin e parkingut nëntokësor te Parku Rinia, të cilin e ka firmosur po vetë dy vjet më parë, ku rekomandonte edhe ndërtimin e tij.
Në 2012, kohë kur në krye të Bashkisë së Tiranës ishte Lulzim Basha, superdhëndri është paguar nga shefi i tij për të bërë vlerësimin strategjik mjedisor të Planit të Përgjithshëm Vendor, një plan i cili legjitimoi ndërtimin e një sërë pallatesh shumëkatëshe në disa nga zonat e gjelbëruara të Tiranës, si pallati 17 katësh te Diga e Liqenit apo përballë Fakultetit të Ekonomisë.
Por, nëse dy vjet më përpara superdhëndri certifikonte planin urbanistik të Bashës, që betonoi dhe i hapi rrugën shumë pallateve në lulishte, sot vjen nën petkun e ambientalistit duke kundërshtuar veten e tij. Dhe si të mos mjaftonte kjo, asokohe me vlerësimin mjedisor të planit rregullues të Bashës, Malltezi certifikoi edhe ndërtimin 11 parkingjeve nëntokësore në qendër të Tiranës, përfshirë Parkun Rinia, duke e cilësuar si nevoja të qytetit.
Sot, në opozitë dhe i emëruar si sekretar për Mjedisin në PD, superdhëndri Malltezi ka ndryshuar qëndrim dhe kërkon referendum kundër vetes së tij. Plani i Përgjithshëm Vendor i firmosur nga Lulzim Basha në 2013 konfirmonte ndërtimin e një parkingu nëntokësor në Parkun Rinia dhe në disa zona të tjera.
kjo eshte per te qare dhe per te qeshur ……………….
o zot i madh ………………….
Kur te futet ky dhe Argita ne burg Saliu do behet dado i femijeve te ketyre dy hajduteve.
Ky psikopati qe shkaterroi jugun. Jane prek interesat se e zbythem nga Bashkia e Tiranes pasi betonizoi me lulin dhe tani ben si ambjentalist.
opo cbehet keshtu !
njeriu qe dha leje per betonizimin e liqenit sot del e proteston per gjelberimin ?!!
nuk di si ta shpjegoj.. valle i erdhen mend (gje qe dyshoj) apo perpiqet te mashtroje kot njerezit akoma ? Po ku shkon dhe gjen disa njerez te shkrete qe as nuk e dine per cfare protestojne.
si fillim mendoj se kjo proteste eshte shume qesharake, te protestosh per nje kend femijesh eshte budallik.
ama akoma me shume qesharake eshte fakti qe ne krye te protestesh eshte Malltezi ! E tmerrshme si ka mundesi nje person qe dha leje per betonizimin e Tiranes sot del e proteston per gjelberim, mir ky se fundja kte pune ka pature gjithmone po kta qe i shkojne pas sa mend mund te kene?? Gjynah si perdoren te shkretet.
ahh te mjeret njerez qe mashtrohen akoma nga Malltezi !
Kan aq shume mungese informacioni sa besojne cdo gje qe mund te thote nje mashtrues i degjeneruar, edhe ne ratin kur zoteria kerkon referendum kunder vetes se tij..