Ministri i Brendshëm, Angelino Alfano, takoi sot në Pallatin Viminale homologun e tij shqiptar Saimir Tahiri.
Në qendër të takimit ishin çështjet e sigurisë dhe bashkëpunimit në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar, si dhe çështja e emigracionit, duke iu referuar në mënyrë të veçantë skenarit ballkanik e adriatik. Lidhur me këtë, u analizuan perspektivat e një përforcimi të bashkëpunimit mes dy qeverive për të përballuar çështjen e parandalimit të fenomenit migrator e menaxhimit të tij, në rast të ardhjes së fluksit të të huajve drejt Adriatikut.
Për këtë qëllim u ra dakord të rritet shkëmbimi i informacioneve në kohë reale, të përforcohet bashkëpunimi operativ, me pjesëmarrjen shqiptare në patrullimin detar në kuadër të “Triton” dhe mbështetjen nga pala italiane për ngritjen e qendrave të pritjes dhe identifikimit të emigrantëve në territorin shqiptar.
Ministri i Punëve të Brendshme Tahiri konfirmoi vullnetin e qeverisë shqiptare për të vendosur mekanizmat e menjëhershëm dhe të frytshëm të bashkëpunimit në kuadër të parandalimit dhe menaxhimit të fluksit të emigrantëve.
Gjatë takimit, dy ministrat ranë dakord që sfidat e pamata që burojnë nga emigracioni i paligjshëm kërkojnë një impenjim dhe përgjegjësi të përbashkët të vendeve të origjinës, të tranzitit dhe të destinacionit, me synim përballimin dhe menaxhimin me efikasitet të të gjithë aspekteve humanitare dhe të sigurisë që lidhen me këtë fenomen kompleks.
Ata kanë theksuar mirëkuptimin mes Italisë e Shqipërisë për të përforcuar bashkëpunimin në sektorin e sigurisë dhe të luftës kundër terrorizimit; për administrimin e kufijve dhe të emigracionit, në luftën kundër emigracionit të paligjshëm dhe trafikut të emigrantëve, si dhe për të rritur aftësinë e forcave policore të të dy vendeve për këtë qëllim.
Kanë nënvizuar gjithashtu që një kontroll efikas i kufijve kontribuon për të parandaluar emigrimin e paligjshëm dhe tragjeditë njerëzore që mund të vijnë si pasojë. Si dhe kanë ritheksuar impenjimin maksimal për të parandaluar
rrugëtimet e rrezikshme të emigrantëve që rrezikojnë rëndë jetën e tyre, dhe për më tepër, për të promuovuar dhe respektuar të drejtat njerëzore në zbatimin e bashkëpunimit dypalësh, në përputhje me normat e të drejtës ndërkombëtare.
Në përfundim, palët vendosën:
-Përforcimin e nivelit të bashkëpunimit dhe asistencës teknike dhe trajnuese, edhe përmes furnizimit të mjeteve dhe aparaturave të përdorura në aktivitetin e kontrollit dhe mbikëqyrjes së kufirit, për t’u vënë në zbatim menjëherë në ditët në vijim;
-Finalizimin e shpejtë të projektit të Memorandumit të Bashkëpunimit që synon të promovojë dhe përforcojë bashkëpunimin e ndërsjelltë operativ mes forcave policore të Palëve Kontraktuese në sektorin e sigurisë, të parandalimit të terrorizmit, në sektorin e kufijve dhe emigrimit, luftës kundër emigrimit të paligjshëm dhe trafikut të emigrantëve.
Jo,more qelbesira doni tia Fusni Shqiperise Emigrantet ju plehrat e italise.Pse cfare kusuri emi,ne te mbajme terroriste dhe plehra.Ku i betmbombardimet neper lindbjen e mesme dhe ju merrini.Ta permbysim,kete qeveri te losbter anti shqiptare me,cdo,kusht
Ne aw,je,menyre bashkpunim,me keta plehra Italiane.Pse nuk i,cojne,ne Marok,dhe Egjipt apo,marokudhe Egjipti nuk i,pjerdh shume,keta
Mose keni mera se ska per te shkelur asnje emigrante ne shqiperi, se jane te informuare se ca eshte shqiperia. Po u futen ne shqiperi ngelen si miu ne carke se nuke kane asnje shance te kalojne ne itali. Keshtu rrini te qete se nuk jane aqe budallenje sirjanet. E shikojne se ca po behet po mberriten ne shqiperi kane per te perfunduare ne kampe qe do ngrejne italiane dhe do u japin na nje kore buke, ata nuke duane kete duan azile ne evropen veriore qe te fillojne jeten nga e para.
O vella po to Harron qe do rrijne ne Shqiperi sa te marrin pashaporten qe te ikin kudo ne Evrope pastaj.Do na i ngec ne Evropa sic ja ngeci greqise.Keshtu thoshin greket kemo perfitime financiare dhe evropa e ndihmoi dy vjetet e para dhe pastaj jua futi
shqiperia ka problemet e saje, ne drejtesi, papunsi.shqiperia nuk eshte pjestare e EUs ,dhe ne kete raste eu nuk mude ta kushtezoje per kalimin e refugjateve. qeveria jone duhet ti permbahet kshilles se k,austiak i cili i beri te qarte shqiperise qe te mbaje qendrim te perbashket me ta ,dhe te mos behet ure kalimi.