“Dhuna në institucionet shkollore mund të parandalohet vetëm përmes sensibilizimit dhe edukimit dhe jo përmes survejimit të kamerave apo patrullave të policisë” kështu është shprehur për Tema TV Drejtoresha e Arsimit Parauniversitar në Ministrinë e Arsimit, Zamira Gjini.
Ajo tha se rastet e fundit ku dy nxënës u kapën me armë zjarri në shkollë janë mjaft të rënda por përpos kësaj institucionet shkollore në të gjithë vendin ofrojnë siguri për nxënësit.