VIDEO/ Ja kush po e bllokon dekriminalizimin

4 Mars 2016, 14:00Politika TEMA

Sa herë që deputetët e Partisë Demokratike janë në komision bien dakort për gjithçka, por sapo dalin jashtë tij e kundërshtojnë me forcë.

Duket se konsultimet me Berishën rrëzojnë gjithçka është diskutuar dhe dakordësuar në komision.

Kjo video tregon momentin kur Oerd Bylykbashi i tregon Berishës ato që janë diskutuar në komision.

Menjëherë pas këtyre diskutimeve Berisha ka lëshuar një deklaratë ku paralajmëron dështimin e negociatave.

“Dje gjatë gjithë ditës u zhvilluan negociata, por faktikisht për PS i drejtonte me telefon ‘grupi i gatshëm i kriminelëve’ që nuk duan të largohen nga parlamenti. T’u tregosh shqiptarëve se çfarë bënë këta gjatë gjithë ditës, është një skenar i turpshëm. Që të gjitha këto janë të llogaritura se si grupi delinkuent i shpëton dekriminalizimit dhe si Rama të faktojë besimin se në grupin e tij nuk ekziston asnjë i inkriminuar”, ka deklaruar Berisha.

“Ata kundërshtojnë të mos përdoret termi indicie, term i zakonshëm në jurisprudencë, e mbajtën 5 orë komisionin, pastaj kanë gjetur një modalitet tjetër me të cilin e bllokojnë procesin. Bazuar në ligjin e marrëdhenieve juridike me të tjerë, ata kërkojnë që prokurori pasi merr dokumentin i referohet kodit të procedurës penale, i japin prokurorit atribute të gjyqtarit, ne e kundërshtojmë këtë se ne i njohim të drejtën cdo njeriu që të shkojë me këtë vendim administrativ në gjykatë, të nxjerrë të drejtën e tij, po ky është i ndarë nga ai gjyqësor. Grupi Xhafa, cfarë kanë cuar në Venecia, qe gjykatësit, prokurorët që marrin masa administrative, nuk kanë të drejtë të shkojnë e të ankohen në gjykatë”,­ përfundoi Berisha, duke numëruar pikat ku ndahen palët mes tyre në negociata

3 komente në “VIDEO/ Ja kush po e bllokon dekriminalizimin”

  1. naku says:

    Kush e bllokon dekriminaluzimin ne e dim por,nje gje se dinim ,mazhorance ne te dobet dhe me qesharake se kjo e tanishmja zor se gjen ne Toke! Na kan shkuar votat dem.

    1. Poulo says:

      Shko tek Berisha

  2. sali says:

    Po tregoi dicka jo shume te zakonte.
    Emri im eshte Sali i ngjashem me ate te Vicidolarit.
    U bene shume vite qe shumica tallen me mua per hir
    te emrit! Keshtu vendosa ti drejtohem Kshillit te Bashkise
    ku jetoj qe te nderoi Emrin… Prita dhe me erdhi nje pergjigje:
    Kete emer sa te jemi Ne ketu,nuk do ta japim mundesine per ta
    nderuar. I cuditur,arrita ti pyes: A nuk eshte ky cenim i te drejtave dhe
    lirite e individit? Jo me thone! Ne ku ti gjejme te kemi sa me shume Salira!
    Po mire ju gjegjem une:Nuk ju delnje i tille por doni te tjere?
    Ne mund ta nderojme por me nje kusht: Te pelqesh nje emer si:
    Stalin,Enver apo Hitler.Vetem keta jane toidhjo si te quhesh Sali!
    Mbeta,dhe sot quhem Sali! Me mire te mos jem se merova dynjane.
    Si me do: Sherrxhi,Llafazan, Vrrastar apo Grabitqare, Maloke dhe Rrumpalle.
    E c,nukme thone,vetem Njeri Jo!
    A pse me vute nje Emer te tille?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje