Kush janë “komunistët” e rinj të organizatës politike që protestojnë kundër parkut

6 Mars 2016, 20:08Sociale TEMA

Të rinjtë që u përplasën sot me policinë, duke kundërshtuar këndin e lojërave për fëmijë të liqeni, janë pjesë e një grupimi që quhet Organizata Politike, të cilët identifikohen edhe si komunistët e rinj.

Mblidhen çdo ditë në një shtëpi private, pranë 21 Dhjetorit, të quajtur “Logu i Shkëndijes”, ndërkohë që në derën e vilës kanë piktuar edhe një trëndafil, simbol i majtë.

Nuk është hera e parë që ata protestojnë duke përdorur veprime të dhunshme, pasi prej kohësh janë angazhuar në disa protesta kundër reformës arsimore, e me sa duket përdorin çdo mjet për t’u kthyer në faktor dhe të qenurit në qendër të vëmendjes e kanë kthyer në çështje parësore.

Sot në mëngjes ata kanë hedhur në faqet sociale foto të tyre, ku me grushtin lart (simbol i Partisë së Punës së ish diktatorit Enver Hoxha) paralajmëronin organizimin e protestës së radhës, po ashtu edhe dhunën.

Pak kohë para se të niste protesta e tyre, në faqen sociale Facebook, të rinjtë janë shprehur të gatshëm të përplasen edhe me policinë dhe të mos ndalen në rrugën e tyre.

“Gati për aksion. Fryma është e lartë. S’ka polic që na ndal dhe ca ira, a ca ira”, shkruajnë aktivistët ku shfaqen të grumbulluar së bashku pak minuta përpara nisjes së protestës.

22 komente në “Kush janë “komunistët” e rinj të organizatës politike që protestojnë kundër parkut”

  1. bollsheviku me bole fiku says:

    urra urra urraaa…hhaaaaa…

    1. I RIU KOMUNIST says:

      Opssss,nese eshte e vertete se keta te rinj jane nje grup komunistesh atehere gjerat ndryshojne! Une nuk kam perkrahur pengesat qe i sillen Bashkise per ndertimin e lojrave ne Park (pasi s’ka asgje te keqe te behen aty),por protesten si mjet per t’u afirmuar ne opinionin publik e quaj mjet shume efikas.Nese jane nje grup komunist,ky eshte nje lajm fantastik dhe i mire per realitetin e shoqerise shqiptare.Levizja e vertete komuniste qe mungon (apo eshte fare e dobet) ne keta 25 vjet,eshte nje DOMOSDOSHMERI historike per shqiptaret.
      Komunistet duhet te behen REALISHT faktore politike ne Shqiperi,pasi dihet boterisht qe te vetmit qe thone te verteten ne kete bote jane komunistet (pavaresisht se e verteta nuk i pelqen shumekujt).Pastaj e ardhmja nuk ka dyshim qe u perket komunisteve (jo atyre te vjeterve sic “ironizon” ky gazetaruci kur thote se grushti na qenka simbol i PPSh ? )

  2. Saimir says:

    Grushti larte eshte simbol komunist te cilin e morri partia e punes por edhe organizata te ndrsyhme qe luftonin per te drejtat e njeriut.

  3. Edlira says:

    Le t’i arrestojne si antare te nje organizate qe kerkon vetem rremuje e destabilizim e pastaj le te flasin “komunistet” e rinj. Po sikur te mblidhen qytetaret e Tiranes qe jane pro ketij parku per femije e t’u bejne nje antiproteste si do te reagojne keta rebelet buzequmesht. Keqdashesit, njerezit pa vlera, vandalet, militantet ekstremiste pavaresisht se mund te mos i bashkojne shume gjera nje pike e kane te perbashket; rremujen e destabilizimin.

  4. Shoku Tarras says:

    Bravo bijte e mi,jam krenar per ju.

  5. DIA says:

    O dizinformuesit e Meros po nuk u vjen turp, po edhe laburistet angleze mbajne terndafila te kuq ne gjoks, cfare do te thote kjo, pastaj kush eshte ai filozof qe na nxjerrka grushtin si simbol te partise se punes dhe te Enverit, po ju as perralla nuk dini te shkruani, sa u paguan piktori me shitesin e fiqve.

  6. maximus says:

    keta qenkan te gjithe o kasolle ku na mblodhe, njeri me m**t se tjetri, veçanerisht ky mjeker cjapi qe i duket vetja si tre musketjeret, e ndoqa nje here te klani kete mustaqemiun, injorant me te madh qe s’dinte te lidhte dy fjale dhe dilte gjithmone bllof me veten e tij, s’mund te gjesh ne planet, ky te ben ta urresh edhe kur flet, me ngriti kacabunjte, ta kisha afer , do tja kisha thyer nja dy brinje. kur ngelen fatet e shqiperise ne duart e ketyre, kesaj i thone te mbytesh me nje pike uje.

  7. E po kjo pune! says:

    e po u bene keta te na tregojne arrat… ikni e zini ndonje pune dhe mos u lodhni shume me takime snobash…

    1. berti says:

      Epo aty qendron problemi se nuk duan vende pune dosido se e mbajne vete si “intelektuhalet e rinj”…..

  8. shaqo says:

    Komunistet ndertonin shtetin, nuk e shkaterronin, zoteri.
    Keta jane anarkisto-fashistet e rinj, qe nuk duan shtet, por rrumpalle.
    Paske nivel teper te ulet, madje as medioker s’qenke.
    Apo mos je Merua vete? Se merua e filloi me rrumpallen dhe ne saje te rrumpalles u be i pasur, tani i hedh vicka atij.

  9. Haaaaa says:

    Jane forma te njohura keto,gjoja sikur ata qe kundershtojne parkun jane komuniste!
    Haaaaaaaa!!!
    Po per cfare idesh komuniste luftojne keta koqe kandari???
    Mos perdorni kaq forma idiote per te mashtruar popullin!
    KOMUNIZMI KA IDEALE e nuki merret me mbrockulla te tilla te denja per te DROGUARIT!
    HAAAAAAAAAAAAA!

  10. rudini says:

    Jane radikal te majte dhe meritojne respekt.

  11. Albi says:

    Kushdo qe te jene, jane njerez shume here me te paster, me idealiste, me te ndershem se ata qindra FRESSH-ista qe shkojne te degjojne debilliqet e Jolezes, qe neser te kene mundesi te behen Toma, Armando, apo Koco i ardhshem.

    Nuk i vjen shoqerise e keqja nga keta, edhe po lexuan Marksin icik me shume sec duhet. Perkundrazi, keta e shkundin shoqerine nga apatia qe e ka zene.

  12. Nardi says:

    Po partia komuniste e PD-se cfate do me keta?

  13. RADIKAL says:

    GRUSHTI ESHTE REZISTENC.BESOJ SE MAJTISTET E VERTET JANE KUNDRA BEJLEREVE TE PARTIS SOCIALISTE.PS NUK PERFAQESON ME TE MAJTEN POR INTERESAT E DISA MILIRDEREVE….

  14. al paci says:

    Nuke jane te majte ase te djathte keta jane thjeshte parazite, ti pyesin njeher keta te organizates se leshit qe jane disa qe i kane kaluare te 35 vjece kane punuar nje dite ne jeten e tyre, po pati punuar sikure njeri te pakten nje dite une do tu jape te drejte. Jane thjeshte parazitet e mbledhur bashke. Ka ne cdo vende te evropes dhe botes si keta qe rrine gjithe diten dhe nxjerin shkenca nga mendja.

  15. kasem gahinja says:

    asgjee perbashket me komunistet.i identifikojne te tille per te goditur komunistet dhe idealin e tyre .jane segmente te pd .vetem ky kallep ushqen vandalizmin dhe anarkine ,sepse duan te vine ne pushtet nepermjet anarkise dhedestabilizimit.

  16. qytetari B says:

    Ne Shqiperi si çdo çudi po ndodh dhe kjo: Ata qe nuk kane femije jane kunder argetimit te femijeve! Kush duhet ti mbroje femijet nga keta rrugaç femije? Ato femra dhe meshkuj qe s’kane familje dalin e te mesojne se si ndertohet familja dhe si mund te jetoje gjate ajo! Prandaj familjen e ka marre m… ne ate vend. Ata qe jane te pasur ne ate vend dalin e protestojne per te varferit! Prandaj te varferit me keq e kane. Kriminelet dalin e protestojne per te drejta dhe liri! Prandaj liria eshte kthyer ne çthurje dhe drejtesia ne vetegjyqesi.Ata qe kane pune dalin e protestojne per te papunet, prandaj te papunet pine birra e kafe tere dite, por bejne dhe pune te tjera. E keshtu me radhe…

  17. fieraku NGA ferrasi says:

    Do te doja te ishin KOmuniste
    Tju hynin ketyre te dy paleve si enveri rahmet MOS gjete
    Qenkan te logu shkendijes
    Po mjafti ku i Bente mbledhjet
    Te halja sorrosit
    Forca cuna
    Meqe paska KOmuniste edhe me te rrezikshem de PD e PS pushka top ju befte
    Ruajeni pronen e perbashket.

  18. Moisi Golemi says:

    Keta jane aq komuniste, sa jane edhe eskimezet afrikane. Nje grumbull parazitesh, anarkisto- pseudomarksisto-humbamenisto-filozofo-pordhacesh jane. Mjaft u bete reklame ketyre deshtakeve.

  19. tangopi says:

    te frustruar seksualisht shif foton raporti 1 me 4 vetem nqs jane dhe ylberista ne kete rast rebusi nuk ka zgjidhje

  20. capi says:

    Me dy llafe.
    Komunizmi lindi dhe u zhvillua si ideologji derisa ai u ngrit ne pushtet ne gjysmen e botes, me qellim per te shembur kapitalizmin cnjerezor. Dhe humbi, dhe objektivisht eshte i pakthyeshem – sepse… . Sot nuk shtrohet ceshtja e zgjedhjes te sistemit politik qeverises. Zgjedhja eshte bere, dhe jo vetem ketu – po ajo eshte ngritur ne nivel global, boteror, pra, nuk ka pse. Ajo qe populli sot kerkon eshte Demokracia e Vertete, ose AntiSaliizmi. Demokracia e Vertete nuk ka lidhje me Komunizmin as ekonomikisht, as politikisht etj,. etj. Pra le te ndihmesojme per Demokracine e Vertete e cila sendertohet ne “pushtet i popullit” vetem nepermjet zgjedhjeve te lira, ekonomise se tregut te lire, qarkullimit te lire te njerezve, ideve, drejtesise shoqerore etj., etj.
    “Komunistet” e shperfaqur ne foton mesiper jane: ose “idealiste naive”, ose “idealiste te kamufluar” partiake. Tung.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje