Në vitin 2007, qeveria e atëhershme nënshkroi një marrëveshje koncesioni, e cila kaloi disa vendburime të rëndësishme nafte dhe gazi te një kompani kanadeze me emrin “Stream Oil”.
Marrëveshja përfshinte vendburimin e naftës në Cakran-Mollaj, atë të Ballsh-Hekalit, vendburimin Gorisht-Koculit dhe fushën e Delvinës.
Por në vitin e 2014, “Stream” u ble tërësisht nga një kompani amerikane e quajtur “Transatlantic Petroleum”. Kompania e re, e cila zotërohet nga miliarderi amerikan Malon Mitchell, në fillim ishte entuziaste për investimet në Shqipëri.
“Ne shohim potencial domethënës për rritje në Shqipëri dhe presim të rrisim vlerën e këtyre aseteve”.
Por vetëm pak ditë më parë, përmes një njoftimi të beftë, “Transatlantic” njoftoi shitjen e të gjitha aseteve të saj në Shqipëri, te një kompani e panjohur me emrin “GBC Oil”. Sipas marrrëveshjes, kompania e re “GBC Oil” ka marrë përsipër të paguajë 2.3 milionë euro borxhe te një bankë private dhe 29.2 milionë euro të tjera borxhe, që “Transatlantic” dhe më parë “Stream” kanë akumuluar ndaj shtetit shqiptar apo bankave të tjera.
Transaksioni ka alarmuar autoritetet shqiptare. “Albpetrol” dhe “Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore” dyshojnë se, përmes tij po synohet shmangia e borxheve prej 13 milionë eurosh, që “Transatlantic” ka ndaj shtetit shqiptar.
Drejtues të AKBN-së thanë për Top Channel se, kontrata koncesionare është lënë evazive dhe nuk përcakton qartë, nëse shteti mund ta bllokojë transaksionin. Por, ata bëjnë të ditur se kanë nisur ndërkohë procedurat për zgjidhjen e kontratës koncesionare, për shkak se, si “Stream” ashtu dhe “Transatlantic” nuk kanë përmbushur kushtet e saj.
Sipas këtyre burimeve, kjo është edhe shpresa më e mirë që shteti ka për ta shpallur të paligjshëm transaksionin, i cili nëse do të finalizohet plotësisht, do ta bënte të pamundur arkëtimin e 13 milionë eurove borxhe, që koncesionari ka ndaj shtetit, dhe dhjetëra milionë të tjerave ndaj palëve të treta./ TCH
Vetem ne SHQIPERI per 25 vjet, nxjerrja dhe shitja e naftes se vendit nga qeveritaret e te gjithave ngjyrave, PD + LSI +PS, eshte me humbje.
Me kete jemi shteti i vetem ne bote qe jemi futur ne Librin Gines qe me naften dalim me humbje, deficit dhe borxhe. Dhe ne anen tjeter ne tregun e mbrendshem, ne Shqiperi, cmimi i shitjes se karburantit eshte jashte cdo standarti dhe cilesie dhe zeme vendin e PARE ne Ballkan, vendin e 6-te Evrope dhe te 11-te ne bote per shtrenjesi cmimi.
Ky lloj karburant jashte cdo lloj cilesie po shkaterron makinat e shqiptareve, por kur shkon per kolaudim te thone dhe te kthejne mbrapsht sepse makina te ben ndotje ambjenti. Keto jane peshqeshet e EDI RAMES dhe EDMOND HAXHINASTOS. Tung.
Ti paguaj Bodja me Saliun.
Ne pushtet, ne pozite dhe ne qeveri per 25-se vjet qeverisje te ashtuquajtur demokratike, 13-te vjet ka qene PD-ja dhe 12-te vjet PS-ja ku eshte aktualisht prej 30-te muajsh me EDI RAMEN. Kuptohet jemi me mire duke patur parasysh dhe krahasuar me standartet e vitit 1939. Si perfundim nderlidhesi me ndej ne fuqi, ne pozite eshte LSI-ja, ku si PD-ja dhe PS-ja njera eshte fekale dhe tjetra mut qe qelbin keto 25-se vjet dynjane dhe hapesiren shqiptare.