TAP, ringrihet pas 9 vjetësh Instituti i Naftës dhe Gazit

2 Mars 2016, 12:55Ekonomia TEMA

Nëntë vjet pasi Instituti i Naftës dhe Gazit u mbyll me vendim qeverie, ky institucion do të ringrihet, por tashmë i rikonceptuar për shkak të përfshirjes së Shqipërisë në projektin e gazsjellësit TAP, dhe tashëm do të përfshijë studime për të gjithë infrastrukturën e gazit.

Ringritja e këtij institucioni është pjesë e projektit “Ndërtimi i kapaciteteve për infrastrukturën e lartë në sektorin e gazit”, i financuar nga qeveria zvicerane me një shumë prej 6 milionë eurosh. Nisja e projektit është njoftuar këtë të mërkurë nga vetë ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri, dhe ambasadori zviceran në Tiranë.

I kemi vendosur vetes një objektiv shumë të rëndësishëm në këtë projekt dhe krijimi i kapaciteteve teknike për gazin, siç është krijimi i Institutit të Naftës dhe të Gazit. Një institucion aq i nevojshëm për Shqipërinë. Fatkeqësisht, në 10-15 vitet e fundit Shqipëria i humbi shumë nga këto kapacitete, duke mbetur me mangësi të mëdha teknike, përsa i përket zhvillimeve hidrokarbure. Pikërisht ky projekt merr përsipër të ngrejë këtë ekspertizë, që ne ta kemi për gazin dhe për naftën. Ky është prapë një element shumë i rëndësishëm i këtij projekti. Unë dua ta përgëzoj kompaninë dhe shpresoj të kemi një bashkëpunim shumë të mirë për të ngritur më në fund këto kapacitete teknike në Shqipëri”, tha Gjiknuri.

Një tjetër element i rëndësishëm i projektit është edhe vënia në punë e termocentraleve me gaz, siç është TEC i Vlorës. Pjesë e rëndësishme e tij është studimi i fizibilitetit për lidhjen e këtij TEC-i me gazsjellësin TAP.

Projekti përfshin gjithashtu edhe krahasimin e marrëveshjeve të TAP me Greqinë e Shqipërinë, me synim maksimalizimin e përfitimeve.

9 komente në “TAP, ringrihet pas 9 vjetësh Instituti i Naftës dhe Gazit”

  1. Vlashi Fili says:

    Shyqyr qe u kujtuan per efektivitetin e ketij institucioni shkencor qe I ka dhene vendit shume struktura naftedhe gaz mbajtese. Urime dhe suksese ketij institute.

  2. Beniku says:

    Si more kini dalë kundra vendimit te Largpamsit, Euroditit pa tru , te kultururit rrugac Sali ? Po ai s’a mezi e mbylli ate institut Ju e hapni? Po c’beni more ,c’beni.? !

  3. PLAKU says:

    Ne se kjo ndodh ,eshte nje hap shume i mire dhe eshte per t’u lavderuar .Nje problem qe te gjithe specialistet e fushes se naftes dhe te gazit e kane kerkuar per vite te tera Le te shpresojme ..Lexoni me shume per kete fakt
    https://naftetari.files.wordpress.com/2015/10/mbi-master-planin-per-gazin-natyror.pdf

  4. gjergji foto says:

    Deri tani asgjë e saktë nuk është bërë në përzgjedhjen e specialistëve, përfshi edhe ata që janë pranë
    Ministrit. Edhe punonjësit e Institutit të ri do të jenë të rastësishëm? Kush do të punojë atje? Si ka ndodhur me Albpetrolin që ka grumbulluar nga të gjitha fushat inxhinierike dhe Baçelorë?. Kështu thotë Kontrolli i Shtetit. dhe vërtet nuk ka specialistë, aq sa nuk gjenden edhe në Institutin e Gjeoshkencave pranë UPT. Vleshi Fili gëzohet që do ngrihet por jam i bindur se nuk e di gjendjen këtu! Të shohim!

  5. Guri says:

    Ky është mashtrim. Ky nuk është Instituti i dikurshëm i Kërkimeve të Naftës dhe të Gazit. Ky as nuk i përmban fjalët kërkim nafte dhe gazi. Në këtë rast kemi të bëjmë me një qendër të përkohëshme studimore për shpërndarjen e rrjetit të gazit në Shqipëri, gaz që do të vijë nga TAP. Aty do te jenë edhe disa specialistë vendburimesh nafte, të cilët do të “vrojtojnë” se si vidhet nafta nga kompanitë e huaja (i dëmtojnë ato apo jo vendburimet, shkaktojnë ato apo jo tërmete…). Këta specialistë nafte, të cilët mund të korruptohen me disa dollarë, gjithmonë do të mbështesin qeverinë (nafta nuk po vidhet, vendburimet e naftës nuk po dëmtohen….). Kjo i duhet qeverisë për t’i treguar popullit se ajo ka kontroll të fortë, jo si qeveria “Berisha”. Mjer mileti…

  6. Genc says:

    Genc: Mbeshtes mendimet e Z. Gjergji Foto dhe z. “Guri”.

  7. Adi says:

    Te fundit si gjithmone, tani qe fucia e naftes ngeli ke 20-30 dollareshi harrojeni projektin TAP se nuk hedh askush gjithe ato miljarda investime per nje komoditet qe i ka ikur koha.

  8. Dritan Spahiu says:

    Duke falenderuar te gjithe komentuesit, shpreh bindjen e plote si rikrijimi i Institutit te Naftes dhe Gazit do t’i jape nje hov cilesor zhvillimit shkencor te sektorit hidrokarbur ne Shqiperi. I mbeshtes shqetesimet e Profesor Foto, te cilin e ftoj te diskutojme mbi modelin me te mire te krijimit te ketij instituti.

  9. Fatmir Shehu - Inxhinier NAFTE says:

    Kuptohet se tani instituti i Naftes nuk do jete kopje apo me ato detyra dhe pergjegjesi qe kane pasur Institutet qe kemi pasur. Ne qe kemi punuar dhe qe i kemi krijuar ato Institute kemi nostalgjine tone, por duke u thelluar ne kerkesat e kohes , per tani dhe per te ardhmen, nuk kemi qene larg dhe nuk kemi luajtur rolin e indiferentit per ri-ngritjen e Institutit te Naftes dhe gazit. Pra , ringritja e ketij Instituti nuk erdhi vetevetiu – por erdhi si nje rezultat i nje lufte te gjate te specialisteve te Naftes , nje prej te cileve jame dhe une. Me mundesit tona , dhe eksperiencen qe kemi trasheguar kemi qene ne balle te luftes per ringritjen e ketij Instituti. Sigurisht qe eshte nje fjale goje qe te ngrihet nje Institut Nafte por mendoj se: ne se njerzit qe do zgjidhen per te punuar ne kete Institut ( sidomos lidershipi i tije!) do i kuptojne mire kerkesat e kohes , do lidhen dhe do bashkepunojne me Institutet e te njejtit profil qe ekzistojne ne vende te ndryesheme te Botes , do konsultohet e do skrinoje mendimin dhe eksperiencen e trashegimtareve te ish Instituteve te Naftes , qe jane akoma aktive ne jeten intelektuale te vendit ,Instituti i Naftes qe do ringrihet , nuk ka se si mos te lozin rolin e tyre pozitiv ne ecurine e industrise sone te naftes dhe te gazit sipas standarteve qe kane dhe shtetet e tjera qe e kane kete pasuri. Interpertimet politike qe mund ti behen kesaj ngjarje mendoj se kane vendin e tyre dhe nuk mund te ndalen , madje jane te dobisheme , por di nje gje qe shkenca i sherben ekonomise dhe popullit qe e perfaqeson , madje e ka per detyre qe me kembengulje dhe embeshtetur ne argumenta kokeforte qe duhety ti siguroje me punen e saje , te coje ne binaret e duhura edhe politiken . Shpesh , intelektualet dhe njerzit e ditur ja hedhin njeqind per qind fajin politikes.Por une kame bindje te plote qe ne moment te caktuara Intelektualet kane pergjegjesine e tyre qe duhet ta gjejne tek mosguzimi , moskopentenca e arrire , militatinzmi i nje anshem politik etj. Me gjithe ate , nuk mund te mos pergesoj dhe falnderoje Ministrin Gjiknuri dhe Drejtorin perkates te Drejtorise Hidrokarbureve Z.Dritan Spahiun dhe vete kete drejtori te cilat na kane degjuar me vemendje , dhe me bindjen qe kemi krijuar bashkarisht , kjo ngjarje shume e rendeshisheme dhe e dashur per neve pioneret e shkences dhe teknologjise se industrise se Naftes dh e GAZIT u realizua NENE DREJTIMIN E TYRE. Tani eshte koha qe mund te themi :”U tha Burra!” . Lusim qe koha per te thene :”U be burra!!” te jete shume e afert dhe, kjo eshte koha me interesante dhe realizuese . Beje thirrje per koleget e mije te respektuar qe kush ka nje mendim te dobishem mos ta kursej , kush ka fuqi per te luftuar akoma ne kete fushe te lavdisheme :” armen e eksperience e te dijes – ta rrembej!” . Une kame bindjen se nje Institut i tille duhet sepse ka si baze pasurine dhe eksperiencen qe kemi ( Industria Jone e Naftes ka nje eksperience shekullore – dhe rendiet nga te paket shtete qe e kane zhvilluar te paret kete Industri dhe ne mos nga shume te paktet shtete qe kane cfrytezuarte paret historikisht – bitumin, gje qe s’eshte gje tjeter vec se nje neneprodukt nafte ) dhe po ashtu kame besim se Shqiperia nuk e ka humbur ate eksperience qe e krijoi me thonje e me dhembe ne kuadrin e dy instituteve te Naftes qe ka pasur dhe ne kuadrin e punes titanike qe bene puntoret , mjeshtrit dhe gjithe specialistete e specialisteteve te ndryeshem ne te gjitha strukturat e Industrise sone shekullor e te Naftes dhe te GAZIT .

    Me respekt,

    Fatmir SHEHU

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje