Zëvendëspresidenti i Bankës Botërore për Europën Qendrore dhe Azinë, z. Cyril Myller, thotë se “ekonomia shqiptare po shpërblehet për reformat dhe politikat e forta makro-ekonomike të ndërmarra në dy vjet”. Gjatë një takimi me Ministrin e Financave Arben Ahmetaj Myller tha se një nga çështjet me rëndësi për Bankën Botërore është konkurrueshmëria e ekonomisë shqiptare. “Shumë vende bëjnë përpjekje të vazhdueshme për të përmirësuar klimën e biznesit. Sfida është të rrisim aksesin në tregje, pra çfarë duhet bërë që produktet dhe shërbimet shqiptare të depërtojnë në tregjet europiane. Nëse do të doja të kuptoja se si po funksionon modeli i rritjes së një vendi, do të shihja shifrën e eksporteve. Dhe kur unë shoh rajonin, ajo që shikoj është se Shqipëria e ka të gjithë potencialin për të parë benefitet e politikave të saj, qoftë në aspektin e investimeve të huaja direkte, ashtu edhe në ndryshimin e perceptimit të tregjeve”
Ministri Ahmetaj theksoi se dikasteri i tij do të monitoroj investimevt publikedhe do të koordinoj planin e veprimit për uljen e nivelit të kredive të këqija.
Duke bërë një prezantim të përgjithshëm të performancës ekonomike, Ministri Ahmetaj u shpreh se rritja ekonomike në vitin 2015 pritet të konfirmohet në 2.75%. Për vitin 2016, të gjithë treguesit mbështesin një rritje në nivelin 3.4%. Ka pasur një performancë të mirë të sektorëve, si turizmi apo bujqësia. Eksportet definitive, nëse heqim impaktin e rënies së çmimeve të mineraleve dhe lëndëve djegëse, janë rritur me 8%, të ndihmuara nga manifaktura, industria e lehtë dhe bujqësia. Modeli i ri i rritjes ekonomike, bazuar në eksporte dhe investime të huaja direkte, po funksionon” – tha Ministri.
Investimet e huaja direkte për nëntëmujorin 2015, janë 714 milionë euro. Për të gjithë periudhën, ato ishin rreth 19.8% më të larta në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në raport me PBB-në nominale, investimet e huaja direkte ishin në nivelin 9.3%, ose vendi i dytë në rajon pas Malit të Zi.
“Nëse do të bëjmë një projeksion bazuar në trendin e tre tremujorëve të parë, mesatarisht, pritshmëritë tona janë për një shifër dikur tek 950 milionë euro për vitin 2015 në total” – u shpreh Ministri.
Ndjekja e programit me FMN ishte një tjetër pikë e diskutimit. “Trajektorja e uljës së borxhit do të mbështetet me politikat në vijim, edhe në kuadër të programit. Do të përmirësojmë performancën e të ardhurave dhe dy muajt e parë të vitit, kanë treguar përmirësim. Kemi një platformë të re risku në tatime dhe po punojmë për një logjikë risku të koordinuar mes tatimeve dhe doganave.
Jane fjale qe perforcojne punen e qeverise. Reformat qe jane ndermarr do ti japin frytet e veta .
Shlyerja e nje borxhi te fshehur me nje vlere prej 720 mln dollare, te trasheguara, ndermarrja e nje sere masash si energji, ne formalizimin e ekonomise mund te cilesohen si veprimet e duhura. Ekonomia eshte futur ne shina, tashme duhet te reflektohet rritje e saja ne menyre qe te preken te gjitha shtreast e shoqerise.
Reformat,cfaredolloj te jene ato, jane gjithmone te veshtira per cdo lloj shteti aq me pak per nje shtet te vogel e te shkaterruar ekonomikisht si ky i joni. Por si cdo refrome edhe kjo ne ekonomi do i sillte efektet e saj pozitive nje dite dhe ja ku po i shohim tani konkretisht.
Reformat per ktr vend ishin te rendesishem ndaj duhesh bere. Po mos ishte bere ajo e energjise apo fiskale nje zot e di ca derexheje mund te ishim sot.
jo se ne fillim te gjithe dolen kunder qeverise per reformat ne ekonomi, nuk lane gje pa thene e pa mallkuar ama tani na del se kto reforma paskan sjelle efekte pozitive ne ekonomi.
Jane genjeshtra qe te justifikojne pushtimin dhe skllaverine qe po na bejne.Ekonomia eshte jo pertoke po nentoke keme far.Po Banka boterore do ti portretizoje borxhet qe na dha si ndihme efikase dhe perqindjet qe na rrjep si nje gje qe ne ja vlen tia paguajme kesaj banke
E drejte. Reformat kane koston e tyre por ne nje moment te caktuar japin efektin e tyre pozitiv, kjo eshte edhe arsyeja se perse ndermerren. Reforma ne sistemin energjitik, ne luften ndaj informalitetit, ne formalizimin e bizneseve dhe ekonomise tashme jane fakt real per vendin. Gjithsesi ka akoma pune per te bere.
paskan ran m’ujdi per Rapidon Numero 3 te Thesarit
mafiozet ,e pa perkedhelin budallain
Plani 5 vjeçar u plotesua, rroft partia socialiste me ne krie Edi Ramën.
Parti e Punes, Parti e Punes
Brohoritje shokë
ore ju komentuesit e paguar. vendosni emra pak me te ndryshem dhe shkruani me ndonje gabim se kuptohet qe beni propagande.. sa leke eshte komenti aman se jam pa pune??