"Xhihadistët" debat me kreun e Komunitetit Mysliman: Fatkeqësi që myslimanët kanë kryetar një psikolog

8 Mars 2016, 10:48Kronika TEMA

Gjyqi ndaj të akuzuarve të Prokurorisë për nxitje përmes predikimit për kryerje të krimeve terroriste dhe për rekrutim personash, që nisen drejt Sirisë ka vijuar sot në Gjykatën e Krimeve të Rënda me dëshminë e kreut të Komitetit të Myslimanëve, Skëndër Bruçaj.

Bruçaj është thirrur për të dëshmuar me kërkesë të të pandehurit Orion Reçi, ish-imam i Xhamisë së “Unazës së re”.

Para trupit gjykues, kreu i Myslimanëve ka deklaruar se nuk ka lidhje me çështjen e ngritur, raporton Ora News.

Bruçaj: Nuk kam lidhje me çështjen e ngritur. I kam dërguar përgjigje Prokurorise për xhamitë jashtë juridiksionit tonë. Kam dhënë informacion pas kërkesës së bërë nga Prokuroria.Këto xhami nuk kanë imam të emëruar nga KMSH.

Por pas kësaj deklarate të Bruçaj kanë ardhur reagimet e të pandehurve, duke debatuar me kreun e KMSH-së.

Genci Balla e Bujar Hysa i kanë kërkuar llogari Bruçaj, duke e pyetur: “Kush ta jep të drejtën të na përfaqësosh?”

“Është fatkeqësi që komuniteti mysliman ka një kryetar psikolog” ka shtuar më tej Bujar Hysa.

Pasi la sallën e gjyqit, Bruçaj u shpreh për mediat:

“Kemi ndjekur me shqetësim procesin.KMSH shpreson që procesi gjyqësor të përfundojë sa më shpejt”.

2 komente në ““Xhihadistët” debat me kreun e Komunitetit Mysliman: Fatkeqësi që myslimanët kanë kryetar një psikolog”

  1. loni says:

    sigurisht sa me shpejt,me varje per keta sende te shpifura,se njerez nuk quhen,varja eshte zgjidhja me prefekte per keta mjekerrcjapet,qe te shkojne ne parajse para kohe,kete nuk duan keta,atehere cpret gjykata ti vari,nuk humb gje shqiperia per ca sende plera si keta me mjekra si cjap,basdarter.

  2. pali says:

    Perse nuk i shembni xhamite qe jane jashta juridiksionit tuej,sepse tue i ruejte ato gjithmone kane me krijue probleme.Shembja e tyne e zgjidh perfundimisht edhe sherrin mes Komunitetit dhe vehabisteve.Shembja duhet ba se ato jane ndertue me pare te pista .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje