Borxhi i jashtëm bruto i Shqipërisë u rrit në afro 7.5 miliardë euro në tremujorin e tretë të vitit 2015, duke u rritur me 8.2 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2014, bëri të ditur Banka e Shqipërisë në raportin e saj periodik mbi këtë tregues.
Borxhi i jashtëm bruto është një tregues që përfshin borxhin e jashtëm të qeverisë, borxhin që bankat marrin jashtë vendit si dhe borxhin e sektorëve të tjerë, përfshirë Investimet e Huaja të Drejtpërdrejta.
Sipas raportit të BSH, borxhi i jashtëm bruto u rrit me 569.4 milionë euro dhe se ai tani është në masën 73.1 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto, me rritje prej 3.3 për qind të PBB-së.
Qeveria qe përgjegjësja kryesore e rritjes së borxhit të jashtëm bruto gjatë periudhës në diskutim, ndërsa sektorët e tjerë patën aktivitet të paktë.
“Qeveria e përgjithshme është sektori me peshën më të madhe në totalin e stokut të borxhit të jashtëm, me rreth 41%. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, pesha e borxhit të qeverisë qendrore shënoi një rritje me rreth 3.2 pikë përqindjeje. Stoku i borxhit të qeverisë së përgjithshme arriti vlerën 3,062 milionë euro dhe u vlerësua në 29.9% ndaj PBB-së nominale,” thuhet në raport.
Huamarrja e bankave nga jashtë vendit u rrit me vetëm 64 milionë euro ndërsa huamarrja përmes kanalit të investimeve të huaja të drejtpërdrejta u rrit me vetëm 21.1 milionë euro.
Qeveria shqiptare e rriti huamarrjen e vet të jashtme si pjesë e përpjekjeve për të lehtësuar tregun e brendshëm të kreditit me synimin e uljes së borxhit publik të brendshëm dhe detyrimin e bankave që të japin më shumë kredi. Plani deri tani ka qenë pjesërisht i pasuksesshëm.
Sa i përket stokut të investimeve të huaja të drejtpërdrejta, ato kanë pësuar rritje të papërfillshme.
Banka e Shqipërisë e analizon borxhin e jashtëm bruto si pjesë e punës së saj për të parandaluar kriza të mundshme. Aludohet se nëse disa nga kreditorët e huaj tërhiqen nga ekonomia shqiptare, vendi mund të zhytet në krizë të bilancit të pagesave.
Aktualisht, rreziku që diçka e tillë të ndodhë është minimal, thotë Banka e Shqipërisë, pavarësisht barrës së stërmadhe të borxhit të jashtëm. Shumica dërrmuese e borxhit të jashtëm është në formën e investimeve afatgjata ose kontratave të kredive afatgjata, dhe për rrjedhojë, tërheqja e investitorëve është e vështirë. Për më tepër, një pjesë e konsiderueshme e borxhit të jashtëm mbahet nga institucione financiare ndërkombëtare si Banka Botërore dhe FMN, duke e ulur rrezikun.
Banka e Shqipërisë vëren gjithsesi se barra e borxhit të jashtëm mbi ekonominë shqiptare në tërësi ka qenë në rritje të vazhdueshme gjatë shtatë viteve të fundit. Barra e borxhit matet si raport i borxhit të jashtëm me disa tregues të ndërlidhur, për të kuptuar aftësinë ripaguese të Shqipërisë. Sipas llogaritjeve të BSH, borxhi i jashtëm bruto është aktualisht 2.1 herë më i partë se sa të ardhurat totale vjetore të vendit nga eksporti i mallrave dhe shërbimeve si dhe 2.9 herë më i lartë se sa të ardhurat fiskale të qeverisë. Në vitin 2008, borxhi i jashtëm qe sa “vetëm” 1.3 herë eksporte vjetore dhe 1.4 herë të ardhura vjetore fiskale.
Në anën pozitive, interesat e paguara për këtë borxh nga kompanitë private dhe bankat kanë ardhur në rënie të vazhdueshme gjatë viteve të fundit si pasojë e politikave të interesave të ulëta të ndjekura nga vendet nga ku vjen ky borxh. Për bankat, psh, interesi i paguar për borxhin e jashtëm ka rënë në pothuajse zero që nga viti 2013. Por nuk ka ndodhur e njëjta gjë me koston e borxhit të qeverisë qëndrore. Interesi mesatar i këtij borxhi ka pësuar rritje, sido që rritja ka qenë e vogël.
Link i jashtëm: Raporti i Bankës së Shqipërisë
ku shkuan gjithe keta dollare?????
u riten pagat dhe pensionet me 8%?????
u bene 8% me shume shkolla???
u bene 8% me shume spitale????
u bene 8% me shume rruge????
u rit ekonomia me8%????????
ku te kene shkuar keta leke valle????
degjoni neser kokedhimen te thote qe i ka vjedhur blushi!!!!!!!
se nuk ka kush tjeter ti vjedhi bec blushit ne fakt!!!!!
Dmth Erebara gazetar, u rrit me 569 dhe kjo mbi 3. Pak mld Euro qe thote Banka Qendrore mblidhet dhe jep 73.3 te PBB?!?!?!
Po rritja nga kush vit vjen?
Te sugjeroj te besh seriozin dhe te permendesh (meqe i bie qeverise) projektin e madh qe e ngriti borxhin nga 2008. Se e dine te gjithe, vetem se ti e ke me kete qeveri dhe prandaj shkrimet te duken si te porositura, jo so analiza. BIRN leshi
AKOMA NUK KEMI PARE ASGJE, te dhjefsha rilindje, mjere ky popull.
Nuk na intereson kjo tem,ne duam zenka dhe sherre. Prandaj nuk ka komete ketu.
adi dhe DIA , u çave me dysh per t’i shpetuar fytyren Berishes.
Gjithe keto borxhe jane litari qe la pas bajraktari qe ti i falesh nga mengjezi ne darke.
Skenari grek s’te doli gje…tani kendon kengen e korbit.
Tai do e shesin Shqiperine tek Cifuterit bankiere.Ky qe plani jepu qeveritareve leke qe i vjedhin ne emer te popullit dhe pastaj te Shqitet Shqiperia per tu lare. Borxhi. Ahmet Zogu beri te njejten gje me italianet kur ju mori borxhe dhe ju shiti Shqiperine
Menyra me e mire per ta kontrolluare nje vende eshte ti japesh borxhe dhe ja ke hedhur litarin ne gryke, tani shqiperia ska na ta levizin b… Po si do lahen keto borxhe kure taksat e shqiptareve te gjitha se bashku nuke arrijne ase 3 miljarde euro viti ca do paguhet me pare me keto rroga pensjone apo do lahen borxhet. Dite te veshtira na presin dhe greqia do jete lule pare kesajte katrahures tone.