Ish-ministri i Jashtëm i Francës mund të dëshmojë kundër Thaçit

9 Mars 2016, 10:28Rajoni TEMA

A do të preket Presidenti i ri i Kosovës Hashim Thaçi nga Gjykata Speciale për krimet e luftës? Zërat janë shtuar tashmë.

Gazeta franceze “Le Figaro” shkruan se Thaçi, komandant i luftës i njohur me emrin “Gjarpri”, mund të preket drejtpërdrejt nga themelimi i kësaj gjykate. Vet Thaçi kërkon nga ana tjetër ngritjen e saj, megjithëse themelimi i kësaj strukture është sponsorizuar nga ndërkombëtarët.

Sipas gazetës, për 47 vjeçarin Thaçi mund të dëshmojë në gjyq edhe Bernard Kouchner, shefi i misionit të UNMIKU-t në Kosovë përgjatë vitit 1999-2001. Ai ka deklaruar në vijimësi se luftëtarët shqiptarë të UÇK-së nuk janë ndëshkuar për krimet e tyre.

Unë nuk mund të them se Kouchner njihte trafikimin e organeve, por është e pamundur që ai të mos kishte informacion në lidhje me krimin e organizuar në Kosovë. Komisioneri i policisë e ka njoftuar rregullisht “, pohoi ish-komandant i policisë së UNMIK-ut, Stu Kellock.

I pyetur nga një gazetar serb marsin e vitit 2010, gjatë një vizite në Kosovë si Ministër i Jashtëm, Kouchner pati thënë: “A ju dukem si dikush që mund të shes organe? (…) Njerëzit që thonë kështu janë bastardë dhe vrasës”

Megjithatë, Hashim Thaçi ka deklaruar për “Agence France-Presse” se nuk kishte “asgjë për të fshehur”.

“Lufta e Kosovës dhe e UÇK-së ishte një luftë e drejtë dhe e pastër. Askush nuk mund të rishkruajë historinë”, ka theksuar Thaçi, duke shtuar se ishte i gatshëm të bashkëpunonte plotësisht me Gjykatën Speciale për krimet e luftës.

1 komente në “Ish-ministri i Jashtëm i Francës mund të dëshmojë kundër Thaçit”

  1. dardania says:

    Do te shpetoj kosova nga thaci ,vetem kur te largohet . Eshte vertet nje GJARPER .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje