Bjorn Kamberi
Student i Shkencave Politike
Dite me shi sot, nga ato dite te turbullta, kur energjia e gazit, hollohet ne atmosfere me gjithe diellin aq te larget, duke kondensuar, simbas rastit, uje te ftohte, turbullim, daravitje, melankoli. Dite te tilla i cmoj thelle, e sidomos sot, kur hovitem tej bregut lindor ne Atlantik, atje ku mund te shuaj mallin e mbartur, strehes me te dashur. Te veshtire e kam te mos mendoj per Shqiperine sot. Po ngase ne te tille kohe, dhe ne te vesh kujen, kripen e embelson perroi i shiut te dendur, do mundohem te hedh ne leter, jo nje analize, por nje recete, as koment ankete, por gjelle e shijim, mbase dhe ca argetim.
Mu tek tju gatuaj dicka te lehte, qe shpejt te tretet e me gjume te asimilohet, me nje gote vere, pak buke e nje enderr te shkurter. Sic ju premtova, nuk do flas per gjithe sa me shqetsojne, se kur hahet, na eshte mesuar, te mos flitet, minimalisht, jo per cka mund te na shperqendroje. Asnje fjale per boten, qe ngjan gjithmone e me shume si nje kopesht i helmatisur ku ne me papergjegjshmeri I zgjedhim frutat pa I lare, per shqiptare qe ikin nga syte kembet, dhe refugjate, qe vijne gjithe sy e veshe. Asnje fjale per rrezikun e ekstremizimit, putinizimit, terrorrizmit e fondamentalizmit, as per prespektiven e integrimit, deshiren e bashkimit.
Ha shpesh dhe lehte. Dhe ne si popull, fale parregullsise qe kemi patur ne vaktet e histories, kafshimeve qe kemi pesuar, sna mungon nepsi.
Dhe vakti i sotem eshte nje park, nje meze si farse, ngjasuar lugeve te vegjelise, qe me te rriturit na I ngjishnin, sepse I tille debat parimor, ligjor e moral, eshte themeli I gjithe vlerave qe ne duhet te kultivojme. Lutem vetem qe po njesoj te lepihen dhe muxhahedinet e ashrafit, qe jane mesuar me sanduice gjithe yndyre. Se si popull bujar, shtrojme ne mesallen tone vanitoze dhe ditezinj te gjithfarshem.
Per ti dhene kuptim parkut, do qemtojme bashke ne me poshte skalitur rreshta, gjithe perberesit qe na duhen per nje shije mesdhetare.
Nga impresioni se nje sofer e bollshme na pret, nese vringellijme thike e pirunj, gogesijme si barbare, mbeshtetur tek instikti I deshires se pas ngrenies mund ta permbysim tryezen me gjithe pjata, ti leshojme kockat e mbeturinat ne natyre , ngrihet reja qe e sheh ndertimin urban jo si subjekt jetesor te ushqimit ditor, por kundershtine e trazimit si objekt te gjallimit, me te cilin mund te ngope barkun e vraget acid.
Kjo fushate me luge ne brez, mbruhet me histeri karshi publikes, nervozizem qe jashtenxjerr dhune, jo me shume kuptim, pa pendim.
Te dish se cpo ha eshte nje rregull i pa kompromis ne boten qe ne synojme. Ndaj dhe shkrimi mundohet te prese perqindjet e atyre qe na rritin tensionin, na embelsojne fajet dhe na shtojne dhjamin.
Bazen e kesaj recete, e gjejme ne lemin e mekatit te shoqerise, per ti dhene horizonte driteplote zhvillimi te qendrueshem e te hap pashapshem, nje rinie te hutuar, e cili ne zallamahine e zhurmes se padrejtesise, gjen aty pari, korsite e te tatpjetave ekstremitete, ne vend te malores se arsyes. Sikur grushti I ngritur mos ti kanosej vendimit te shumices dhe respektit te pakices, sikur mos I kujtonte te pervuajturve, lengatat e nje kohe te urryer, ta zeme sikur qe thjesht symbol i perendeshes Asiriane, duhet kuptuar se per te bere revolucione dhe mbjelle demokraci, do sinergji. Per te rritur fidanin e saj, do energji, qe neser ti gezohemi bashkarisht hijes se pemes se humanizmit, nen diellin perzhites te paragjykimit, mosbesimit dhe injorances. Pikerisht ketu, une jam kritik, ngase kerkoj cilesi te perberesve, ndergjegjesim te tyre dhe bashkepunim, si vlera te shoqerise qe duam ti projektojme ne brezat e ardhshem, qe ti gezohen freskise se ideve te pastra, sic i jane gezuar brezat e meparshem pemeve te larta.
Kur gjelberimi rishtazi gjallerohet turma sduhet te eksitohet, por te gjegjesohet, te perkushtohet ne dobi te delirjes te se vetmes mushkeri qe bjerr tymnajen e ofshames droguese se qytetit te brengosur
Shtohen ne kusine turfulluese, per ta marinuar, ide politike. Sa keq per sa pak receta e sa shume llokocitje, te bulezave te yshtjes per valim. Kur legjitimiteti I protestes, orkestrohet nga kasnece oborresh, qe pas ferrave si kacake perverse, pergjojne turmat e cytura, duke i fryre fyellit te diskretituar te nje bote te shkuar me aq mund, kompromentohet vete corba, si liqen I kristalte me gomar te ngordhur brenda.
Ky vershim tanatosi e zemerate, na kujton te gjitheve hidhesine e asaj bote. Mos valle duam me shume pemet se argumentet? Apo sepse zbatojme axhenden pa bere komente. Mbase ngase na ka keshilluar Hobs-i te jemi te grinder ne kurriz te publikes.
Gerhima e vaktdrekes, me qytetin qe rraskapitet dite vape, I duket me qetesuese, “qytetareve ambjentaliste”, sesa gjurme te perkembjes se te fjeturit, I cili kerkon qe ti hedhe grusht uje fytyres dhe tia nisi punes nen zhegun e kohes se humbur.
Perbuzen degjesat, me perpjekje shtohen pengesat, peshtyhen ftesat , matrikulimi, vendimi, mendimi dhe yshtet veprimi, pa lene ujin e nevojshem te rrjedhe, te zbuse ezofagun e agravuar nga kjo gjelle.
Ka dhe te trete perberes posi. Nese per te paret kisha do sygjerime, per te dytet dyshime, per kete ingrediente kam vetem perbuzje. Druhem se corba e prishur qe gatuhet prej syresh, do na ngece ne gryke, frymarrjen e zhvillimit per nje kohe te gjate.
Lugerja qe tenton te perzieje gjithe sa me siper, behet qesharake kur qytetaret shperfytyruar si qen, na prezantojne qente si qytetare, duke me sjelle ne mendje perpjekjen tinezare te batakciut tregtar, qe do te shese si bio qylymin e tymosur me rreshiren e avullit te gatimit te gjithefare qelbesirave, e ndersa qent maksimumi lemerisin zonjushat ruginave te qytetit, tapeti magjik, thurrur me vargjet oportuniste, kembet e shpejta, faqja e nxire e xhepi I thelle, e fluturoi Ali Baben ne veri, per takim me nje veteriner ne vendet nordike.
Aty si papandehur, hidhet ne tenxhere, dhe do kunja me percarese, eshtra te fantazmave qe na japin siguri. Provokatore faqekuqe, hamshore deshtak qe leshojne impulse reaksionare te paranojes se kafazit te terrur pas deres, qe kanoset si lavazh per kete calik me mbetje, eshte hipokrizi e peshtire.
Erezat me te renda, me te pergerat, kerpudha humus qelbura, jane nga ato qe duan fame te shkepusin nga sulmi kuturises mbi spekultante gjeniale nderkombetare, ndersa ushqim, nga barishte ferra lokale. Impotente servile, avirile civile, politiko sterile, keto kopile. Na kujtojne, se aktiviteti pikant, di te semure nga majaselli dhe ate qe rregullisht arratiaket kodrave.
Ka dhe shpeze per shijen tone. Sorra e laraska me krakellima neveritese, qe krupen me kallin kur mendoj se si e shohin pyllin, kur majat e larta te maleve, i ndjejne si loje me te hypura. Te paudhet, veprimet si hapa ne shteg te atyre qe rrafshimin e parkut me gjithe krejt, e kane englendisje perpara buzuku. Mjere parku ne sqep te tyre.
Do kalitur stomaku dhe keshtu, duke ju kujtuar se populli yne, dhe gure ka ngrene, tej ka flakur lugen e argjente te blatimit natyror te perendise, si e si mos i nenshtrohet dietes se demokracise dhe vellazerimit, me shume perkushtim e pak vajosje te perkohshme.
Keto harxhe po mbajne peng jo vetem nje bashki te perulur, por gjithashtu kerkesat afife te qytetareve te investuar me vote, per perfundim te parkut brenda afatit, dhe hapje kantieresh te reja ne dobi publike, pa humbur as nje fryme, ku projekte mbi parqe te tjere, gjelberim, organizim e tjetersim, tkurren ne tisin e presionit asimetrik.
Zhurma e kalamendur e klithjes, stimulime ne jerm, turbullon qetesine e besimtareve te perulur ikonave, ca me siper ne kishe te Shen Prokopit. Protestuesit shqetesojne edhe intenerarin e atyre vrapuesve dashamire stigjesh, duke krijuar ne park nje njolle ndotjeje mes pemeve.
Me gjase do kritikohem, se ne gjithe chodha ne pjate, e gjelberta mbizoteronte, duke lene tej shijes se klorofilit, pak diell dhe shume monotoni.
Ndaj dhe ne aksiomen filozofike se pyetjet bejne mire per tretje, se ushqimi I trurit na ben me mire se ngopja e brumit, duke marre ca ngjyra te ballkanit, ku eksperienca kulinare smund te jete e plote pa pjatat shoqeruese, sallatat dhe mezet djegese minus te cilat dama e tavolines sdo qe vendase, e ngaqe do na dukej e huaj, sdo ja cmonim as hiret. Do leshoj nje serre kafshatash, ngase po I pertyt per here te pare, te tilla nga ato qe shqiptareve u jane bajatosur si hallve e pa shtyeshme.
Vetem duke I vjelle te gjitha, tani e fund e krye, mbase do kemi hapsire, per ca me shume vlera.
Se parku qe ishulli me i afert I luges ku se fundmi po duan te na mbysin, por mbufatja nga ushqimet e ndenjura, ka kohe qe na tharton shpresen.
Cfare eshte parku I liqenit, urban apo kombetar? Personalisht pak me shqetson se kujt do ja leme ti tatoje, cubaret e gjirit te famshem, qeverise apo bashkise. A jane pemet ne te gatitu apo rrine ashtu shpupurishem? Perse nuk ngrihemi ta shkulim Willsonin me gjithe pishine e Sheratonin megjithe night club, perse politikisht do goditur, dhe nje park femijesh ne nje hapsire te zbrazet? A duhet ti bjerrim do dasi, te leshojme ca copa gardhesh shtepi, per te krijuar ca qetesi, per te mikluar, ne qytet te shperhapim dashuri? Mos valle do rrethprehemi, ne amulli, cullak per njeri tjetrin gjithe meri?
Po qe ne shqeteson ne ka te drejte Ben Blushi? Po sikur te kete? Po atehere statuti? Po policet qe ngjajne si Pauer Reinxhers? A mos valle jane zhgaba turke? Po komisaret, pse te gjithe nga tepelena? Me tropojanet cpaten? Mos po ja rrit Ilir Beqja votuesve demokrate artificialisht diabetin ne analiza, per ti shtyre te nderrojne gjelle? Eshte e hijshme te qellosh me veze? Po me panelino? Perse e mori dreqi ky Albini eshte me I sukseshem nga ne, na e ka fajin llaku I flokeve, apo zeri kumbues?
Sa binj ka Koco Kokdhima?
Po sikur kaubojsi te shpalle kandidaturen per senator te Teksasit, a I krenon kjo lezhjanet me shume se Klodi I BB?
A duhet qe per parlamentin e ardhshem te konsultohemi me Interpolin, ne menrye qe te sigurojme nje perfaqsim te barabarte, te te gjithe bememedhenjve anekend, e keshtu mos diskriminojme asnje komunitet me shqiptare merguar neper Europe?
Me leje apo pa leje ishte plumbi I menates, qe me siguri u leshua skilesisht, nga te pershpirtrat e qejfleshave te kontit Ciano, ne lagune pas muzgu.
A eshte etike kur e nxjerrim me hunj mbi beton, “haken e kondrainteligjences engleze dhe ushtrive imperialiste”, po kur ndajme torte me kompesate, festojme me shume apo thjesht delirojme?
Ta degjojme Erdoganin, efendi sulltanin, ta shporrim Hyzmetin, te lepijme sahanin, Zaman adetin?
Po Venecia cdo thote, kujt do ja vere ne dore, fashen e symbyllures, a do vere kend ne peshor? Mos shkruajne si rekomandim, me detyrim lexim, te librit te famshem te Tomas Manit per politikanet tone, pantallonzberthyer pas pushtetit, shkrimtare te ngarthyer, te friguar te shkruajne te verteten para vetvetes?
Eshte me mire te jemi europiane te mire dhe myslimane te keqinj apo myslimane te mire dhe shqiptare te keqinj? Po ne Paris, te veme me plis apo pa plis?
A I kemi frike koncesionet? A eshte privati baraz gogoli pirati enveri tarasi?
A mund ta shkelim ligjin vetem pak? Jo? As per sy te keq? Do na smire bota keshtu sic e kemi nisur. Kush na shkon per shembull, Tomas Hobs-i apo Xhon Lok-u?
Perse marshojme me te kuqe e ndalojme tek jeshilja? Akoma presim vellame?
Na shqetson shume dhe streha, ajo kerpudhe qe me siguri helmatis trafikun. Cfare qene gjarperinjte qe dolen nga dheu i shetitores ne Vlore? Socialist apo demokrate? Mos qene fare greke?
A I pelqeu Kerrit zyra e Rames? Po Papes, salla e Rinasit?
Kush eshte me gjenial, Fate Velaj apo Kac Islami? Keq a mire te mendojme per Mehmetin, ta marrim valle seriozisht Izetin? Po Eni Cobani, meriton gje Nobelin per paqe?
Po keta qe kane 2 kliente dhe 12 tavolina, I duhen bashkuar protestet, apo duhet te ndalen tek ndonje psikolog? Mbase eshte dashakeqe bashkia, driteshkurtesia, apo vet Erion Velia? Perse per tavoline paguan me shume tek ish shtepia e Enverit, mos ka nostalgji ketu? Me siguri do kete. Me njezet e nente apo njezet e tete?
Sa shume dilema. Per keto komentohet, analizohet, sygjerohet, pergojohet, perndahet, bashkohet dhe shume mendohet, pak jetohet. Une hyj qe mendoj se per tjera si keto e ca me teper, gjithnje e ne fillim, duhet te votohet, punohet, sakrifikohet, te konsolidohet dhe besohet.
Sic thote profesori i shquar e mendimtari i spikatur, keto mendoni, mos ikni andej kendej, pa drejtim.
Merooooooooo, ku i gjen keta analfabete funksionale qe shkruajne gjera te tilla dhe ua publikon? Qenka edhe student per Shkecat Politike, biri i botes! Ky qenka analfabet komplet si ne mendime ashtu edhe ne te shkruajtur.
Kur do te besh nje here gazetari ashtu siç duhet Mero? Na e shpifet me kete grup analfabetesh funksionale qe ke rreth teje!
Hahahaaa.Shkarkon te gjithe baterine dhe ne fund interesi personal primar.
Tirana,Tirana,Tiraaaaaaaana.
Po qytetet e tjera kush do t,i mbroje??
Po Shkodra?Shkodra ku asht??
Shkodra e shejtanit dhe e mejdanit a ka njerez?a duhet te jetojne edhe ato?
Shkodra e Rozafes,Bunes e Drinit,Adriatikut e Taraboshit,Zadrimes e Vermoshit.
Apo prisni, qe CAKEJT e radhes qe jane ne pushtet te mbushin xhepat dhe ikin nga syte -kembet, qe te zgjoheni nga gjumi??!!!
Z. B.Kamberi me duket i vecante ne menyren e trajtimit problemit .Nuk kam kexuar me pare shkrime nga z. Kamberi, por do kisha deshire te lexoj me shpesh opinione prej tij ne te ardhmen.
Hardallosje mendore, pa lidhje, me demek e ngrene koti.
Po ja kete te veme kryeminister ne, qe te na bej nga keto te shkrojturat keshtu! Po sa pall,qe qenke mor njeri!
Pashe ne emisionin “zone e lire” mbreme nje profesor te shkencave politike ne universitetin publik me lesh dhe syza, por ne syte e tij, pertej xhamave optik, dallohej se nuk ishte mire nga mendja. Me duket e kishte mbiemrin Qorri. Dhe thashe me vete: ku eshte katandisur ky vend! Por dua edhe te pyes se me mire te pyesesh kur nuk e di nje gje se sa te hiqesh sikur e di: çfare mesojne studentet ne shkenca politike dhe çfare leksionesh u japin keta “profesor”, ? …se me duket se e kane marre jeten perseprapthi.
Popull kot! Popull i shitur tek politika! Popull i inkriminuar nga Berisha! Nuk jane te gjithe keshtu! Konspiratori Berisha eshte prezent kudo! I ka hyre frika ne palce dhe eshte gati t’i vere flaken Shqiperise per egon e tij! Shkrim brilant! Autori ,per mua,duhet me koncis!
per shkaterrimin e arkut ane e mbane liqenit, po sjell nje imazh viciozta hame pjese pjes cakejnte e politikesbabezi, qe vodhen cdo pasuri edhe sot ajrin, duke na servirur mbas taks forces se hirokarburave alla edi gjiknuri, ku naftana jep cdo dite ngacilesiasemundje mushkerie, kancer..
dhebetoni mbi gjelberim, sot vazhdon sikur te ishte e kunderta….tehiqej beton dhe te shtohej gjelberim….por jo lulishtet u zune me qendra biznesi,
dhe te kendi i lojrave te 7 xhuxhat,te galeria e arteve u hodh beton, po behet nje kopesht zoo,kuate qee kishim e shkaterruam, te lulishte per balle partizanit te panjohur po hidhet betondhe nje porte hekuri……
kendi 780 milon leke, po hedh beton, hoteli hodhi beton,lokali i sportisti duro, te dinamos se edlt ,ka hedhur beton,pallati me lejete iedi rames hodhi beton,dhe amfiteatri u kthye ne magazine garderope blendi gonxhes,perpunonjesit, ndersa ish magazina hodhi beton dhe e be camerino, kafeqe qekur filluan reagimet eshtekafe pa emr, por eshte e gonxhes apo e lules………
sa ke, ketu duhej te behej pastrimi i betonit, si na u servir ne paje te bregdetit,dhe parku te mbete natyre, si na edhe zoti, si ebene baballaret tane…
ju beni nje tjeter,po thoni, ne kashar, ne paskuqan, fillojini…….
mos e shkaterrohi parkun,se do thani liqenin avash, avash……..hiqni betonet dhe jepuni konpesim 750 milionet
njerezit duan ajer, qetesi, jo nafte skarco, o damian gjiknuri,erjon veliaj…vota ishte besim, dhe jobeton e ndotje, boll u pauruat
Cfare malli ke perdorur daku? Me hunde apo ne damar Kamberaga? Mos e bli nga keta te haremit mallin se e perzjejne.
Duket qe je ne depresion post porno… “What the hell is wrong with me?”