Nja ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës ku katër persona janë përplasur me armë pas një konflikti banal.
Ngjarja ka ndodhur në një lokal pranë qendrës së qytetit, te “Rruga e Kuminit”.
4 persona janë përfshirë në një debat mes tyre dhe në një moment njëri ka nxjerrë armën duke qëlluar.
Ndërkohë shoku i tij ka qëlluar me thikë një person tjetër.
Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë dy personat e armatosur dhe pritet të marrë edhe dëshminë e të plagosurve për të mësuar dinamikën e ngjarjes.