Shqiptarja ther me thikë të dashurin italian dhe më pas i vë flakën, nuk donte të ndahej nga ai

12 Mars 2016, 11:29Kronika TEMA

Ther me thikë në fyt të dashurin dhe më pas i vë flakën. Kjo është vdekja tragjike e Corrado Vantini, hidrauliku 59 vjeçar nga Montorio al Vomano, i vrarë 9 marsin e kaluar në Marina Di San Nicola (Ladispoli)nga e dashura e tij shqiptare, Teuta Mihali.Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane, të cilat shkruajnë se 65 vjeçarja shqiptare është arritur të identifikohet dhe është zbardhurdinamika e ngjarjes.

Të dy po udhëtonin me një automjet të cilin e kishin parkuar diku në zonë, por pas 15 minutash, gruaja doli e vetme nga makina dhe u largua. Në këtë hark kohor, që ata ishin në makinë brenda, gruaja e ka goditur në fyt me një thikë kuzhine të dashurin italian.

Sipas mediave, ata të dy kishin një marrëdhënie me shumë ulje e ngritje, zënka e debate, e ndoshta italiani i kishte kërkuar që të ndaheshin dhe ajo nuk ka pranuar. Krimi është filmuar nga kamerat e instaluara në një biznes aty pranë ku ndodhi ngjarja e rëndë. Pamjet filmike kanë parë shqiptaren teksa largohej nga makina, ndërsa trupi i viktimës digjej brenda saj.

Gruaja është rezidente në Ladispoli, ndërsa italiani ka jetuar në Ponte Galeria në periferi të Romës. Sipas gazetës italiane, gruaja ishte përgjuar dhe ishin parë tabulatet telefonike, shkruan Panorama.

Ajo fillimisht u përpoq për ta mohuar krimin, por më pas e rrëfeu dhe tha se e kishte therur me thikë kuzhine të dashurin e saj, trupi i të cilit u gjet pjesërisht të djegur. Tani ajo akuzohet për vrasje dhe tentim të shkatërrimit të kufomës.

2 komente në “Shqiptarja ther me thikë të dashurin italian dhe më pas i vë flakën, nuk donte të ndahej nga ai”

  1. KTA SHKERDHATAT ITALIAN
    PASI I MASHTROJN SHQIPTARET DHE I SHKATERROJN FAMILJET
    HIDHEN PASTAJ PERPJET DHE I QISIN SHQIPTARET SI KRIMINELE E TE RREZIKSHEM !
    NJELLOJ SI BEN BOTA SOT ME SIRIANET
    I NDOQI NGA SHTEPIA ME BOMBA I SHKATERROJ SHTEPITE
    DHE TANI GJASME KERKON ZHGJIDHJE GJASME
    DHE NE ATE SE KUSH ESHTE SHKAKU I GJITHE KRIMIT QE NDODH SOT
    SHKERDHATAT E KSAJ BOTES NUK SHIKOJNE
    SEPSE DUAN TI IMPONOJN POPUJVE ROLIN E SKLLAVIT TE PERJETSHME

    TE LUMTE DORA QE JA QI ROBT SHKEDAHTES ITALIANE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje