Deri në vitin 2008 Kuba kishte bllokuar vizitat e turistëve nga SHBA-ja, por që prej heqjes së këtij sanksioni, vendi komunist është bërë një atraksion i madh për ta.
Fotografi Robert Lang ka shkuar në Kubë për të shkrepur disa foto dhe për të parë ndryshimin përgjatë këtyre viteve.
Hera e fundit që ai ka qenë, në 2008, Kuba ishte krejt ndryshe.
Ai thotë se në 7 vitet e fundit ka pësuar shumë ndryshime.
Të rinjtë që veshin rroba amerikane, dëgjojnë muzikë amerikane dhe dyndje e madhe turistësh.
Lang thotë se tashmë Kuba është një vend që mund të vizitohet me dëshirë, nga kushdo.
Ai sjell disa pamje që janë vërtet unikale, kombinim i të vjetrës me modernen.