Hillary Clinton jep “llogari” për Libinë

15 Mars 2016, 16:34Bota TEMA

Hillary Clinton është rikthyer të flasë për Libinë pas sulmeve që i kanë bërë disa media prestigjioze amerikane.

Ajo ka justifikuar ndërhyrjen ushtarake dhe ka thënë që SHBA nuk ka humbur asnjë ushtar gjatë ndërhyrjes në Libi.

Madje ajo e cilësoi njëfarë suksesi këtë ndërhyrje.

“Libia ishte një situatë paksa e veçantë, por ne nuk humbëm asnjë ushtar atje. Duhet të mbështesnim aleatët tanë europianë dhe arabë”, tha Clinton në një intervistë në MSNBC.

“A është Libia perfekte tani? Natyrisht që jo. Por të paktën hoqëm diktatorin dhe që prej ndërhyrjes sonë janë kryer dy palë zgjedhje të lira dhe demokratike”, tha kandidatja demokrate për presidente.

NY Times e sulmoi pak ditë më parë Clintonin duke thënë se ndërhyrja e SHBA përkqësoi situatën në Libi duke përgatitur terrenin për terroristët si dhe ka çuar në kaos vendin.

2 komente në “Hillary Clinton jep “llogari” për Libinë”

  1. kap says:

    politikane kurva qe i ben njerezit corap…hoqi diktatorin kjo. pse nuk heq diktatoret trushpelare te arabise saudite apo korese? apo nuk ju intereson.

  2. ts says:

    ci kerkojn ksaj llogari !!!Pse presidentet vendosin lufterat e zjarin qe ndezin kudo ne bot kta !! Kta kuklla jan e punen bejn se ndryshe e pesojn si Kenedi i madh qe akoma nuk dim kush e vrau , por katrahuren neper bot te tjer e vendosin dhe e mbjellin !Mjer njerzimi se ce pret e cpo i ngrefin me kte rendin e ri!!!!,Dy gur bashk nuk lan ! Jan ber si luani i xhungles qe pshur zonen e kullotes e kta po “pshurin” gjith Boten qe te bejn cte duan vet kudo ! Ne emer te paqes luft mbjellin e qindra mijra rugeve ! Nuk e provuan kurr luften atje n vend te tyre e tani luajn me fatin e njerzimit ! Armatim, armatim miliardash e armet burim fitimesh por me gjak popujsh ! Kjo gar e cmendur zgjedhjesh ,shou hollivudian kush te mar “oskarin” 4 vjecar ! E pam dhe e provuaam demokracin aq shum te lakmuar ,cna solli e ku po na con !Kjo lloj demokracie me keq se kolera shkateroi gjithcka e as qe duket shpres ne horizont ! E pam degjenerimin,hajnin ,korupsionin, krimin dhe varferin qe ju dhuroj shqiptareve e po kte semundje duan ta mbjellin koudo ! Iraku u kthye ne nje Sketerr e pas tij ter Lindja e Mesme e na flet kjo zonj per suksese sepse sqenka vrar asnje ushtar amerikan ! Kush esht pergjegjes per kte terrorizem qe mbiu ne Bot ?? Pushtuan Irakun,e vran dhe bin laden por terrorizmi dhe terrori u shtua me permasa qe i afrohen nje lufte boterore me viktima pa fund !! Humbi qetesia dhe siguria kudo e kush esht pergjegjes per kte, ti Zonj e ardheshme e ktij shteti “fole e demokracis”! Esht fatkeqesi e madhe qe ky shtet u kthye ne nje xhandar qe kurdis luftera e po i sherben interesave te nje pakice te pasur, qe po duan ta ven njerzimin nen skllaverim ne sherbim te tyre ! Shpresoj qe vet populli amerikan te zgjohet e te mos e kthejn vendin e tyre ne armikun e madh te popujve, duke i sherbyer interesave te ksaj pakice qe nuk njeh diferencen e njeriut nga nje dele ! ………..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje