Shqipëria nuk do pranojë refugjatët, mediat italiane: Telashe për ne

15 Mars 2016, 16:12Bota TEMA

Ballkani perëndimor po përgatit të përballet me pasojat e krizës së emigrantëve dhe ngërçit që u krijua pas mbylljes së kufijve nga Maqedonia.

Kampi i refugjatëve në Idomeni është në një kaos total dhe 14 persona po jetojnë në kushte mjaft të vështira.

Sot, sipas mediave italiane, Shqipëria ka vendosur të mos lejojë kalimin e emigrantëve në territorin e vet.

Drejtori i Përgjithshëm i policisë kufitare Genc Merepeza ka bërë të ditur në një intervistë se Shqipëria “nuk do të bëhet një shteg për refugjatët që duan të shkojnë në Europën perëndimore”.

Ky natyrisht nuk është një lajm i mirë për Italinë, shkruan Il Giornale.

Mbyllja e kufirit nga Shqipëria do të thotë që refugjatët do të jenë të detyruar të kalojnë nga Adriatiku nëpërmjet Italisë.

Sipas gazetës, emigrantët do të drejtohen drejt Puljas duke spostuar kaosin grek në brigjet italiane.

“Pavarësisht kundërshtimit të emigracionit klandestin që u studiua mes qeverisë së Romës dhe Tiranës, tensioni ngelet i lartë në gjithë Adriatikun”, shkruan Il Giornale.

1 komente në “Shqipëria nuk do pranojë refugjatët, mediat italiane: Telashe për ne”

  1. Shifeni se cfar diplomacie e ndyr qe luhet ne europe ,
    kerkojn me cdo kushte , t’ja rrasin shqiperise xhihadistat ,me te tilla manovra ,
    dredhi mediatike ,me te cilat synojn te godasin ne trut e pushtetareve naiv shqiptare ,
    ti bejn ata ,te pranoj planin europian mbi shqiperine ,shkaterrimin e saj perfundimtare .
    si do veprojne pushtettaret shqiptare sot , per cfar do vendosin ,ajo do shenoje edhe fatin e shqiptarit .
    Nqs do bejne idiotin para ksaj diplomacie qe i fryn nga te gjitha anet vesheve gjysem me dylle ,te poltikaneve shqiptare ,
    dhe do bihen preh e ksaj Diplomatie mashtruse ,
    kta derra te sotem shqiptare, do jen proshutat e se nesermes ne tavolinat e djallit .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje