Ajo u kthye në një fenomen në rrjetet sociale, pas një gjobe që i vendosi Policia Bashkiake pse shiste në rrugë.
Por, tashmë nënë Zylja shet në treg.
Bashkia i ka siguruar asaj një vend ku mund të shesë falas tek tregu në “Myslym Shyri”, aty ku kërkoi vetë.
Foto e nënë Zyles që u bë virale në rrjetet sociale, u shkrep nga fotografi italian Francesco Acone.
Acone, i cili prej kohësh jeton në Tiranë, ka treguar se momenti i shkrepjes së kësaj fotoje ka qenë rastësi.
“Nuk e prisja dhe jam i sigurt që edhe vetë nëna nuk do e donte gjithë këtë publicitet. Lexova rrëfimin e saj, shumë realist, një histori më vete. Fotografia është realizuar te “Myslym Shyri”, në një pallat, kur unë isha duke shkuar në shtëpi. Unë shikoj shpesh të tilla situata.
Një polic që vendos gjoba, ata që shesin rrugës pa licencë, por zakonisht është gjithmonë debat, njerëz që afrohen nga kurioziteti për të parë çfarë ndodh. Këto situata nuk më pëlqejnë t’i fotografoj, pasi është një lloj mungese etike. Ndërsa kjo situatë ishte krejt ndryshe. Heshtje totale. Nëna nuk kishte duke folur, polici nuk ishte duke folur, ai burri gjithashtu. Njerëzit ishin duke kaluar për punën e tyre dhe në një moment unë isha dëshmitar dhe thoja: E vërtetë është apo jo? Vetëm unë po e shikoja atë situatë?
Nxora telefonin ta fotografoja. Nëna ishte me kokën ulur, polici ishte në gjunjë duke shkruar dhe në momentin që unë e shkrepa, ajo ngriti kokën e pashqetësuar që po e fotografoja, por me atë shikim të ashpër e komunikues në të njëjtën kohë. Si një “Madonna” (Shën Maria) … e trishtuar, por komunikuese për çfarë po ndodhte. Ishte një pikturë. Polici ishte poshtë, në gjunjë. Si një shenjë respekti”, tha fotografi italian për Newsbomb.
Po boll me kete mashtruesen se na hapet barkun.
Ja hudhi Nona,e gjeti nji vend t’mire te tregu pa pagu kokrren e lekut! Ne gjithe Evropen ata qe kane leje per te tregtu pagujne roncem ne Bashki (ligjerisht),ketu te ne shit e dhit e hic mos paguj! E ata qe i qajne hallin katunarve qe shesin ne treg ta majne me shkume,se 20 mije lekshin ne dite e ka te sigurte Nona ?
” Nena” qe mashtron dhe jep emrin e komshijes.
Nona e ka hallall te fitoje 20 mije Lek se megjithese eshte ne pension vazhdon dhe punon.
pse shet pa leke? te paguaje dhe kjo takse si te gjithe.
Eshte nje grua , qe shet perime . C’jane keto glorifikime !
nuk kuptoj gjithe ket “zhurme” dhe solidarizim me zonjen (nonen) e cila shkel rregullat urbane…
ashtu sic paguan transportin, etj etj duhet te paguaje edhe hapesiren qe ze per te tregtuar…. tregjet bosh ajo ze hyrjen e pallatit…
do kishit reaguar ndryshe, nese kjo nona do shiste poshte ballkonit tuaj, apo tek hyrja e shtepise suaj?!
nona dhe shume si ajo kthejne hyrjet e pallateve ne tregje, duke ndotur ambjentin jo vetem me mbeturina per edhe zhurma per banoret e zones…
polici bashkiak ka bere detyren dhe duhet inkurajuar/mbeshtetur ai (ligji/rregulli) dhe jo nona (anti-ligji, anti-rregulli)….
kryetari sh gabim qe i paguan gjoben asaj dhe promovon nji shkelese te normave dhe rregullave urbane… te ne nuk promovohen heronjt por njerez pa lidhje… mos te dukem i pa-shpirt, nena me dhimbset se mundohet edhe ne ate moshe te punoje, por jo ne kurriz te tjereve dhe jashte rregullave….