Policia Bashkiake, vazhdojnë skenat e dhimbshme me shitësit ambulantë

17 Mars 2016, 09:12Sociale TEMA
Policia Bashkiake, vazhdojnë skenat e dhimbshme me shitësit

Policia bashkiake ka ndaluar shitjen e duhanit të hapur në trotuar në mëngjesin e sotëm pranë Radiotelevizionit Shqiptar. Një burrë i moshuar i njohur si shitës ambulant në atë rrugë u këshillua të largohet duke i kontrolluar mallin. Policët duket se nuk kanë qenë aq të ajellshëm dhe nga videoja duket se i kanë rrëzuar përtokë lekët metalike që ka fituar dhe është duke i mbledhur. Aksioni kundër shitjeve në trotuar duket se prodhon përditë skena të tilla të dhimbshme.

4 komente në “Policia Bashkiake, vazhdojnë skenat e dhimbshme me shitësit ambulantë”

  1. saimir bako says:

    Keta police duhet te merreshin me firmat e ndertimit, qe shkelin lejet e ndertimit, qe nuk perfundojne prej vitesh pallatet dhe i lane njerezit pa hipotekuar apartamentet prej vitesh, ne dyert e hipotekes.
    Po edhe keta kane zgjedhur punen me te lehte te godasesh njerezit vulnerabel, dhe te varfer qe rrojne me punen si shites ambulant.

  2. Don says:

    O gazetar, perpara se t’ia vesh fajin policit qe ben detyren, ankoju shefit tend qe nuk te paguan si duhet sigurimet shoqerore. Se ai pensionisti nuk do te kishte dale po te paguanin sot te gjithe sigurimet! I bie qe une te justifikoj hajdutin po te vodhi ty shtepine se nuk kishte cfare te hante!!!!

  3. liku---Kush me shan per debat nuk ia mban says:

    E keni parasysh filmin “Koncert ne vitin 1936”
    – Shazivar , po cfare kompetencash I kane mbetur tani bashkise ?
    – Po ka 6 muaj z. nenprefekt : Te helmatisin qente kur terbohen , te gjobisin pleqte e shkrete qe shesin rrugeve , te prishin shtepite e hallexhinjve per te bere bulevarde dhe pallate , te rrjepin popullin me tarifat e parkingjeve , te rritin biletat e autobuzave urbane , te shtrojne me beton parqet e pyjet e Tiranes , te nxjerrin sa me bukur tellallin e Tiranes , xhaxhi Erin , ne televizor .

  4. Akili says:

    Me duket e teper nje fushate spastrimi trotuaresh nga shitesit ambulante per vete mundesite dhe nevojat ekonomike te njerezve qe qeveria me gjithe deshiren e mire nuk i poteson dot. Qevriaduhet te punoje me shume kunder evazionit fisakal nga bizneset ne pergjithesi,ne mbledhjen e detyrimeve nga doganat dhe tatimet si edhe ne krijimin e klimes me te favorshme ekonomike. Me mire 10,100 apo edhe 1000 ambulante qe punojne me djersese dhe mbajne familjen apo 10 apo 1000 persona qe ose rrezikojne mbijetesen e detyrohen te vjedhin ose vrasin per kete arsye ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje