Reagon Blushi pas Ramës: Po bëjmë një hile për t'i ikur garës brenda PS

19 Mars 2016, 20:35Politika TEMA

Ben Blushi ka folur pasi kryeministri Rama deklaroi se nuk do të ketë zgjedhje për kryetar, por referendum.

Besoj që parafolësi ka konflikt interesi me këtë temë, por është mendimi i tij dhe nuk është surprizë.

Do them diçka për propozimin, shkojmë në referendum apo bëjmë zgjedhje. Në parim, referendumi nuk bëhet për njerëz, zgjedhjet bëhen për njerëz. Ne sapo e votuam statutin. Ka shumë ligjvënës në sallë. Nuk votohet një ligj i cili efektet i nis sot, por në fakt i ka nisur efektet që 3 vite më parë. Ky statut në fakt hy në fuqi për zgjedhjet e ardhshme.

Po votojmë një normë që në vitin 2016 anulon zgjedhjet që duheshin bërë në vitin 2013.

Nuk është e vërtetë që partitë në mbarë Europën, nuk bëjnë zgjedhje pasi fitojnë pushtetin. Ky është një cenim i të gjithë juve. Kush i fiton zgjedhjet, kryetari apo partia?

Nëse i fiton partia, atëherë partia vendos se kush e drejton.

Angela Merkel është kancelare e Gjermanisë, votohet çdo 2 vite nga partia e saj. Ka 16 vite që është në pushtet. Nëse ajo nuk votohet, ajo nuk është më kryetare partie dhe nuk është kancelare.

Kemi dhe një mik, Tony Blair. Partia fitoi zgjedhjet, por partia i tha se nuk do jesh më kryetari dhe kryeministri ynë.

Të vijmë te referendumi. Ja ku është Edi Rama dhe po ja them në sy: Referendumi bëhet në bazë anëtarësisë dhe anëtarësia voton. Nuk e di pyetjen sepse ende nuk është thënë. Ku është ndryshimi mes votimit të një pyetje dhe të 1, 2, 3 apo 4 kandidatë.

Po bëjmë një hile për ti ikur garës brenda PS. Të bëjmë zgjedhje, është koha për zgjedhje jo për referendum. Hajde bëjmë zgjedhje për kryetarin e Partisë dhe referendumin për statutin. Kongresi votoi sot statutin në parim dhe nen për nen ta votojë grupi që e ka sjellë këtë statut këtu.

Gramoz, ju bëj thirrje. Kthejeni statutin mbrapsh dhe të votohet nen për nen, sado që të shkojë. Ky është privatizim i partisë nga një njeri. Edi Rama nuk është çështje dhe duhet të zgjidhet. Dhe përderisa nuk është çështje, atëherë kjo parti nuk mund të merret peng nga një njeri. Sipas statutit në fuqi, ky kongres përcakton dhe hap datën e zgjedhjeve për kryetarin e PS”, tha Blushi.

8 komente në “Reagon Blushi pas Ramës: Po bëjmë një hile për t’i ikur garës brenda PS”

  1. ledi says:

    Blish je I madh . Ka frike se po te behen zgjedhje nje anetar nje vote ,sigurte qe ti fiton me diference ,duke I marre dhe qeverine .Ai e kupton se nga menyra si po qeveris ,po I largohet elektorati . Bravo qe ja the perball ,si burrat .

    1. kaktus says:

      Blushi mer vetm tre vota, turp u diskretitua. Po të ketë cip duhet të uli kokën, ose te jap dorheqjen si deputet dhe të largohet nga PS, por ai do te ngelet si i papune, se si zanat ka mesuesi per gjuhe letersi, Ka 25 vjet qe jeton si krail dhe ben vetm llafe, sa me Frangajn, sa ame kusuririn e tij Nano.Po kështu Zj Arat qe vetëm i kanxire faqen PS me djemte e vet kriminel. Sa per Mimozën, mendoj qe nriti argumenta te drejta, ne lidhje me PS e Shkodres.

  2. gero says:

    Politkrimi ne Ps.

  3. sos says:

    U MBYLL KONGRESI SKANDALOZ I PPSH !!!

  4. Edkari says:

    Kjo ishte dhe Rilindja
    qe na e çau bythen

  5. Lindur e rritur ne Tirane says:

    Super respekt per politikanin trim dhe qytetar Blushi. Koha jote Blushi po troket

  6. sonila says:

    Blushi: Per te qene i sinqerte mu dhimse shume.
    Te Kater qe ishin mbledhur ne ate rresht mu duket te pashprese.
    Edhe Daden nuk e mbante vendi,sidomos kur pate se
    ne 1000 vota vetem ju ishit kundra.Kjo situate per cilindo
    eshte e tmerreshme,E pashe qe edhe vete nuk e besonit.
    Ishte hall i madh,ndaj fillove te artikulosh fjale njesoj si ai qe
    i bje fyellit ne nje vrime.Tensioni juaj ju tjetersoi,me shume se
    cilindo Ty i nderuari z.Blush.Dhe e di ps”: Sepse e kuptove qe Shume u duke dhe
    pak dole. Dhe kishe bindjen se tere ajo mase Njerezish sipas teje
    Duhej per nje Plesht te digjte Jorganin.Por Ata nuk dogjen Jorganin
    por shkermoqen Pleshtin.Nejse edhe une qe nuk jam marre kurre
    me politike kuptova se Politika eshte si rrjedhe e nje Lumi juvenile,
    ku eshte teper e veshtire te notosh kunder rrjedhjes se tij.
    Mbase cinizmi eshte pergjegjes, Ai te ben te Turfullosh,te inatosesh,
    dhe deri sa te humbasesh edhe kontrollin. Blushi i letrave
    u be Tabele Poligoni,ja ashtu rrathe rrathe ndonse vetem kater apo pese te tille.
    Shpresoj dhe e deshiroj qe Beni te Eci me kembe ne Toke.
    Te pakten ploteso deshiren e Kicos,qe kahere thoshte Beni ecen Vet!
    Zbrit Beno nga Vagoni i Mallrave dhe shko hip ne ate te pasagjereve.
    Do shohesh se do kesh nje udhetim te kendshem,ja ashtu si atehere
    kur shkonim ne Aksione,duke kenduar edhe pse e dinim qe na
    priste nje Kantjer i madh Pune.Punonim jo per Rregjimin por per
    Shqiperine ndaj ishim te ndergjegjesuar.Nuk lodheshim,
    nuk merziteshim,ishim te gjithe Tok,prane e prane dhe me Syte tane
    shikonim si hidhte shtat Vendi,Ne i shtonimnje veper te Re.
    Jo blushi,nuk dua ende ta besoj se ti u katandise i tille.
    Cfare kerkone te rregullosh,kur ne 1000 vete vetem Pese
    mbeten si Peshku paUje.Pas Atij kongresi Fol sa te duash,
    fundja Kohen tende po konsumone.sigurisht pa produkt.tung.

  7. nik says:

    Per mendimin tim Rama me te mirat dhe te te metat qe ka si çdo Shqiptar dhe veçanerisht si politikan eshte me i miri per sot qe ka Partia Socialiste! Ai ne fakt i erdhi Partise Socialiste rastesisht si dhurate se Rama ne thelb nuk eshte si shumica e socialteve. Por ish komunistet apo socialistet e sotem jane pragmatike kur vjen puna tek pushteti, ata jane tolerante, e pranojne me te zotin. Blushi, Dade, Hafizi e ca kokrra te tjere lexojne e rilexojne me nder statutin e partise sepse s’kane pune tjeter per te bere por te harxhosh energji kot se koti per te zgjedhur kryetarin e partise per hir te nje statuti nderkohe qe qeverria e ardhur nga nje shumice e votuar ne menyre te qarte me kryeministrin Rama eshte pothuaj ne mes te mandatit dhe akoma nuk ka medyshje serioze nga kjo shumice eshte krrejt marrezi!
    I zoti dhe i afti njihen ne betejat publike, jo ne kafene!
    Nik

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje