Ironia: Vëllai i kryeministrit kërkon azil në Gjermani

20 Mars 2016, 19:09Rajoni TEMA

Që mijëra shqiptarë, të Shqipërisë dhe Kosovës kërkojnë azil në Gjermani, nuk përbën më lajm, por kur një prej tyre është vëllai i kryeministrit Mustafa, ky shndërrohet në lajm ndërkombëtar.

Rrjeti prestigjioz britanik BBC, duke ju referuar dhe mediave kosovare, shkruan se vëllai i Kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa, Ragip Mustafa, ka kërkuar azil në Gjermani vitin e kaluar.

Pas publikimit të këtij lajmi dhe në mediat ndërkombëtare, Kryeministri Mustafa nëpërmjet profilit të tij në “Facebook”, e ka pranuar këtë fakt, por që sipas tij tashmë vëllai ndodhet në Kosovë.

“Kjo është e vërtetë. Jam informuar nga familja e vëllait, se ai kishte kërkuar qëndrim jashtë vendit, për t’u shëruar nga një sëmundje e rëndë, për të cilën nuk gjente shërim në Kosovë. Në vjeshtën e vitit që shkoi ka pasur një ndërhyrje në Tiranë, tani është në Prishtinë. Në valën e migrimeve, kanë shkuar edhe mbesa e nipa të mi dhe janë kthyer”, shkruan Mustafa, duke e mbyllur postimin e tij me angazhimin për të gjetur zgjidhje për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

7 komente në “Ironia: Vëllai i kryeministrit kërkon azil në Gjermani”

  1. dardania says:

    UROJ QE MUSTAFA NJE DITE TE KERKOJ VETE AZIL NE GJERMANI .

    1. Karamahmud Pashe Bushati says:

      Karamustafa ishte ne Gjermani, mblodhi sebashku me Bukoshin 3%ndshin dhe ma ne fund u bo minister, ky eshte fosil i zire ne lloj-lloj corbe!

  2. tfgs1 says:

    coheni Ragipin ne Instamboul………..

  3. socialist says:

    Sa shume ngjan Mustafa me HIENET .

  4. sapa says:

    A i kane bere pyetje vetes shqiptaret se a ka pasur ky Mustafa mundesi si kryeminister te beje dicka per vellane e tij ashtu sic ka bere Saliu APO te tjeret duke i derguar me fondet e shtetit ose te taksabudallenjve shqiptare jashte shtetit per kurim ke kane dashur?

  5. fieraku NGA ferrasi says:

    Tamam si rilindasit shqipetar te diteve te sotme

  6. niki says:

    Siç e permend edhe komentuesi i mesiperm : te dergoj vellain ne Gjermani, per te kerkuar azil, per kurim ,flet gjate ( Nese do te ishte ne Shqiper, do ta dergonin me rruge shteterore ,dhe pagesen do ta bente vete shteti)diçka pozitive nga njera ane nga kryeministri.Por ajo qe nuk éshte pozitive , menyra e te drejtuarit dhe kercenimi, qe i behet gazetarit nga ai.Nuk e meriton detyren qe ka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje