Kinezët marrin naftën në Shqipëri/ Bankers Petroleum shitet për gjysmë miliard euro

20 Mars 2016, 16:02Ekonomia TEMA

Bankers Petroleum Ltd., kompania që ka me koncesion fushën naftëmbajtëse të Patos Marinzës, ka bërë të ditur në faqen e saj zyrtare, se ka hyrë në një marrëveshje përfundimtare me  Alberta Ltd. (blerësi) dhe Charter Power Investment Limited për blerjen e të gjitha aksioneve të Bankers (“Bankers Shares”) me një çmim prej 2.20 për aksion (Bankers Share).

Blerësi dhe Charter Power janë degë të Geo-Jade Petroleum Corporation (“Geo-Jade”), një nga kompanitë më të mëdha të eksplorimit dhe prodhimit të naftës në Kinë.

Marrëveshja e vlerëson Bankers në rreth 575 milionë dollar kanadez  (C$) përpara vlerësimit të borxheve të papaguara të Bankers.

Kjo shumë është e barabartë me 407 milionë dollarë.

Marrëveshja ka marrë miratimin unanim të Bordit të Drejtorëve të Bankers dhe të stafit menaxhues. Blerësi do të sjellë një fokus të konsiderueshëm investimi në portofolin e aseteve të Bankers.

David French, Presidenti dhe shefi ekzekutiv i Bankers komentoi: “Transaksioni i propozuar i jep Bankers mundësinë t’i kthejë vlerë aksionerëve tanë me një premium të konsiderueshëm ndaj vlerësimit aktual të tregut, ndërsa i ofron Bankers burime financiare shtesë për të përshpejtuar aktivitetin në Shqipëri dhe për të kapitalizuar potencialin e krijuar nga mjedisi aktual i çmimeve të produktit.

Ky transaksion do të gjenerojë përfitime domethënëse ekonomike për Shqipërinë dhe komunitetin lokal, ku vepron Bankers.”/Monitor

5 komente në “Kinezët marrin naftën në Shqipëri/ Bankers Petroleum shitet për gjysmë miliard euro”

  1. Atdhetari says:

    Tere punetoret do jene kineze dhe ambjenti do ndotet.Do,behet dhe qytet kinez ne Shqiperi. Do,ndotet mjedisi. PSE SHTETI NUK I SHTETEZON PASURITE NATYRORE GAZIN,NAFTEN,MINIERAT DHE TE HAPIN VENDE PUNE DHE TI SHFRYTEZOJNE PASURITE PER TE LARE BORXHET.Cfare dreqi politikanesh kemi ne

    1. !!!!! says:

      Si mundet nje koncesionar qe shfrytezon burime kombetare te nje shteti te hyje ne transaksion tregtar me nje kompani tjeter, me objekt pikerisht keto burime kombetare, pa pyetur shtetin? Si mundet shteti te lejoje qe burimet e tij natyrore te behen biznes ne burse pa dhene ai OK??!! Si mundet nje popull te rrije e beje sehir kur i shperdorohet ne menyren me mizore pasuria e tij??? A i kemi pare te gjithe apo ka me?

  2. ... says:

    e mori kina gjith naften tani.. ne ti pijm ujin

    1. P says:

      Ne kemi droge dhe prostitucion lale… Sa ta kete karin derr perendimi, nuk cajme trapin. NJerezit pa buke rrijne, po jo pa seks.

  3. arben says:

    Tradheti kombetare qe meriton denime te pa meshirshme per kedo politikan e pushtetar te korruptuar qe eshte pasuruar nga falja e kesaj pasurie kombetare tek te huajt.Edhe nje here u provua se politika e ndjekur nga Enver Hoxha ishte dhe mbetet brilante pasi shpetoj grabitjen e pasurive tona kombetare nga te huajt dhe perdorimi I tyre vetem nga populli shqiptar e ne interes te Shqiperise e jo sic po ndodh sot e 25 vjet kur cdo gje eshte grabitur e populli ka perfituar vetem nje katastrofe ekologjike shterim te pasurive natyrore dhe shndrimi I vendit ne nje varreze gjigande qe te kall friken .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje