Pas miratimit edhe të akteve nënligjore të dekriminalizimit, kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka nxjerrë urdhrin për caktimin strukturës së posaçme, pranë të cilës do të dorëzohen dhe administrohen formularët e vetëdeklarimit, për subjektet të cilët në zbatim të akteve të sipërcituara e paraqesin atë pranë tij.
Në njoftimin për shtyp të Kuvendit, thuhet se ky institucion ka hartuar dhe publikuar në faqen zyrtare të tij Regjistrin “Për vetëdeklarimin pranë Kryetarit të Kuvendit të titullarëve apo anëtarëve të organeve kushtetuese, institucioneve të krijuara me ligj, si dhe funksionarët politikë të Kuvendit”.
Gjithashtu, kryetari Kuvendit dhe Sekretarja e Përgjithshme e Kuvendit priti në një takim sot prokurorin e Përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë, për të biseduar mbi vijimin e procesit të zbatimit të këtij ligji, përgjegjësitë që ai ka si organ përgjegjës për administrimin e vetëdeklarimeve, si dhe bashkëpunimin me këtë institucion në zbatim të parashikimeve ligjore.
Kryetari i Kuvendit inkurajon të gjithë titullarët apo anëtarët e organeve kushtetuese dhe institucioneve të krijuara me ligj, që të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për zbatimin e ligjit 138/2015 dhe Vendimit të Kuvendit, si subjekte të këtij ligji por edhe për nëpunësit civil të institucioneve të tyre.
shum bukur pra, kta te dy ne foto te fillojne te nxjerrin te pa larat… procesi i vetdeklarimit per dekriminalizim…pordh me rigon
ky a plani C …..nen udheheqjen e kancerit lsimeta….
Shkoni te gjthe tek kryetri i te inkriminuarve,jepjani ca para dhe mbyllni letrat,Ai vdes per para,i pangopuri Ilir.