Shakaja e fundjavës padyshim ka qenë dërgimi i sms-ve miqve duke i thënë fjala vjen: “Shoku Agim si u ngryse?”, “Shoku Ilir si jeni nga shtëpia?” “Shoqja Bora ma jep pak recetën e groshëve.”
Ishte kaq gazmore e gjithë kjo situatë, veçanërisht po të lundroje në rrjet dhe të vije re si ishte lëshuar pa fre fantazia, tek përdorej kjo fjala magjike “shoku” a “shoqe”, të cilën unë nuk di nga cila arkivë e nxorrën socialistët dhe e plasën në vitin 2016 në mes të Tiranës. E di që dikush pak më zevzek do të thotë se kjo fjalë përdoret ende në partitë e majta të Internacionales Socialiste dhe nuk e vë në dyshim. Por, në Shqipëri kjo fjalë është medalja morfologjike e diktaturës, e cila në këtë rast nuk rikthehet vetëm etimologjikisht. Por, le të mbetemi tek qyfyrja.
Nuk ka gjë më të lezetshme që të dëgjosh fjala vjen Blendi Klosin, kur i drejtohet gjithë solemnitet kryetarit socialist, shoku Edi Rama. Kujt Ed’ Ramës? Njeriut më skiç të fillimviteve ’90? Ai që nuk harron në asnjë studio të kujtojë se e ka kryer atëvrasjen me komunizmin kaherë, ai është “shoku”? Dhe në tingëllim ta vret veshin, shoku Edi, sepse padyshim që ka shtatë palë lezet shoku Gramoz, shoku Koço, shoku Fatmir që edhe në atë kohë ishin sekretarë të lartë partie a rinie. I ka hije shokut Pandit, sepse ai lë kokën për histori veteranësh, madje dhe vetë duket si xhaxhi që rrëfen bëma për 5 maj tek lapidari. Por, shoku Edi ngjan si me e vesh Ed’ Ramën me pantallona terital copë oficeri. Lëre pastaj shoku Bruno që vjen nga Shkodra e mban mbi shpinë atë mbiemër kuintalësh të Shllakëve. Do jenë kthyer përmbys “të dekmit n’vorr”. Në atë qytet ku edhe në kohët e shokut Muho, qytetarët i drejtoheshin njëri-tjetrit me “zotni” e “zojë”. Aty kam dëgjuar, kur një vajzë e vogël i thërriste të ëmës e i jepte kumtin: “Ka ardh’ zotnia me pre drutë”. Ishte magjyp argati, por zotni për vashën. Pikërisht në këtë qytet Bruno do kthehet me gjithë këtë parashtesën “shoku”. “Kuku shoku Bruno!”
Gjithsesi ia vlejti për aktorin ta njihte këtë realitet, shokësh e shoqesh, të cilët nuk e zgjodhën as në Asamble, sepse këtë shoqëri zgjodhi, e cila të rreh krahët me fjalën “shoku” dhe pastaj të jep krapin e liqenit. Nuk të zgjodhën shoku Bruno jo se nuk bëje për atë punë. Jam i bindur që do shkëlqeje në atë pozitë politike, se i ke të gjitha edhe mendtë, edhe karizmën, edhe talentin, edhe urtinë. Por, nuk të duan dhe kurrë nuk kanë për të dashur, sepse ata mërinë nuk e kanë me Brunon Shllakun që u thye, por me babën, gjyshin, ungjin, hallë e teze që mbetën zotnij.
Për një gjë duhet me qenë të ndërgjegjshëm ata të nahijes tjetër, zonjave dhe të zotërinjve, që kjo fjala “shoku” është vijë demarkacioni. Mund të kalosh anën, të flirtosh, bashkëpunosh, madje të ndash pushtet së bashku me socialistët, pasi politika ka shpesh ligjësi marroke, por të marrësh atë nofkë para emrit duhet të rrëmosh thellë tek ai gjiriz që quhet diktaturë dhe po nuk gjete rrënjë gjithë jetën ke për të mbetur në hava.
E shkruar si duke qeshur,
por degjohet, perjetohet si klithme, Enkel
eshte dhimbje, ah-e e uh-e pleniumesh eshte
koka te prera, kongres te lindurish rober, qe bejne edhe pa lirine…
Interesant ky shkrim, me pelqeu, se si i ka rradhitur Enkeli emrat, kujt i shkon fjala shok dhe kujt i duket bezdi.
Por dua ti them Enkelit se te ashtuquajturit politikane ne salistan, se kane per gje, te nderrojne lekure dhe nuk shoh ndonje cudi, qe sot zonja Doda, neser te quhet shoqja Doda, dhe shoqes ne fjale, mos ti beje aspak pershtypje, qe nga zonje te quhet shoqe.
Eshte komplet ndryshe kur zonjes Sabahet, i ra te fiket ne “Sokakun e te marreve”, kur jevga qe dikur i pastronte shtepine e therriti, shoqja Sabahet, mos harro te vish ne mbledhjen e frontit demokratik. (Sipas romanit te Kadarese).
Kurse zonjave sot, jo vetem qe su bie te fiket, nga ky ndryshim klasor, por as su ben pershtypje, shoku Enkel, ose kammerade Enkel.
E ke tjerre e tjerre duke mos patur kujdes per kohen e harxhuar Ke bere nje borrohitje duke bere shkarpa e qare halle me vet vehten si nje here ne nje kohe ,bravo
Kur jeton me injorante duhet te pershtatesh me injorante. Sepse ka vlere te njejte si vota e shokut socialist injorant dhe kete Rama e din fort mire, ashtu sic vlen edhe vota e socialistit zotni europiano perendimor, qe ka zgjedhur te ndertoje ekonomine e tregut dhe kapitalizmin.
Ndersa shoku socialist eshte agjitatori me i keq i kohes kur ne pushtet jane socialistet. Sepse ai kujton se do te ndertohet socializmi perseri dhe perseri me forcat e socialisteve . Ai beson se kur vjen PS ne pushtet, po kthen periudhen nostalgjike te komunizmit.
Po Ed Rama? Ai do voten. Ai i njeh mentalitetet social komuniste te tyre dhe tallet me ta duke kerkuar te perdoren termat qe ata duan. Shoku e duan ata, shoku le te thone. Mirepo a e keni degjuar ndonjehere Ramen te perdore fjalen shoku!!!???
ee ee!!
kshtu doni t dukeni ju! si zotni!
por kur vje puna me perfitu nanji gjo hiqeni si shok. dhe thoni
“ekemi qen shok klase bashk” nuk thoni “zotni klase”!!!
apo thoni “me shoket amerikan jemi lidh” e nuk thoni “kemi zotnit amerikan..”
ku ka si shoku o bythqim
se zotnija t kthe kurrizin kur je n hall
shoku s t le n balt.
shifi se ca po ju bojn rrefugjatve ne hall tash “zotnijt perndimor”
po I hedhin ne det.
kurse shoket lindor I merrnin dhe ju jepnin shtpija… sic I mori enver hoxha shoku,ata camet e perzen nga greku dhe ju ndertoji fshatra vilixhe dhe ata u ben pronar tash. pronat jua morren zotnite greke,por prona ju dha shoku shqiptar.
si urdheron shoku K(el) Demi, taman cashtu, i ke ra bythes.
Mos u boj bukeshkale or zotni ,se ishin ata qe quheshin shoke qe shpetuan paraardhesit e tu nga zoti zerva.Mos na shit pordhe djathtas se zoti zerva qe leu duart me gjak shqiptaresh ishte i djathte me sa dihet nga historia.
“Shoke/Shoqe” per mendimin tim eshte fjala qe i afron njerzit me njeri tjetrin. ta quash tjeterin zoteri i jep disa vlera qe nuk mund ti meritoj. une pervete smund ti them shoqes apo shokut tim “Zoteri” me duket sikur i ve ne loje (tallem).
Ketu ska asgje per tu cuditur. autori i shkrimit e exagjeron, i duket se do mare fam me kete shkrim-hici.
ky qe shkruan ne kte menyr me kujton vitet e fillimeve ’90.
I ka ngel ora atje ktij Demit.
se atehere flitej ne kte menyr rrugve dhe mejhoneve te ndyta shqiptareske.
kjo menyr shkrimi,esht vec publicistik qe t kujton ato fletrrufet e kohes s enverit kundra cfaqjeve te huaja,apo skecet e emisjoneve per pioneret e enverit me gjermanet e kqinj,ballistat frikacak dhe partixant trima legjendar.
iku koha e prrallave or mik. very kembet ne tok dhe mos flutro me pras n sum,se je tu shku lart si shum. dhe kur t bish do thysh nanji kerbisht.
E ke qare Keli , bravo!
Une, shoku Demi, kisha disa kohe qe tensioni me rrinte i ngritur. Kur c’te shoh, me t’u mbajtur Kongresi i PS, tensioni me vajti ne vlera normale 12 me 8. Do thoni Ju, pse ndodhi kjo? Ta them une. Po ky Kongres, or shoku Enkel, na siguroi ate qe kishim enderruar prej kohesh si popull, ate per per cilen kishim vuajtur gjate historise sone shume shekullore dhe nuk na e kish plotesuar asnje kongres, na siguroi ‘veshtrimin nga e ardhmja”. He? Pak i duket zoterise tende kjo arritje?
Gazetari Enkel eshte teper i qarte. Ai nuk e ka me fjalen shok apo shoqe, por me perdorimin e tyre nga persona dhe per persona qe i kane braktisur me kohe keto fjale te arta, dhe qe i percudnojne duke i perdorur, qe duken butaforike kur i drejtohen me shok apo shoqja x.