Krahasuar me Kongresin e fundit të Partisë Socialiste mjaft gjëra kanë ndryshuar brenda dhe jashtë Shqipërisë. Tanimë rrjedhat e ngjarjeve kanë sjellë arsyetime ku është e vështirë të përkufizosh cështjet e brendëshme me ato të jashtëme.
Eshtë fakt se politika në Tiranë, Prishtinë, Shkup, Ulqin apo Luginë po lidhet natyrshëm edhe si një cilësi e një bote globale e ndërvarur mes vetes. Shqiptarët bashkëjetojnë me serbët, grekët, malazezët e maqedonët në një histori të përbashkët e cila tenton të quhet “europiane”. Arsyetimet për politikë të jashtëme dhe të brendëshme janë implikuar me njëra tjetrën sa e ke të vështirë të bësh diferencën.
Në Perëndim dikur të quajturit “refugjatë” apo emigrantët shqiptarë po ndërtojnë me shpejtësi realitetet e qytetarit perëndimor të brezit të parë e sidomos të brezit të dytë. Ky realitet përbëhet nga një e treta e popullsisë zyrtare të Shqipërisë. Ai po vetëorganizohet dhe po tejkalon formalizmin me të cilën shteti shqiptar i trajton.
Ky komunitet mbi njëmilionësh ka ngritur një strukturë shoqatash si në Greqi, Itali, Britani apo SHBA dhe Kanada të cilat edhe pa vëmendjen shtetërore të Shqipërise kanë zhvilluar një protagonizëm i cili nderon vendin tonë dhe bën të detyrueshëm trajtimin e tyre.
Në zgjedhjet e vitit 2013 mijëra emigrantë shqiptarë sidomos nga vendet fqinjë si Greqia dhe Italia udhëtuan drejt Shqipërisë për të votuar ndryshimin. Në se në Shqipëri në mjaft raste duhet të trokisje për të nxitur votimin dhe votën, imagjinoni dikë që lë punën apo biznesin dhe niset një apo dy ditë përpara duke udhëtuar drejt atdheut të vet për të votuar. Vetëm për kaq. Pastaj kthehet sërish aty ku ishte pa me bindjen se kështu i ka shërbyer atdheut të vet nga i cili nuk ka marrë dhe as ka kërkuar asgjë.
Ne socialistët, duhet të shmangim pak “rutinën” e pushtetit dhe qeverisjes dhe të mendojmë seriozisht për ata që vec dhanë për këtë vend. Ata janë ajo qytetari perëndimore e cila jeton jashtë vendit tonë aktualisht. Ka ardhur koha që ata të votojnë sipas dëshirës dhe bindjes për të ardhmen politike të vendit që i takojnë aty ku janë. Vota e tyre është perëndim. Kultuara e tyre është perëndim. Trajtimi i tyre na bën më të natyrshëm në procesin e Integrimit Europian.
Të dashur miq!
Ka një rutine kongresuale në politikën tonë që cështjen e shqiptarëve jashtë kufijve shtetërorë e konsideron “politikë të jashtëme”. Unë jam kundër këtij përcaktimi. Burokratikisht ajo si cështje do të mbulohet nga Ministria e Jashtëme.
Ajo që duhet ti pohojmë vetes sot si një parti patriotike dhe jo konsumues të nacionalizmit është fakti se faktori shqiptar në rajon po përjeton ndryshime thelbësore. Tradita dhe realiteti duken si rrobat e nje fëmije në trupin e një të rrituri. Në rajon jashtë vëmendjes së politikës po krijohet një opinion publik mbarë shqiptar. Ai fillon tek rrjetet sociale dhe përfundon në media dhe ambjentet e shkollës.
Ky opinion publik do të prodhojë politikë, nesër. Partia Socialiste është e njohur në të kuptuarit e asaj që po vjen. Kjo që po them është një lajm i dyfishtë. Ai është një lajm shumë i mirë dhe shumë i keq për politikën. Ai është vibrant, sfidues dhe i qartë po ashtu. Përballë tij politika duhet të gjejë përgjigje pasi për shqiptarët e rinj dukemi tepër të “lashtë” në shpejgimin se ka disa të “ardhme” në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Mal të zi.
Ne duhet të ballafaqohemi me këtë arsyetim dhe ta ndërlidhim atë, natyrshëm, me perspektivën europiane të rajonit.
Në këtë arsyetim ka një sfidë me cilësinë e politikës që bëjnë politikanët shqiptarë. Korrupsioni dhe lidhjet me krimin e organizuar mund të diskretitojnë të kuptuarit e politikës.
Nuk janë të paktë ndër të rinjtë që mendojnë se politika është një profesion keqbërësish apo me moral të dobët. Kjo mund të sjellë forma të radikalizmit nga zonat anësore të shoqërisë shqiptare në një protagonizëm vetëshkatërrues.
Tirana dhe Prishtina janë dy pole të rëndësishme për ekuilibrin e botës shqiptare. Ato duhet të mësohen me veten së pari që të tjerët ti shohin me kuptimin e ri që po merr faktori shqiptar në rajon.
Në elitat politike shqiptare gjithsesi ndihet tradita e vjetër e klanit apo manipulimit zgjedhor e cila po e gërryen politikën shqiptare si cilësi. Në se nuk do të vidhej vota historia e Shqipërisë do të ishte ndryshe.
Vota dhe drejtësia janë dy prioritete që nuk shmangen. Pa votë të lirë nuk ka drejtësi dhe anasjlltas. Kjo ndërlidhje e ka sjellë presionin e natyrshëm edhe të miqve tanë ndërkombëtarë për reformën në drejtësi.
Eshtë një zgjidhje që nuk ka dilema. Jemi në udhëkryqin ku duhet të zgjedhim në se do të zhvillohemi si komb i natyrshëm europian apo si një klan që drejtohet nga “kumbari” i rradhës.
Reforma e drejtësisë nuk është zgjedhje politike por zgjidhje për Shqipërinë. Kush na vendos përballë mungesës së përgjigjes duhet të qartësohet se socialistët nuk do drejtohen nga ekranet televizive për të parë sherrin e shëmtuar të rradhës në Kuvend. Ata do ti drejtohen kutisë së votimit për tju bashkuar vullnetit të publikut në zgjedhjen midis alternativave në referendum.
Po u mohua edhe kjo e fundit, jo për presion apo shantazh cinik, përkundrazi, mendoj se nuk mund të na falet që për disa muaj pushtet më tepër të konsumojmë bashkëfajësinë me një drejtësi si kjo e jona. Ajo ka krijuar dy lloj ligjesh, dy lloj vendimesh, dy lloj sistemesh dhe ku pagesa e korrupsionit bën diferencën e tyre. Brenda këtij sistemi “flenë” edhe problemet tona të qeverisjes.
Ky është një realitet para të cilit cdo shqiptari i dhembin sytë pa dallim bindjesh politike.
Politika dallon aktin nga pushteti. I pari bën dallimin, i dyti është pasojë e të parit. Partinë tonë e ka krijuar akti dhe jo pasoja. Ne jemi ndërtuar nga fibra e aktit në politikë.
Në se na pamundësojnë votimin e reformës së drejtësisë në Kuvend, apo pamundësojnë të drejtën e votës së qytetarëve në referendum atëherë nuk ka Zgjidhje por Zgjedhje.
Ky Kongres është historik sidomos për raportin që Partia Socialiste ka marrë dhe do të marrë për këtë cështje.
Në se ka dyshues në rezultatin e zgjedhjeve i them se këto zgjedhje edhe për këtë arsye do të jenë edhe referendum. Lufta për drejtesinë është një betejë më shumë se politike. Ajo është një betejë për të ardhmen e vendit.
Beteja për të ardhmen bën dallimin. Ajo nuk humbet. Ju ftoj të bëjmë atë për të cilën jemi bashkë. Të fitojmë betejën për Shqipërinë dhe ata që nuk kanë lindur akoma.
Pandi, lufta ne Kosove te dha mundesi te beheshe me “koqe”,por tezja …ska nevoje per koqe ..me sa duket…ik o Pandi…ferko k…e Rames ….
GJino rritu bir të harrish koqet!
Duket se ‘gjino’ mendja tepaska mbetur tek koqet e saliut e kruajtja e …tij ! Thuaj cfare tha gabim Pandi…Jep nje mendim tendin! Por te veprosh keshtu ,nuk je ‘gjino’ !
Shkrim qe i ve pikat mbi ” i ”
Shume shqiptare qe jetojne jashte atdheut e gjejne veten e tyre ne ato qe Ju shkruani.
Shpresojme qe pas fjaleve te vijne edhe faktet
Pershendetje
o gjino hajde ma kap pak mua se ai i Rames nuk te mjafton.
gjino! Rritu bir te harrish koqet!!
“Vota dhe drejtësia janë dy prioritete që nuk shmangen. Pa votë të lirë nuk ka drejtësi dhe anasjlltas.”
ti e pordhe votën!!e shëndrove demokracinë në diktat të të parit!!
“Jemi në udhëkryqin ku duhet të zgjedhim në se do të zhvillohemi si komb i natyrshëm europian apo si një klan që drejtohet nga “kumbari” i rradhës.”
ti votove për kumbarin e radhës!nuk kishe as atë modestinë për tïu bashkuar të kundërtës vetëm për ti dhënë shans!ju dhunuat delegatët tuaj me dhumë shtetërore dhe dhunë partiake!!ju i dhunuat si në atë kohë kur rama bënte shumë më pak se blushi!në atë kohë kur dhelpra 2 metroshe përpiqej të fuste këmbët në PS!!ai ja ariti të ketë gati 50 vota!!principi i blushit nuk pati dhe ato që i premtuan!!as të hafizit nuk e mori!!ajo u tmerrua aq shumë sa me të vërtetë se zhgënjeu “kumbarin”e radhës!!
” Ata do ti drejtohen kutisë së votimit për tju bashkuar vullnetit të publikut në zgjedhjen midis alternativave në referendum.”
jo pandi ata do të shkojnë të lidhur si skllevër për qafe kutisë së votimit!!ata do të votojnë për fronin e “UNIT”!!ju do ti detyroni,do ti mashtroni!ju do të fitoni!!
kjo që po bëni sot është përsëritur disa herë!!ju dje votuat mbretërimin e zogut!ju votuat diktaturën e enverit!ju votuat dikturën e saliut!ju votuat diktaturën e ramës!!
prandaj pandi mos shani ahmet,enver e sali!!
jeni i njëjti llum që i polli të tre!!jeni i njëjti batak që i bëri të lulëzjnë të tre!!
ky batak do të ushqejë dhe kallamin e tironës!!
këneta shqiptare nuk ka ndërruar aspak në 104 vitet e jetës së saj!!
eh si mund të ndryshojë këneta!!këneta kënetë mbetet!!
Shkrim qesharak dhe intrigues. Kujt PO ja shete KETO pordhe ky? ….”Në se na pamundësojnë votimin e reformës së drejtësisë në Kuvend, apo pamundësojnë të drejtën e votës së qytetarëve në referendum atëherë nuk ka Zgjidhje por Zgjedhje”
Per cililen reforme e KE fjalen more sahanlepires ? Per ate reformen perpiluar Vetngecia? Per ta qe me urdher TE Lu-se, perjashton automatikishte nga gjykimi dhe denimi, kriminelet dhe zjarevensit e Gerdecit, apo ata kriminele, burra shteti, apo yje ne ngjitje qe e lane bulevardin me gjakun e njerezve TE pafajshem, paqesore e me duar ne xhepa??????.
Mos ki merak more Pndemi, SE Parita e Djallit (PD), Partia e Krimit (PK), Partia e Spiuneve ( PS), Lidhja e Spiuneve Ilegale (LSI), do ta miratojne kete “DemoMliq” sepse ESHTE ne interes TE TE GJITHE krimineleve, kusareve, DHE tradhetareve…..
Per cilat zgjedhje DHE per cilat vota e KE fjalen zotrote? Per ato qe po kerkoni te beni ne tavoline me shokun Lu,
duke perdorur si karem idjotin Blushi, pasi Doshi e Fufi JU dolem BLLOF, e fshini bythen me NJE milion votues, fukarenje, hallexhinje, puntore te ndershem, te papune, pensioniste, studente e adoleshente qe shpresojne TE jetojne ne Shqiperi ? Per cilet votues e KE fjalen zotrote? Per ata qe JU besojne dhe ju e perdorni voten per Ti kolonializuar ne emer te votes?????
TURP, TURP, TURP, ….KRIM, KRIM, KRIM…..
O POLISJEJTANE, KRIMINELE E HAJVANE, FRIKACAKE E SAHANLEPIRES, SHARLATANE QE E LESHONI DYSHEKUN ME GJITHE GRUA PER QEFET E TE HUAJVE… THIRINI MENDJES DHE DENONI KRIMINELET. LERINI PORDHET.
PER NDRYSHE KY POPULL DO TE FSHIJE PRAPANICAT ME REFORMEN TUAJ TE KRIMINELEVE, DHE ME VENECIEN TUAJ.
LIGJET I BEJME VETE E NUK DUAM TE TRETE…..
Majko eshte gjithmone I qeshur, gjithmone I pafajshem dhe gjithmone I gatshem e reserve per kryeminister, sa here qe socialistet bejne sherr e goditen me njeri-tjetrin….