Zgjedhje apo referendum në PS?

18 Mars 2016, 10:39Blog TEMA

Nga Mimoza Hafizi

U bë kohë që ne, një grup deputetësh dhe antarësh të tjerë të Partisë Socialiste, po kërkojmë zgjedhjen e Kryetarit të Partisë me parimin një antar-një votë. Parim i shkruar prej 10 vitesh në statutin tonë.

Nuk na jepet Zgjedhja, por na ofrohet një Referendum!

Pavarësisht nga pyetja që ende nuk dihet se si do shtrohet, thelbi i tij duket që do jetë kërkesa për të marrë apo legalizuar ushtrimin e mandatit të Kryetarit të PS, pa zhvilluar zgjedhje të brendshme në parti.

Por, a mundet që Referendumi te zëvendësojë Zgjedhjet e brendshme në parti?

Referendumi është proces që zhvillohet për problemet që prekin parimet programore dhe statutore. Pra, referendumi është thirrja për votë e lidhur me një problem, kurse zgjedhja për funksionet përfaqësuese të partisë është votë e kërkuar për një njeri. Një njeri që fiton përmes një gare së paku mes dy kandidatësh. Ballë për ballë, me argumente.  Ne po kërkojmë në krye të partisë një njeri, jo një problem!

Problemet që shtrohen në një referendum i përkasin qëndrimeve dhe zgjidhjeve që do të duhet të mbahen dhe adoptohen në të ardhmen. Rrjedhimisht, rezultati i një referendumi nuk ka dhe nuk mund të ketë ndikim mbi çështjet dhe faktet e së shkuarës. Për pasojë, referendumi nuk mund të ketë fuqi prapavepruese, cilido qoftë rezultati i tij.   Ne sot kërkojmë zgjedhje për Kryetarin e Partisë, për t’i dhënë fund një situate që na mban peng prej tre vitesh.

Referendumi, edhe pse përbën mjetin më demokratik të ushtrimit drejpërdrejt të sovranitetit,  nuk mund të përdoret për të kufizuar të drejtat themelore të njeriut. Në rastin e referendumit të propozuar në partinë tonë, me gjasa socialistëve do u kërkohet të shprehen për të hequr dorë nga e drejta që e kanë dhe që duhej ta kishin ushtruar prej 3 vitesh. Nga e drejta për të zgjedhur Kryetarin e tyre me parimin një antar-një votë. Si i tillë, ky referendum do ishte antikushtetues, sepse kufizon të drejtën themelore për të zgjedhur e për t’u zgjedhur, e drejtë kjo e pandashme, e patjetërsueshme dhe e padhunueshme. Ai bie ndesh me ligjin për partitë politike, ku zgjedhjet e brendshme në parti janë parim themelor i organizimit.
Pra mjeti më demokratik, referendumi, kërkohet të përdoret për një çështje jodemokratike, që kufizon të drejtën themelore të fituar, të drejtën për të zgjedhur e për t’u zgjedhur, e drejtë që nuk mund të vihet në diskutim, por thjesht duhet respektuar dhe garantuar.

Historia na sjell shembuj drithërues referendumesh, ku e drejta demokratike e votës së gjerë është shpërdorur për qëllime antidemokratike. Vetëm klikoni në Wikipedia, për të parë se çfarë ka ndodhur në mesin e shekullit të kaluar në Europë.
Prandaj dhe ne do ngulmojmë deri në fund të kërkojmë atë që na përket, zgjedhjen për Kryetarin e Partisë, me parimin një antar-një votë. Edhe në Kongresin e së shtunës.

6 komente në “Zgjedhje apo referendum në PS?”

  1. fisheku says:

    eshte krejt e thjeshte…… te zbatohet rregullorja e PS-se dhe asgje me shume. cdo parti ka nevoje per nje kryetar i cili eshte i deshiruashem nga shumica, pra vota ne baze te rregullores se PS-se dhe kjo nuk le vend per diskutime koti. nese kjo procedure do permiresime atehere ka nje rregull per ndryshimin e saj dhe nuk duhet te flitet poshte e perpjete pasi demton ate qe i perket edhe vete. mesa kam lexuar procedura eshte disi e komplikuar dhe nje parti moderne dhe me rregulla demokratike duhet te jete e qarte dhe e sinqerte me antaret e saj.se kuptoj se cfare referendumi kerkohet kjo eshte nje parti e organizuar dhe ka instancat e saj. nuk eshte mire kur mundohen te nxirren brrylat per te bere te keq njerin apo tjetrin.

  2. Deti says:

    Plotesisht dakort me profesoren deputete socialiste te vitit 2005 .
    Vetem nje pyetje te vogel do t’i drejtoja asaj dhe pretendentit per kryetar : ku ishin ata tre vjet me perpara,athere kur u shkel statuti per zgjedhjen e kryetarit ?Perse e bejne “kauze” sot ?
    Me duket se hileja qendron diku tjeter,mbase andej nga viti 2017 !

  3. passionanti says:

    Une nuk e kuptoj apo zonja Hafizi qe votimi nje antar nje vote eshte referendum sepse votojne te gjithe antaret e partise socialiste, po ashtu dhe ne referndum votojne te gjithe antaret e partise socialiste. Ai nuk eshte referendum dhe per antaret e partise demokratike. Kesaj i thone shume zhurme per asgje. Zonja Hafizi pretendon se referndumi mohon te drejten per te zgjedhur e per tu zgjedhur qe s’eshte e vertete. Ka shume argumenta qe e hedhin poshte kete diskutim, por ne nje shoqeri demokratike grupimi i njerzeve ne nje shoqeri te organizuar i vendos vete rregullat mbi te drejtat dhe detyrat me shumice vote. Atyre qe nuk u pelqen se çfare vendos shumica, shkojne ne nje grup tjeter qe u pelqen pa cenuar interesat e shumices. Shembullin e kemi te gjalle: Kastriot Islamit nuk i pelqeu grupimi socialist dhe pas 22 vjetesh shkoi ne grupimin demokrat se atje e ndjen vete me mire dhe si duket ka anfinitet biologjik me ta por vone e kuptoi. Me mire vone se kurre. A nuk eshte kjo liri dhe e drejte. E padrejte eshte te kerkosh te imponosh shumices ate qe do ti dhe kjo eshte antidemokratike.

  4. Lufte psikollogjike says:

    PS duhet te mos pranoj qe kryetari i PS te jet njekohesisht Kryeminister,kjo i pret rrugen sherreve pa fund.Kryeministri I ardheshem, te drejtoj fushaten dhe deri ne fund te mandatit te jete ne detyre.Kandidatura e Kryeministrit te kaloj me votim brenda strukturave te partise socialiste.
    Statusi i Kryeministrit te jete i percaktuar brenda statusit te PS-s.
    PS-ja ka treguar se ka ne gjirin e saj personalitete,ashtu dhe karjeriste,le te zgjidhen sipas platformave te tyre,ata qe nuk i permbahen platformave,te humbasin ne mandatin e dyte.
    PS-ja eshte nje parti liberale e pa disiplinuar !

  5. aqif tahipi says:

    E verteta eshte se grupi i blushit dhe hafizit eshte i paafte te drejtoje te majten ne zgjedhje ,ndersa me ramen eshte gjithmone e sigurt fitorja ne zgjedhje. Per ne ,votuesit e thjeshte socialiste kjo eshte mese e mjaftueshme qe rama te jete ne krye te ps. Ushtrimet psiko socialo letrare te nivelit te larte ,te blushit dhe grupit te tij ,nuk vlejne ne realitetin e perditshem , sherbejne vetem per ata qe jane mbyllur ne lullen e fildishte te endrrave .Edo ec para me reformat se shumica derrmuese e shqiptareve te ndershem jane me ty.

  6. asd says:

    Psikopatet marrin ne qafe breza te tere. Mjere kush kupton vone.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje