Andi Bushati: Rama është i tmerruar nga mediat online, pasi nuk iu mbyll dot gojën me leje ndërtimi siç bën me Klanin e të tjerët

17 Mars 2016, 09:39Blog TEMA

Andi Bushati shkruan se Rama është i tmerruar nga mediat online, dhe ndaj do t’iu mbyllë gojën me ligj.

Sipas tij, Rama nuk mund t’iu mbyllë gojën atyre siç bën me mediat tradicionale dhe ndaj ka ndërmarrë këtë nisëm.

Ja çfarë shkruan ai tek faqja e tij Lapsi.al.

Nga Andi Bushati

Lexova sot një shkrim të kolegut tim Mero Baze, i cili i binte këmbanave të alarmit, lidhur me një ligj që po harton qeveria Rama, « për disiplinimin » e mediave online.

Si njëri nga gazetarët që e ka provuar egërsisht në kuriz dhunën e pushtetit, duke pranuar të ngërthehet në një luftë me të gjitha llojet e armëve kundër tij, Baze, e ka ndjerë shpejt rrezikun e kësaj masakre që po i qëndron si shpatë mbi kokë mediave më të reja të këtij vendi.

Ndaj, ai, i kishte zbërthyer në detaje shumë nga kundërthëniet absurde të këtij projekti.

Mjafton vetëm njëra prej tyre, ajo që theksonte se kjo nismë bie ndesh me kushtetutën e këtij vendi, që garanton një shtyp të lirë, për ta bërë atë jo vetm nul, por edhe të dyshimtë.

Dhe pikërisht këtu, tek dyshimi që lind mbi këtë nismë, dua të ndalem, për të shpjeguar se përse po e kërkon atë qeveria e Rilindjes.

Kur socialistët u rikthyen në pushtet, për herë të dytë në këtë çerek shekulli demokraci, ashtu si pas vitit ’97, ata u shoqëruan nga aureola e një çlirimi të shoqërisë, e cila pillte automatikisht edhe një frymëmarrje më të madhe në media.

Por, nëse ngritja në pushtet e Nanos eci krahpërkrah me lindjen dhe zhvillimin e TV-ve private, ajo e Ramës u shoqërua nga një tjetër proces: lulëzimin e mediave online.

Shumë gazetarë të njohur, grupime reporterësh: kronike dhe politike, kulture dhe sporti, mode dhe showbizi, vendosën ti thonë “mjaft” gazetave të ngritura mbi parimin « Një pallat, një media ». Ata vendosën të shkëputen nga zgjedha e oligarkëve të shtypit, për të kërkuar më shumë liri dhe më shumë hapsira për profesionin e tyre.

Natyrisht, beteja qe më e lehtë, sepse mediat online (lapsi.al është njëra prej tyre) kanë kosto ku e ku më të lira. Për to nuk duhen shpenzime të mëdha teknike, pagesë shtypshkronje, transporti gazetash, përqindje për shitësit në kioska e kështu me radhë.

Ky revolucion i mundësuar nga zhvillimi teknologjik, solli me vete edhe një oportunitet të ri. Pushteti i informacionit, u largua nga ndërtuesit e pallateve, nga shkatëruesit e bregdetit, nga gjobaxhijtë e bizneseve dhe sekserët e politikës, për tu rikthyer (së paku përkohësisht) në duart e gazetarëve. Ata (me të mirat dhe qindra mëkatet e tyre) u ribënë drejtues realë të mediave të reja që kishin themeluar vetë.

Kështu nëse ardhja e parë e socialistëve në pushtet, prishi monopolin e të vetmit ekran shtetëror, TVSH-së të drejtuar nga militantë të tipit Buçpapaj, Pollo, Sakajeva, rikthimi i tyre i dytë, u shoqërua me zbehjen e pushtetit të Koçove, Sandërve, Irfanëve.

Lindja dhe shumimi i mediave online, jo vetëm nxori në pah fallcitetin e makinerisë së tyre të propogandës, të ngritur vetëm për përfitime familjare, por njëkohësisht zbehu edhe monopolin mbi informacionin që i përcillet publikut.

Nuk është rstësi që sot, pjesa më e madhe e skandaleve të qeverisë së re, e aferave të saj koruptive, e tenderave për miqtë dhe koncesioneve për klientët, janë zbuluar dhe denoncuar nga mediat online.

Nuk është rastësi që sot, që të gjitha “mediat e vjetra” nuk kanë më as minimumin e ndikimit (për të mos përmendur për arsye etike Lapsin), që ka faqja online e BIRN-it.

Megjithëse kanë në dispozicion emisione investigative me dhjetra të punësuar, tolk show të pafundme, redaksi lajmesh të mbushura me reporterë të tredhur, mediat tradicionale janë kthyer në unanimitet, në krehëse bishti të qeverisë.

Prandaj Edi Rama, ndryshe nga pushteti i parë i socialistëve, nuk ka vetëm një problem. Ai nuk është më vetëm para rrugës një njohur, për të dhënë leje ndërtimi për Klanin dhe Vizionin, Shekullin dhe Panoramën. Ai nuk është më vetëm përballë hallit për të dhënë liçensa të paligjshme dhe parkingje qyteti për Topin.

Ai ka një problem shumë më të madh, sepse tanimë, atij nuk i duhet të mbyllë borxhet e disa pronarëve, por zërat, gojët dhe lapsat e dhjetra dhe qindra gazetarëve.

Prandaj kryeministri po tenton të ndjekë një taktikë të re: atë që nuk e blen dot me para, po mundohet ta heshtë me anë të ligjit.

Nuk është e rastësishme që kjo përpjekje vrastare e neutralizimit të mediave online, vjen menjëherë pas tentativës së parë që dështoi me turp, asaj për kriminalizimin e shpifjes nga gazetarët.

Si e para dhe e dyta tregojnë vetëm një gjë, që qeveria po i trmbet deri në tmerr, pluralitetit të zërave të rij.

Jo më kot kryeminisri nuk lë studio televizive pa ironizuar lapsat që ka kundër.

Jo më kot ai shpall se nuk trembet nga lehja e qenve që duan ta pengojnë të ecë përpara.

Jo më kot ai flet për makinerinë e baltës që nxin portretin e tij prej reformisti.

Edi Rama, me aftësinë e një mjeshtri të propagandës, ka kuptuar një gjë. Rreziku i tij nuk janë mediat tradicionale tashmë të diskredituara. Rivali i tij nuk është opozita që ende rreket të mbrojë qeverisjen e vjetër.

Armiku i tij real, janë zërat e rinj dhe të lire, që po gëlojnë në rrjet.

Prandaj dhe ai po përpiqet të gjejë rrugë ligjore për ti neutralizuaar ato.

Ky është në fakt thelbi i projektit të ri, i cili pretendon se disiplinon mediat online, duke shkuar deri në absurdin e shkeljes së kushtetutës.

22 komente në “Andi Bushati: Rama është i tmerruar nga mediat online, pasi nuk iu mbyll dot gojën me leje ndërtimi siç bën me Klanin e të tjerët”

  1. Aleksander says:

    Masksra njeri je. O Andi Bushati.

    1. Sillo says:

      ANDUSHI NUK ESHTE MASKARA PO NGATEROHET SE SALIU I PAT THENE KUR QE I VOGEL E E SHOQERONTE NE PARIS SE RAMA KERKON TI VRASE GJYSHIN;DHE AI EDHE SOT E DI QE GJYSHIN IA NDAU NGA KJO BOTE RAMA E JO SALA,NGAQE NGJAN NGA GJYSHJA E JO NGA GJYSHI!

  2. Genti says:

    Edi Rama nje fashist narsisist psikopat, nuk do te mundet kurre te censuroje zerat e lire dhe te drejten kushtetuese per lirine e fjales. Ai thjesht po thellon me teper gropen, ku do ta hedhin si nje pacavure qe qelbet era. Shume kane tentuar qe te shkaterrojne lirine e fjales, por jane djegur si baruti

    1. sb says:

      Pse Sali B’ja historikisht ka djegur gazeta e perndjekur e terrorizuar gazetare. Asnje gjemb si eshte futur ne kembe deri tani
      sb

    2. Kritiku says:

      Ku e ke ne Kushtetute te drejten e shpifjes? Shpifja po shitet si nje e drejte e lirise se fjales dhe kjo duhet denuar. Nuk mund te vazhdohet me metoden e Malokut Berisha qe shpif-shpif se diçka do te mbesi. Maloket, kur donin qe dikujt ti benin dem, perhapnin shpifje derisa ajo te dukej si e vertete. Kjo eshte burreria e malokeve, qe nuk perballen dot me te verteten ne sy por gjithnje mbas kraheve kane punuar, per te demtuar kundershtarin e tyre.

      1. Genti says:

        O trap. Thashe e drejta kushtetuese per lirine e fjales dhe shprehjes. Kjo do te thote qe fjala dhe shprehja nuk mund te censurohen me asnje menyre apo nen menyre, qofte ajo e vertete apo shpifje, sepse garantohet nga ligji themeltar i ketij shteti. Shpifjet dhe mashtrimet i ke ne qeveri dhe politike 24 me 7, por kjo nuk do te thote qe ne populli te ngrihemi dhe tu veme tritolin qe neser ku jane dhe ku nuk jane. Apo jo? Por ndoshta duhet bere keshtu per keta majmune, qe te mesojne se genjeshtrat e tyre nuk denohen dhe e verteta e popullit denohet.

    3. "Horri i Bulevardit" says:

      Po meqe qenke kaq trimosh, futi nje shpifje mbas miratimit te ligjit dhe e shef ti “fjalen e lire”.
      E para, ne qofte se shpif per dike, qe eshte serioz, han gjoben, POR ne qofte se shpif per dike, qe nervat i jane prishur, nuk eshte cudi qe te hash gjysmen e lekut ne lule te ballit.

    4. timi says:

      Ha nje mut or Genti!

  3. TJ says:

    Dear easter Bunny Andi! Deri dje ishe bythe e breke me Fejzon! me Klanin e Sandrit!Tani qe i prishe pazart me ta shkruan dhe flet sikur nuk je ti Andi,pipiruqi! Ketu nuk behet fjale te ta mbylle gojen ty,por te largoje kete lloj media te shitur!

  4. wiena says:

    Me keto menyra ,do te rrezohet me dhoejt se sa ai mendon . Komunizmi po te kishte lirine e fjales do te lulezonte dhe sot .

    1. shehu says:

      Komunizmi nuk mund te hetonte nje ditd me kirine e fjales.

  5. Kritiku says:

    Per ti kthyer pergjigje Bushatit:

    Ne Shqiperi nuk ka gazetari dhe gazetare te mirefillte qe bejne punen ashtu siç i perket ketij “zanati”. Te gjithe keta te vetequajtur gazetare, nuk permbushin as kriterin minimal te te qenurit i tille. Nuk zoterojne gjuhen shqipe! Nuk zbatojne rregullat e gazetarise. Nuk kane as me te voglin pergjegjshmeri morale per tere ato informacione te individeve qe i nxjerrin pa asnje “dogane” duke shkaktuar me shume dem se sa perhapje te informacionit. Keta te vetequajtur gazetare, nisen gjithnje nga interesi vetjak dhe te tille i bejne edhe ato qe as shkrime nuk mund ti quash. Nje gazetar i mirefillte niset nga pozita asnjanese, ndersa ju, si puna jote, ore Bushat, i keni te gjitha shkrimet me inate personale. Ju shkruani gjithnje kunder kur ju shkelet interesi vetjat dhe shkruani PRO kur ju permbushet nje nga interesat personale.
    Nese qeveria kerkon qe te vendose “rregull ” ne mediat, ketu nuk ka gje te keqe, sepse duhet ndaluar edhe genjeshtra qe hapet ne fillim si nje e shkruajtur e vertete ne media dhe pershtjellohet aq shume sa nje dite duket sikur eshte e vertete.Kjo lloj gazetarie e perhapje shpifjesh dhe pa mbajtur pergjegjesi ndaj tyre, duhet qe te kete fund nje dite. Nuk eshte e tolerueshme qe te shpifesh gjithe diten dhe te fshihesh gjoja pas “fjales se lire”. Duhet ndaluar manipulimi i njerezve nga media qe drejtohen nga njerez qe i sherbejne per shkaterrimin e Shqiperise dhe krijimin e kaosit. Ti Bushat je te njejtin mendim si shpellaret e PD-se, qe kur i dergon ne gjyq per shpifje, mundohet qe te mbrohen pas asaj, qe gjoja folen ne emer te Partise dhe per kete nuk mbajne pergjegjesi.
    Kjo lloj metode e te berit gazetari ne Shqiperi eshte INFORMALITET dhe si e tille duhet qe te mos lejohet me! Te vjen keq ty Bushat, sepse te dalin idiotesite e tuaja me te gjithe shoket e tu, qe vetem gazetare nuk mund te jeni.

    1. Mynyr says:

      Asgje per ti shtuar komentit tuaj! Mese i sakte!

  6. "Horri i Bulevardit" says:

    Andi Bushati qenka impresionuar nga editoriali i Mero Bazes, por nuk na tregon se ku e ka hallin.
    Halli i Andi Bushatit eshte se “Lapsi al”, do te jete e para qe do te perballet me kete ligj te vonuar.
    “Lapsi al”, nje faqe online, eshte ne pararoje te shpifjes dhe baltosjes dhe deri tani, nuk eshte perballur asnjehere me pasojat.
    Eshte ky ligj i vonuar, (qe duheshte bere me pare) qe do ti mbylle gojen thashethemeve dhe shpifjes me dashje, por ky ligj do te fuse ne filter edhe pseudo-gazetaret-analistet, qe me statusin e gazetarit-analistit, kane perfituar, nga shpifjet dhe baltosjesvse tjetrit.
    Ti more pseudo Bushati, Shkullaku, Lubonja dhe ndonje tjeter, jeni kunder ketij ligji, se do tju leje duarbosh nga thashethemet e sajuara, duke baltosur tjetrin dhe duke mos dhene llogari.

  7. Che Guevara says:

    N D Y R E S I R E, QE TE VESHTRON ME ATO SY TE GJARPRIT, JA Ç’JE TI MOR ANDUSH QE SI TI S’ESHTE ASKUSH! pO TA HIDHJA NE VOTIM DO T’I KISHE FITUAR 99.99 per qind si yt gjysh, yt ate e gjithe soji e sorollopi juaj i mbrapsht qe i rri mbi zverk shqiptareve. Harruat perbindshin Sali Berisha me te vetet?! C’parime (nese) keni ju, mor hale? C’Shqiperi doni??!

  8. passionanti says:

    Si duket Andi Bushati kerkon te ja shperbleje Sali Berishes ate qe i ka bere kur ishte ivogel qe i pastronte breket ne 1979 ne Paris. Je kujtuar vone Andi. Tani Saliu eshte duke vdekur, te pakten ben homazhet. Te ishe kujtuar para tre vjeteve qe ai mbreteronte do kishe perfituar dhe ti se dhe yt at ishte nje monster me te.

  9. albi says:

    Ti ke te drejte Andi ne lidhje me shqetesimin per lirine e mediave ne Shqiperi dhe personalisht te mbeshtes fort ne kete pike. Por ama media e lire nuk do te thote liri e shpifjes dhe mendoj se shume gazetare ne Shqiperi kane gjynahe ne kete drejtim per shpifje te bera per arsye klienteliste, per hakmarrje te uleta ose thjesht per xhelozi a ku ta di une. Me fal po çfare lloj shtypi eshte ky ? Prandaj mendoj se aq sa eshte vitale per Shqiperine te kete nje media e lire po aq eshte e rrezikshme shpifja dhe manipulimi i opinionit qofte kur i ben fresk qeverise, qofte kur e kritikon pa te drejte. Dhe une mendoj se gazetaria ne Shqiperi ka shume per te bere ne kete drejtim. Ne fund po te drejtohem me nje pyetje : a mendon se nje shtyp i lire por pa shpifje eshte i mundur ne Shqiperi ?

  10. Fori says:

    Z.Bushati,

    Ligji ka qene qe ne kohen e Sali gerdalles dhe ndryshimet jane hedhur per konsultim publik. Po ke ndonje gje konkrete thuaje dhe mjaft hape panik sikur do behet nami i zi, lexoje njehere para se te nxjerresh brroçkulla nga goja se e bete miletin te flase me vehte.

  11. albi says:

    Ti ke te drejte Andi ne lidhje me shqetesimin per lirine e mediave ne Shqiperi dhe personalisht te mbeshtes fort ne kete pike. Por media e lire nuk do te thote lirI e shpifjes dhe mendoj se shume gazetare ne Shqiperi kane gjynahe ne kete drejtim per shpifje te bera per arsye klienteliste, per hakmarrje, per xhelozi a ku ta di une. Me fal, por çfare lloj shtypi eshte ky ? Prandaj mendoj se aq sa eshte VITALE per Shqiperine te kete nje media te lire, aq po eshte e RREZIKSHME per te te lejoje shpifjen dhe manipulimin e opinionit publik qofte kur i ben fresk qeverise pa e merituar, qofte kur e kritikon ate pa te drejte. PRA STANDARTE DEMOKRATIKE PER NJE SHYP TE LIRE PO, SHPIFJE JO !
    Ne fund po te drejtohem me nje pyetje : a mendon se nje shtyp i lire por pa shpifje eshte i mundur ne Shqiperi ?

  12. mano mano says:

    Po ik o Andi se je bere edhe ti nje cope Legen si shume te tjere. Ham – ham per nje gje, ham – ham per nje gje tjeter. Si nuk po ju peloqen asgje pervec vetes tuaj. Mediat online kane vleren e tyre aq sa kane edhe antivlerat e tyre qofte ne drejtim te disinformimit, qofte ne aspektin e fyerjeve e kercenimeve. Eshte shnderruar informacioni ne nje mish-mash qe s’e merr vesh i pari te dytin.

  13. Vladimir says:

    Merren me Bushatin, me gjyshin, me Parisin, … Ka nje problem dhe ja vlen te humbitet kohe per te dhene nje opinion. Mediat online jane te reja relativisht, kane sjelle nje revolucion te mirefillte ne shtypin e perditshem, na jane bere te pazevendesueshme. Si mund te permiresohen? Per mua eshte krejt normale qe ky lloje shtypi duhet lene i lire si deri tani te trajtoje probleme e te pasqyroje opinione te lexuesve, çka ja rrit shume vleren informacionit.
    Problemi eshte se shpesh ndodh te ulet niveli ne sharje te uleta e pa asnje lloj etike. Personalisht do ta çmoja pune e redaktorit qe do te synonte “te mban pak lart steken” e komentuesve, pa cenuar kurre qortimet per cilindo e nga cilido. Ndodh shpesh te mos mund ti lexoj komentet sepse te dalin perpara komente vulgare, veçanerisht ne drejtim te femrave. Komente qe te bejne te ndjehesh keq si prind, si vella, si bashkshort…
    Bushatit urime per shkrimin. Me vjen mire qe sot denoncon hapur “Perandorine e horrave te shtypit”. Por do te me vinte edhe me mire sikur Bushati dhe shoket e tij gazetare te ngrinin zerin edhe atehere kur Sandri, Irfani, Koço e kompani me çoçol-loloçet e tyre ju hidhnin kova me fece shqiptareve permes mediave paçavure.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje