Katër gjëra si reflektim modest

16 Mars 2016, 10:47Blog TEMA

Nga Erjon Braçe

 

Katër gjëra si reflektim modest ndaj asaj qe po lexoj;

E para, dje ne mbledhjen e grupit, as eshte kerkuar llogari, as eshte ngritur akuze, as eshte folur per tradhti.

Kolegu Kokedhima ka kerkuar te sqarohet se, perse eshte njoftuar me vonese-sipas tij, mbi angazhimin e seances plenare ne nje vendimmarrje per cuarjen ne Gjykaten Kushtetuese te ceshtjes se papajtueshmerise se pretenduar te mandatit te tij; vetem kaq!!

I eshte spjeguar me qetesi se;

Keshilli per Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, ka shqyrtuar ceshtjen pas vendimit te Gjykates Kushtetuese te marte, ka nxjerre raportin e tij dhe, prej atij momenti, sipas rregullores, hyn automatikisht ne rendin e dites se punes se Kuvendit ne seancen me te pare, pra te enjte.

Ne mengjes eshte bere mbledhja e Konferences se Kryetareve, eshte formalizuar hyrja ne rendin e dites; deputeti eshte vene ne dijeni, eshte mbledhur edhe grupi parlamentar ne prezence te deputetit, eshte percaktuar votimi i kushtezuar nga urdherimi i Gjykates Kushtetuese.

Ku eshte tradhetia e pretenduar dje dhe sot ne media??!!

C’eshte kjo editori qe shquan tradhetine kur vendimi merret nga nje Gjykate, pastaj ne prezence e sy te deputetit dhe, kur deputeti vete as qe e shqipton ne mbledhje?!!

E dyta, ka disa jave qe eshte kthyer ne frustruese jeta ne grupin parlamentar te PS, natyrisht prej provokimit permanent, kurtheve banale, “ushtrimeve” te dhunshme qe nuk kane asnje lidhje me mendjen por me nervat e gjithsecilit, fyerjeve, kercenimeve sporadike personale, imponimit te axhendave te ngushta teresisht individuale.

Thene kete, e cmoj teresisht si nje nga sa me siper, deklarimin e sotem se “ka shume deputete qe na mbeshtesin, por nuk flasin sepse rrezikojne, qendrimi yne ka kosto”.

Dikush sot me tha se kjo eshte e perseritur, nje tjeter me tha beje ajer.

Jo! Dua ti them dy fjale;

Ne 24 vite te militimit tim ne Partine Socialiste, kurre nuk e kam ndjerre veten te rrezikuar dhe, modestisht pranoj se kam menduar, folur e perballur shume me teper se kolegu “i rrezikuar”!!

Une nuk shquaj rrezik individual per kend;

Une shquaj rrezik kolektiv, per te gjithe grupin, pa perjashtuar kend, prej punes se munguar, mungeses ne territor, mungeses se komunikimit me anetarin e partise, mungeses ne takimet me komunitetin, ikjes nga beteja politike per reformat, shmangies nga pergjegjesia e kontrollit mbi qeverisjen, arratisja ne axhenda personale- te ndryshme nga ajo qe eshte e perbashket ne sherbim te atyre qe na kane votuar.

Ky eshte rrezik dhe nga ky rrezik nuk ka imunitet kush!! Vleresohet me vote!!

E treta, jam i neveritur nga rikthimi i debatit si batute; nisi ne Asamble, ne nje tjeter seri provokimi dhe vijoi dhe dje ne formen me trend- “mamaja ime gatuan me mire se maja jote; ke zgjedh ti?”

E refuzoj dhe kete!! Nuk u bera pjese ne Asamble dhe as do te behem pjese e banalitetit qe serviret perdite si politike moderne prej ketij “debati”.

Por nje gje po e shtoj;

Nga ajo qe po lexoj, eshte hera e pare qe une has kete fjalor fyes, percmues, lincues ndaj kolegeve te mi; e pashembullt-idiot e injorant, adresuar kolegeve te te njejtit grup kurre nuk e kam hasur ne kaq vite.

Natyrisht qe debati-batute, teresisht siperfaqesor e pa thelb, keshtu vijon.

Sot, duke lexuar, pashe dhe togfjaleshin “specie ne zhdukje”;

Une e kam te njohur- eshte hera e pare qe e them kete, perdorej per mua 4-5 vite te shkuara kur flisja per tatimin progresiv per te ardhurat, privatizimet dhe koncesionet ne ekonomi, arsimin dhe shendetesine si sherbim publik, punesimin si e drejte themelore e njeriut, konfliktin e interesit dhe rregjimin partiak per ta adresuar, klientelen politike konsensuale qe kishte kapur e kufizuar tregjet. Atehere une isha “antikapitalist” dhe “specie ne zhdukje”!!

Mu rikujtua sot duke lexuar dhe kujtoj se une nuk kam ndryshuar, te tjeret po ndryshojne per taktike personale, por serish “specie ne zhdukje” me vjen rotull!!

E katerta, dje ishte 15 mars, dita kur triumfi i politikes kriminale, lakmise si filozofi e nje projekti ekonomik familjar qe u njehsua me Shqiperine, djallezisht dhe me perfitim maramendes, vrau 26 shqiptare te zakonshem, ne nevoje, ne Gerdec.

Une nuk kam spjegim per heshtjen dje, vecanerisht te atyre qe apelojne per dekriminalizimin e politikes ne nivelin e larte, ne nje rast qe mbetet ekzemplar per te deshmuar krimin ne politike.

Ne nje rast qe uleret me shume se cilido tjeter, per nevojen e reformes se drejtesise, ne nje rast qe sherben edhe nje here me shume per te treguar se pushteti politik, legjislativ, egzekutiv vlejne per kete reforme qe duhet te riktheje fort e pa kthim parimin kushtetues:

Te gjithe te barabarte para ligjit!!

Te flasesh per pushtet, per largim ne opozite, ne nje dite si kjo dhe, me barren e rende te drejtesise qe mungon per krimet e politikes mbi kurrizin e perbashket, eshte tallje, po po tallje!!

5 komente në “Katër gjëra si reflektim modest”

  1. Albi_I says:

    Ja ta shpjegoj une shume kollaj. Ai qe ndertoi fabriken e Gerdecit, ka marre leje ndertimi sot nga kryeministri dhe kryetari i ri i Bashkise dhe po ashtu po planifikon ndertime ne bulevard pasi shteti te perfundoje rrembimin e prones ndaj disa qytetareve te pambrojtur.

    Ky eshte sistemi yne politik. E kete Brace miu nuk e ka thene dot kurre ne grupin parlamentar.

    1. Hysni Dajaku says:

      Mjafton te fjalia ku thuhet” Ne 24 vite te militimit tim ne PS”per te marr vesh se cfare niveli intelektual ke ???
      “Militant”quhen njerzit qe ndjekin ne menyre te verber dike ??si mund te ndihesh I rrezikuar ti??Ti ke qene militant.Militanti nuk rrezikohet.Militanti eshte vet I rrezikshem,Ai mund te hedhi vehten ne ere me urdher te “Kryetarit”.
      Nje “intelektual”si puna jote qe paska “milituar”per 24 vite ne PS epohuar nga goja jote tregon per ata qe kan dy pare mend se qenke nen nivelin zyrtar “te varferise intelektuale”.
      Ndaj dhe sot, ti je I vetmi mbas Taulant Balles qe “llap”lart e poshte duke treguar se je nje “militant”idevotshem

  2. Tani says:

    Ik ore legen muti! C’na perrallis per shtet e per ligj? Ti as qe e ke idene se c’do te thote shtet – sepse po ta kishe idene e shtetit duhej ta dije qe ne krye te heres se shteti nuk behet as me hajduter e mafjoze te tipit Ilir Meta, as me psikopate te tipit Edi Rama, as me kripto-komuniste te tipit Koço Kokedhima e as me nje tufe pervesish, servile e bythelepires te majte e te djathte qe po shkaterrojne kete vend qe prej 1990 e deri ne sot. Te te vij turp qe krekosesh e krenosh me faktin se je parlamentar « qe prej 24 viteve »! Qenia jote parlamentar-leshi tregon se edhe ti more zoteri nuk je gje tjeter veçse nje anetar i rendom i bandes famkeqe qe e shkaterroi perfundimisht Shqiperine! Partia jote ka qeverisur vendit po aq kohe edhe sa qeveria e kriminelit viçidolas! Po ashtu, ti dhe partia jote jeni ne pushtet qe prej tre vitesh dhe i vetmi justifikim qe gjeni per gjendjen e agonise ne te cile e keni çuar vendin eshte thjeshte « fajin e ka Sala »! Ju jeni akoma me te poshter se edhe Sala – me te gjitha krimet dhe poshtersirat qe beri, te pakten ai nuk i futi ne burg njerezit e theshte qe shisnin ne trotuar. Keshu Braçe, si deputet dhe si kryetar i komisionit te ekonomise, edhe ti je pjese e klases me te poshter politike qe ka egzistuar ndonjehere ne historine e dhjere te ketij vendi! Si i tille nuk eshte e mjaftueshme qe thjeshte te flasesh si zagar kunder kundershtarve politik! Jo zoteri, si politikan qe je ose duhej te veproje kunder shkaterruesve ose nqs nuk kishe bythe per te ndryshuar gje te largohej me bisht nder shale (ashtu sic jane larguar pjesa me e mire e elitave te vendit gjate ketyre 25 viteve te fundit). Pusho tani se boll na e çave trapin duke bere gam-gam si kala i keq, thjeshte per interesin tend personal!!

  3. korcari usa says:

    Ti Brace te detyron te perdoresh edhe ndonje epitet qe ske ndermend sepse sapo degjon ,lexon dicka ka thene Blushi brenda minutit sulesh e kundershton,shan,leh.Eshte kjo nje detyre apo ne cift me Ballen freskoni kryetarin. Te flasesh pa menduar shkon per lesh dhe i jep te drejten kujtdo te te quaje idiot,injorant ,servil,frikacak .Ti dhe ciftusi Balla me shume nga te gjithe ne dhjetra shkrime analizuat,gjykuat,mbrojtet ato qe tha Rama per zgjedhjen e kryetarit por cfar ndodhi ?Nga shkodra kryetari yt dhe i Balles ju beri shuren duke pranuar si te drejte konkurimin me vote te fshehte.E meriton tani te te quajne konke e kryetarit,idiot,injorant,servil,frikacak.Cte mbeti ty e Balles tani .Do te tregoheni burra…jepni doreheqje.

  4. goni says:

    o kone, ti te shet mend per te gjitha problemet, nga ekonomia, arsimi, pullezimi e deri tek politika e jashtme. E thua me krenari qe je deputet prej 24 vjetesh, a thua se je pjese e historise me te ndritur te vendit. Thua se nuk ndjehesh i kercenuar ne parti, po harron te permendesh se kur ke atakuar lidershipin e partise apo ke shfaqur ambicie karriere te cilat nuk kane qene unison me liderin. Ty inati te mbajti nga Berati ne Diviake, hengre nje koker veze dhe u ngope si kone. Byt…lepiresi nuk ndjehet kurre i kercenuar Brace.
    ps. edge nje gje, nese Fullani fiton gjyqin administrativ per pagen deri ne fund te mandatit te nderprerre, fuhet tia paguash ti nga xhepi, dhe jo banka, se ti morre rolin e sanco pancos. perndryshe jep doreheqjen per demin qe do i shkaktosh shtetit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje