Pse Partisë Socialiste i interesojnë zgjedhjet e parakohshme?

15 Mars 2016, 10:07Blog TEMA

Nga Artan Fuga

 

Deputeti Pandeli Majko ka të drejtë kur flet për zgjedhje të parakohshme.

Mendoj se e ka seriozisht.

Partisë socialiste i intereson ta ndërpresi mandatin e saj në pushtet tani në mënyrë që këtë periudhë të shkurtër që ka mbetur deri në zgjedhjet e vitit 2017, ta eliminojë.

Duke i bërë zgjedhjet tani eviton që elektorati të brehet edhe më tej që sidomos gjatë vitit të fundit të mandatit ikën si minjtë nga Titaniku atë natë, ka prirje të iki në drejtime të paditura.

Me zgjedhje të parakohshme e gjen opozitën e papërgatitur, partitë e tjera të trullosura, dhe kështu kap një mandat të ri.

Aq më shumë qërohen hesapet edhe me gardën e vjetër socialiste që kryesia ka nëpër këmbë. Si edhe hiqen ata deputetë që kanë krime në cv.

Ndryshohet edhe një pjesë e qeverisë pa çak e pa bam. Pjese që duket se e ka lënë fare muhabetin për të administruar punët e shtetit.

Eshtë pa ide e pa busull.

Kështu shkurtohet një mandat për të marrë tjetrin.

Nuk jepet llogari për premtimet elektorale sepse gjendet preteksti për të thënë : Ja nuk na lanë ta mbarojmë mandatin!

Reforma në drejtësi është pretekst për zgjedhjet, dhe jo zgjedhjet alibi e presion për reformën në drejtësi.

Ehuu, sa ka zanati…!

Nuk e ka keq llogarinë deputeti Pandeli Majko.

11 komente në “Pse Partisë Socialiste i interesojnë zgjedhjet e parakohshme?”

  1. kuq e zi says:

    i leverdis per zgjedhje se ska bythe te votoje reformen gje qe e ben ps-ne njelloj si partite e tjera
    nqs reforma kalon me keta parlamentare zgjedhjet e tjera kush do kandidoje ?!?! ASNJE!!!!

    1. loli says:

      o kuq e zi, reforma qe te votohet do 94 vota. nuk i ka asnjeri 94 vota
      reforma nuk prek asnjegje eshte sa per sy e faqe se prap ne shqiptaret do e zbatojme. ke dhe sot ligje per te futur gjyqtar e deputet ne burg por nuk i zbaton njeri

  2. Lana says:

    E hu sa ka zanati , thuhet, por ti artikullshkrues nuk ja ke haberin fare nga ky zanat. Me kete artikull ja ke futur kot, po fare ama. Partia socialiste nuk ka asnje aresye pse kerkon alibi, sepse ka ardhur me misionin te bej shtet dhe nuk di pse ti nuk do ta shohesh kete pune te bere gjer tani. Por krahas reformave te medha qe duhet , eshte kjo reforme e drejtesise, qe po shtyhet e shtyhet sepse zullumxhinjte nuk e duan, ose duan nje pseudo reforme sa per te hedhur hi syve. Prandaj partia socialiste me te drejte kerkon: ose te behet kjo reforme , ose te shkohet ne zgjedhje te parakoheshme.

  3. korçari says:

    Z.Fuga ose “PROF” llogjika juaj eshte e barabarte me nje “Student”i cili ka marre diplomen pa ndjekur universitetin,sipas jush dikush qe ka nje profesion profesor duhet qe te jape doreheqjen dhe me pas te fitoj perseri postin e lene vete per te thene se ju jeni me i afte si prof dhe se dyti ne dijenine tuaj cila qeveri e cila ka numrin e duhur neparlament pra eshte ne mazhorance shkon ne zgjedhje te parakohshme (perjashto rrethana te jashtzakonshme ku pshm reforma ne drejtesi jetike per Shqiperine do te bllokohet apo sabotohet nga Berrisha&Like Floriri )atehere mund te kerkohen te tjera aleanca per te çuar perpara reformat dhe se fundmi prof pranvera po vjen dhe ndoshta duhen ndruar syzet per te dalluar ngjyrat e bukura dhe jo vetem ate te zeze

  4. spartaku says:

    Sa per dijeni,PS-te ka bythe ta beje reformen ne drejtesi.Bythe s’ka pd-ke,qe po del çdo dite me lloje e lloje pretendimesh te kota per te penguar reformen ne drejtesi.Arsyeja dihet.Njerzit e pd-ke Saliu Luli,etj,jane te zhytur ne krime makabre,qe reforma munde ti ndeshkoi rende.Por pseudoprofesori ARTAN FUGA,ja fute kote,me falni, si kau peles.Ps-te po e thote qarte,PO NUK U BE REFORMA NE REJTESI,DO TE KALOJME NE ZGJEDHJE TE PARAKOHESHME.Kjo eshte arsyja,dhe jo ato insinuata te Fuges.

  5. sherifi says:

    Ketu ne kte rast nuk ke te drejte Profesor, nese kjo shumice parlamentare bie,ky vend nuk ka per tu bere me kurre.
    Eshte e vetmja shprese ne keto vite te tranzicionit qe mund ti’a dali mbane,pamvaresisht veshtiresive te qellimeshme qe krijon opozita e sotme qe vetem shtet nuk do.

  6. duno says:

    Po lexoja rjedhen e perroit psiqik te komentusit Lana qe ngjante cuditetisht me permbajtjen fekale te lumit Lana qe pershkon Tiranen . Lana eshte krenaria e Edvinit , dhe misherimi i puneve te tij qe kuterbojne ere MUT . Komentusi thote se PS ka ardhur ne pushtet me misionin per te bere shtet , por cfar shtete se ? Shtet kishte edhe Enver hoxha por ai shtet ja nxiu jeten ketj populli , e kur ky shtet dha shpirt , shqiptaret rezultuan njerzit me temjere te kontinentit e me gjere. Te njejten gje po ben edhe ky birbua Edvin ku ne emer te berjes se shtetit po mbush burgjet me fakira , e po mbjell papunesi , varferi , mjerim e krim , duke pasuruar vetem nje grusht njerezish rreth tij e duke i detyruar shqiptaret te marin arratine , njesoj si ne vitet 90 kur perendoi shteti i baballareve te tyre .

  7. passionanti says:

    O Artan Fuga! Sa here ti do shkruash idiotesira ashtu si je dhe vete, aq here do marresh pergjigjen qe meriton. Kanibal si ti ka plot aty, bile birbilojne me bythe e me goje me keq se ti, po ti je dhe profesor komunikimi mor tu mbyllte se te eshte mbyllur mendja pa goja p…

  8. Loni says:

    Projekt reforma e re ne drejtesi ofron mekanizem qe ne rast se gjykaci eshte i korruptuar, hiqet, rekomandojne miqte tone American (ambasadori Lu), ndersa deri tani eshte e kapur nga KLD (keshilli i larte i drejtesise) e komanduar nga Bujar Berisha(presidenti), keshtu qe reforma ne drejtesi eshte jetike per Shqiperine sepse eshte e sekuestruar, forza Shqiperia edhe pak se jemi ne rruge te mbare, jemi kandidat per ne BE, pa drejtesi nuk funksion azgje

  9. Treviso says:

    Thenja e zotit Majko per te shkuar ne zgjedhje te parakohshme eshte nje thenje e menduar mire dhe e perkrah mendimin e tije. Banjo nuk lahet vetem e uje, por do dhe dedergjent per te disifektuar mikrobet. Ne rasitin tone banjo eshte parlamenti dhe dedergjenti eshte populli.

  10. ble-ta says:

    u hodhen kaviet e rilindjes ne sulm komentuesi @duno ka shume te drejte kur thote se ky shtet po mbjell varferi , papunesi mjerim dhe krim, njesoj si ata qe iken.Palloshi nuk eshte gje tjeter vetem nje pinok qe fijet ja leviz mafia. Perendimoret mbeshtesin te koruptuarit se ne mungese shteti ata shijne si te duan. Atyre u intereson nje shqiperi rrumpallhane se ketu pastrohen parate e qelbura, ketu vidhet dhe grabitet nafta pa paguar asgje, ketu jane dhene me koncension te gjithe minierat,ujrat, dhe pasurite kombetare. Nje i çmendur iken dhe nje vjen dhe popullit pika qe nuk i bie ne maje te kokes qe rri dhe ben sehir.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje