Marrëveshja e BE-së me Turqinë për refugjatët vjen me çmim të lartë

13 Mars 2016, 18:44Blog TEMA

Nga Victor Kotsev

Tentativa e marrëveshjes mes BE-së dhe Turqisë për të ndaluar migrimin, e njoftuar të hënën – dhe e përshëndetur nga zyrtarët e BE-së – ka zemëruar aktivistët e të drejtave të njeriut ndërsa analistët paralajmërojmë se një Perëndim i dëshpëruar do të jetë një forcë gjithnjë e më e varur nga Turqia.

Sipas propozimit të dorëzuar nga kryeministri i Turqisë Ahmed Davutoglu në Bruksel, Turqia do të marrë pas shumicën e refugjatëve që tashmë kanë mbërritur në ishujt e Greqisë, përfshirë të gjithë irakenët dhe afganët si dhe gjysmën e sirianëve. Gjysma tjetër do të strehohet në BE.

Në shkëmbim, qeveria e Turqisë kërkoi 6 miliardë euro ndihma, dy herë më shumë se sa shuma e diskutuar më herët në nëntor 2015, si dhe liberalizim të vizave për turqit që udhëtojnë në Europë që nga 1 qershori. Turqisë i është premtuar gjithashtu përshpejtim i bisedimeve për anëtarësim në BE.

“Ditët e migrimit të parregullt në Bashkimin Europian kanë mbaruar,” deklaroi Donald Tusk, President i Këshillit të Europës, pas samitit, dukshëm i lumtur.

Por me mbi 14 mijë refugjatë të bllokuar në kufi mes Greqisë dhe Maqedonisë dhe mbi 100 mijë të tjerë që pritet të mbërrijnë në Greqi në javët e ardhëshme – përveç 1 milionë të tjerëve që kanë hyrë në BE vitin e kaluar, – analistët mendojnë se Europa po bëhet e dëshpëruar.

“Ky është një kapitullim europian përballë Turqisë,” deklaroi Vesselin Avraamov, një analist në Bullgarinë fqinje, vendi që përbën kufirin jugor të BE-së me Turqinë si dhe që gjendet në një rrugë kyçe që refugjatët ndjekin për të hyrë në Europë.

Mendimi i tij qe i njëjtë me atë të aleatëve të kancelares gjermane Angela Merkel nga Bashkimi Social Kristian, SCU, në Bavari. Gazeta gjermane Passauer Neue Presse citoi zyrtarë të CSU që shprehnin kundërshti ndaj idesë së anëtarësimit të Turqisë në BE dhe që qenë të zemëruar me kërkesat e Ankarasë, të cilat i cilësuan si një tregti në “Pazar”.

Procesverbalet e takimeve të mëparshme mes zyrtarëve të Europës dhe presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdogan në nëntorin e kaluar, procesverbale që rrodhën në media, treguan se presidenti turk po përpiqet të shfrytëzojë telashet e BE-së për të marrë më shumë para.

“Pra, si do të trajtosh problemin e refugjatëve nëse nuk arrin një marëveshje? Do t’i vrasësh?” raportohet se ka pyetur Erdogan zyrtarët e BE-së, sipas procesverbaleve.

Edhe pse marrëveshja me Turqinë është në pritje të ratifikimeve, pyetjet janë ngritur mbi ligjshmërinë e saj. Drejtori për Europën i agjencisë së OKB-së për refugjatët, UNHCR, thotë se “kthimi pa pyetje i të huajve në një vend të tretë,” është i papërputhshëm me ligjin Europian dhe Ndërkombëtar.

Organizata të tjera të të drejtave të njeriut janë gjithashtu të zemëruara. Amnesty International e cilësoi projekt-marrëveshjen “një dënim me vdekje të të drejtës për të kërkuar azil” ndërsa Mjekët pa Kufi e cilësuan politikën e BE-së “cinike” në një deklaratë që tha: “Udhëheqësit e Europës kanë humbur tërësisht kontaktin me realitetin.”

Ekspertët mendojnë se presidenti i Rusisë Vladimir Putin mundet gjithashtu të jetë autokrati i rradhës që mund të nxjerrë një Pazar të mirë për veten me Europën kur Bashkimi Europian të rishikojë paketën e sanksioneve kundër Rusisë, e cila do të skadojë në qershor.

“Rusët e kuptojnë gjithashtu se kriza e refugjatëve mund të shkatërrojë BE-në”, komentoi Ege Seckin, nga kompania e analistëve HIS me bazë në Londër.

“Ata mund të përfitojnë për shkak se ajo [kriza] do të minojë regjimin e sanksioneve që po dëmton ekonominë e Rusisë,” tha ai. “Parashikohet se nga viti 2016, ajo [Rusia] do të falimentojë; llogaritë e Putinit duhet të jenë të tilla që BE-ja të rrëzohet para se Rusia të falimentojë,” shtoi ai.

Ndërhyrja e Rusisë në Siri, e cila e vendosi atë ushtarakisht përballë Turqisë, i ka dhënë Kremlinit mekanizma shtesë për presion ndaj BE-së duke e pozicionuar veten si partner i domosdoshëm në përpjekjet për t’i dhënë fund luftës së Sirisë.

Kur Turqia rrëzoi një avion ushtarak rus në kufirin e vet me Sirinë në nëntor, pas dhunimit të pretenduar të hapësirës ajrore, Rusia kërcënoi sanksione dhe më shumë.

Sipas një raporti të 19 shkurtit të revistës gjermane Der Spiegel, zyrtarë të lartë të NATO-s kanë frikë se Rusia mund të provokojë Turqinë të sulmojë forcat e saj në Siri dhe të krijojë një luftë të nxehtë që mund ta ndalë aleancën e Perëndimit, e cila sakaq është treguar e nervozuar me Turqinë.

“Putini është përpjekur prej muash ta kthejë Turqinë në një lidhje të dobët në aleancën NATO; tashmë edhe BE-ja është e rrezikuar nga ky drejtim,” tha Avraamov. “Mjafton që Rusia të armatosë kurdët. Pas kësaj do të ketë kaos total në Turqi dhe një dallgë të re refugjatësh në Europë.”

Turqia, të cilën Seckin e përshkroi si një vend “gjithnjë e më i paparashikueshëm,” ka qenë duke luftuar një kryengritje kurde të rigjallëruar në juglindjen e vet gjatë muajve të fundit ndërsa si Rusia ashtu edhe SHBA-të po joshin kurdët e Sirisë të bëhen aleatë me ta kundër Shtetit Islamik dhe ekstremistëve të tjerë.

Në një lojë që shkon në zemër të pozicionit të debatueshëm Turk në brendësi të aleancës së Perëndimit, shumë analistë besojnë se qeveria islamiste turke ka qenë duke ndihmuar pikërisht këta ekstremistë me shpresë se do të zgjerojë ndikimin e vet jashtë vendit dhe brenda vendit.

Retorika luftënxitëse e Erdogan ka luajtur një rol kyç në përpjekjen e tij për të fituar mbështetje për një referendum kushtetues që mund t’i japë atij fuqi të zgjeruara. Ndërkohë, policia turke ka shtypur median kritike dhe intelektualët kritikë vetëm pak ditë para samitit të Brukselit.

Policia turke pushtoi me forcë zyrat e gazetës më popullore në vend, Zaman, ndërsa një gjykatë në Stamboll emëroi drejtues të rinj ekzekutivë, të cilët e kthyen politikën e saj 180 gradë për ta bërë pro-qeverisë.

“Lëvizja e sotme nga gjykata i hap rrugën një shtypjeje efektive të asaj që mbetet nga gazetaria kritike në Turqi,” deklaroi  Joel Simon, drejtori ekzekutiv i Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve, në një deklaratë më 4 mars.

Ndërkohë qindra akademikë turq përballen me përndjekje për nënshkrimin e një peticioni që dënonte rrethimin nga qeveria të qyteteve kurde në zonat e rebeluara. Shumë turq të zakonshëm janë akuzuar për vepra penale të tilla si fyerje e presidentit në Facebook dhe Twitter.

“Bota ka qëndruar tepër në heshtje në lidhje me atë që po ndodh në Turqi dhe është trishtuese se ajo po tregohet gjithashtu dritëshkurtër,” deklaroi udhëheqësi i partisë prokurde në parlamentin e Turqisë, Selahattin Demirtas, i cili rrezikon aktualisht të burgoset për “mbështetjen e terrorizmit.”

“Nëse një luftë në Turqi vijon në këtë mënyrë, së shpejti ka gjasa do të kemi refugjatë nga Turqia,” shtoi ai.

7 komente në “Marrëveshja e BE-së me Turqinë për refugjatët vjen me çmim të lartë”

  1. Berlin says:

    Viti 2017 do te jete viti i suprizave per europen nga politika e Merkelines

  2. vaso says:

    JO TURQISE ME VENDOSMERI DHE ME CDO CMIM.

  3. tfgs1 says:

    hahahaha,refugjate nga turqia drejte birazereve sunite ne Alvania…………..do te veje muti ne gju,100% muslims!

    1. Centauri.al says:

      Foli dhe suma e Janulles.

  4. xxx says:

    O Vasoviq/ A e dish kush eshte Turqija,se pari duhet ta njofish nji shtet pastaj te postojsh diq.

  5. albani says:

    Evropa,nje kontinent bordello,ku secila prostitute e kesaj bordelloje kerkon te perfitoje sa me shume pa i levizur shalet fare.
    Perse u rrezikonka Evropa nga gjysma e refugjateve dhe nuk u rrezikoka Turqia nga gjysma tjeter?
    Turqia nuk kerkon gje tjeter pervec asaj me llogjikes dhe normales,gjera te cilat Evropa prostitute duhej qe vete tua kishte ofruar Turqise.
    Refugjatet nuk jane prone e Turqise,por Turqia nuk po ngren gardhe me tela perballe tyre ne kufirin Sirian.
    Turqia po tregon se sa humanizem kane qeveria dhe populli Turk me shume se sa qeverite dhe popujt Evropiane.
    NE FUND TE FUNDIT CFARE PO KERKON TURQIA NGA EVROPA?
    CFARE NUK ESHTE LLOGJIKE?
    1-TURQIA KA NE TERRITORIN E SAJ 4-5 MILIONE REFUGJATE LUFTE DHE 1 MILIONE EMIGRANTE EKONOMIKE AVGANISTANEZE DHE PAKISTANEZE.
    TURQIA PO KERKON SOLIDARITETIN DHE NDIHMEN “”HUNANITARE””TE EVROPES QE TI INTEGROJE KETA NE SHOQERINE TURKE,TE HAPE SPITALE,SHKOLLA ,TE USHQEJE,MJEKOJE DHE VESHE TE MJERET.
    eVROPA NUK DUHET TE SOLIDARIZOHET ME LLOQE,POR ME VEPRA
    TURQIA PER RIMARRJEN MBRAPSHT TE REFUGJATEVE DHE PER KETO QE PERMENDA PO KERKON 6 MILIARDE EURO QE PROSTITUTA ME EMRIN EVROPE NUK DO QE TI JAPE,JO SE JANE SHUME,POR SE LLOGJIKA E SAJ KA SHTERUAR.
    TURKU PO KERKON 6 MILIARDE EURO PER 6 MILIONE REFUGJATE,KUR EVROPA I JEP GREQISE 300(shume pak dhe keto)MILIONE PER 40 MIJE TE TILLE,KUR EVROPA I SHKURTOI BORXHIN GREK ME 80 MILIARDE EURO NE 2012,KUR PROSTITUTA EVROPE VETEM PER TE HEQUR ”LESHIN E KEMBEVE DHE TE SQETULLAVE” SHPENZON DHJETERA MILIARDE NE VIT.
    PRA TURQIA PO KERKON MINIMALEN.
    2-TURQIA PO KERKON LIBERALIZIMIN E VIZAVE PER QYTETARET TURQ.
    KU ESHTE PROBLEMI KETU?
    LIBERALIZIMIN E VIZAVE ME TURQIT EVROPA DUHEJ TA KISHTE BERE TE PAKTEN PERPARA 25 VJETESH,KUR E BENE PER TE GJITHE SHTETET E TJERA PERSE U DASHKAN LENE VETEM TURQIT JASHTE.
    3-TURQIA ME TE DREJTE KERKON HAPJEN E KAPITUJVE PER INTEGRIMN EVROPIAN TE SAJ.
    PERSE EVROPA TALLET KETU E 50 VJET ME TURQINE,KUR TURQIA E KAPERCEN NJE PENGESE NE RRUGEN E SAJ DREJT BORDELLOS EVROPIANE PROSTITUTAT I KRIJOJNE 3 TE TJERA.
    PERSE PROSTITUTAT E PARAGJYKOJNE DHE E KANE FRIKE TURQINE,PROBLEMI ESHTE I TYRE.
    PERSE GJOJA NJE BYTHE QIPROJE,POR QE NE FAKT ESHTE GJERMANIA DHE SIDOMOS FRANCA MBAJNE PENG KAPITUJT E INTEGRIMIT ME TURQINE.
    PERSE TURQIA E KA FAJIN QE GREKET DHE GREKO-QIPRIOTET RREZUAN PRESIDENTIN KONSESUAL GREKO-TURKO-QIPRIOT MAKARIO,QE ISHTE GARANTUES I KUSHTETUTES QIPRIOTE,BENE GRUSHT SHTETI DHE KRIJUAN TERRENIN PER NDRYSHIME KUSHTETUESE PER MBAJTJE REFERENDUMI PER BASHKIMIN E QIPROS ME GREQINE,KU VETE GREQIA KISHTE VENE FIRMEN BASHKE ME TURQINE DHE ANGLINE SI GARANTUESE TE KUSHTETUTES QE E PERCAKTONTE QIPRON SI SHTET NEUTRAL NDAJ TURQISE DHE GREQISE DHE KU TURKO-QIPRIOTET ISHIN SHTETFORMUES DHE JO PAKICE OSE INEGZISTENTE SIC I DONIN FASHISTET GREKE QE PERMBYSEN MAKARION GJITHE QIPRIOT.
    NOTAT E PROTESTES SE TURQISE DHE PERPJEKJET E SAJ PER TE BERE PROSTITUTEN EVROPE TE SHIKONTE ATO QE PO PREGATITESHIN NE QIPRO ISHIN KOLOSALE,DERI SA ME NE FUND KUR E PA KAOSIN E BORDELLOS DHE RREZIKUN QE U KANOSEJ TURKO-QIPRIOTEVE NGA FLOTAT E MASKUARA GREKE DHE DOMINANCA NUMERIKE GREKO-QIPRIOTE(referendumi) NDAJ ASAJ TURKE VENDOSI QE TE ZBATOJE TE DREJTEN E SAJ SI FUQI GARANTUESE PER EGZISTENCEN E SHTETIT QIPRIOT,VENDOSI TE MBROJE POPULLIN E SAJ NDAJ FAZHIZMIT DIKTATORIAL GREK QE SYNONTE BASHKIMIN TERESOR TERRITORIAL QIPRIOT ME GREQINE.
    TURQIA PAS PROTESTAVE DISA VJECARE NDAJ GREQISE ANGLISE DHE FUQIVE EVROPIANE QE NE QIPRO TE KTHEHEJ PRESIDENTI I SAJ I LIGJSHEM QE ISHTE GARANTUES I KUSHTETUTES E CILA NGA ANA E SAJ ISHTE BURIM I PAQES DHE BASHKEJETESES GREKO-TURKO-QIPRIOTE,DHE PAS HUMBJES SE CDO SHPRESE QE ME RRUGE DIPLLOMATIKE DHE PAQESORE DO TE GODITESHIN DHE DEMASKOHESHIN PLANET E GREQISE FASHISTE NE ATE KOHE DHE PASI GJENDJA NE TERREN,ME VRASJE DHE PLACKITJE DHE TERROR NDAJ TURKO QIPRIOTEVE ISHTE RENDUAR VENDOSI TE NDERHYJE,POR JO ME TE SHPETOJE QIPRON SI NJE TE TERE,POR TURKO-QIPRIOTET NGA TERRORI DHE ZHDUKJA.
    TURQIA DUHEJ TA KISHTE PUSHTUAR TE TERE QIPRON DHE TE KTHENTE NE PUSHTET PRESIDENTIN(prift)MAKARIO DHE KUSHTETUTEN E BASHKEEGZISTENCES TASHME TE DHUNUAR.
    ISHIN PRAPE GREKO-QIPRIOTET ATA QE I THANE MASIVISHT -JO-ME REFERENDUM PLANIT TE RIBASHKIMIT TE OKB-SE PERPARA 10 VITESH NDERKOHE QE TURKO-QIPRIOTET VOTUAN MASIVISHT PRO RIBASHKIMIT QIPRIOT.JANE QIPRIOTET GREKE DHE GREKET E GREQISE ATA QE VENDOSIN PENGESA PER INTEGRIMIN E SHTETEVE TE RAJONIT NE BASHKIMIN EVROPIAN DHE NE NATO,DUAN SHPERBLIME PER KETE.
    EVROPA ESHTE SHNDERRUAR NE NJE BORDELLO,KU ANETARET E SAJ KAPEN FLOKESH SAPO NDIEJNE EREN E ”DOLLARIT”,ATY NUK KA TURP,NDER,VLERA.
    TURQIA PO KERKON ATE QE EVROPA DUHEJ TE IA KISHTE OFRUAR ME KOHE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje